i dashuri im ka qënë gjithmonë brënda meje një rock-etar yjesh ende i palindur por unë gjithmonë e kam ditur një rock-etar i vjetër- i ri një bohem i pandreqshëm që gjithmonë më ka tradhtuar që nga linja roden hard* në miss holland me lolitën e poetet e belle epoche, kur i vidheshim censurës udhëtuar me cadillac për undergund-in e rock me fjalëkalimin new york … i bukur i dashuri im roc-ketar, unë gruaja e vjetër për dreq, në këngët e tij, ndihem si verë e kantinës në shekujt e heshtur … kur i hiqet tapa shishes thithet lëngu nën buzës, si, dhe për një burrë të fortë, që dehet e digjet kështu: si vera si mikja si poezia si peneli si muza… besnike brënda vetes, do tretem për rock-e tarin tim të bukur si tingulli brënda këtij shpirtit që nuk do të m’vjetërohet, si dikur kur udhëtonim me cadillac… e këndonim : “The Great Gig in the Sky” And I am not frightened of dying *
[thonë që për ëndërrimtarët, ka gjithmonë një botë paralele brënda tij të rrezikshme, ku netëve shpërbën realitetin] / KultPlus.com
për heshtjet e tua nuk ka nevojë kjo lodhje e kohëve të mia
tashmë ku kalon emri yt dorën më shtrëngojnë mashtrimet e këtyre dimrave të egër me mungesën që bën diellin e pritjes të vakët, ndërsa tutje horizonti përflaket nga një luftë e gjallë; që djeg dhe udhën ajrore të zogjve të pranverës
ka raste kur jo vetëm lufta dhe vdekja por dhe heshtja e pritjes, sabotojnë profilin e bukur të jetës
por dashuri’ e saj u hap gjithmonë një udhë të re shpëtimi dhe dallandysheve / KultPlus.com
buzët më marrin flakë, trupi më digjet ngadalë… heshtja jote më vështron e dehet po ngadalë në agoninë e djegjes time, me ironikën e përçmimit mbi ndjesinë e bukur në gjininë femërore
se ti je mbret’ i unit!
paskëtaj me këpuckë të artë shkel mbi atë tim’pluhur, e nis ditën në atë trafik material e organik, gjysëm të dehur nga e djeshmshja e pasmasturbimit t’atij qytetit tënd me plot tatuazhe; me gra të lënduara e burra me fizionomi të uritura… nga ca fotografi me retushe abstrakte! *
të gjitha këto në histori dekadente të përmjerra nga çdo natë e shkuar mbas marrjes së morfinës, e dozës së freskët antivirale si dozë antindjenje….
por unë e çmëndura e largët, si nga bot’ e ëndërrimit, çdo natë vijoj ti lutem altarit për puthjen… si dënim i tim mëkatit / KultPlus.com
fshesarët e mbrëmjeve kush e di sa herë i kanë hedhur pahun e natës syve bosh t’vdekjes, që vjen vërdallë të thithë ndonjë shpirt ndër ata që flenë mbi kartona dhe ëndërrojnë parajsën
këto gjëra mi pat treguar shitësi nga Zanzibari i temjanëve aromatikë dhe elefantëve të bardhë bëre prej kocke, që nga koh’ e kolonizatorëve të vjetër….ai i sheh dhe shpirtrat dhe vdekjen, i ka parë në sy që fëmijë kur lufta ia jepte falas….
kur bleva diçka për herë të parë, pyetur nga kisha ardhur, më thotë: ne të dy kemi gjëra të përbashkëta….
imagjinatën e lirisë brënda barkut të një atdheu të ngrënë, shushurimën e ujit t’ëmbël, mallin e uritur për aromën e bukës, nga duart e nënës…
sonte mbi rrugë ka një shkëlqim ngrice dhe një klithmë urgjence, që ha dhe muzikën e bluzit dhe fshesarët e qytetit, vetëm malli ndrin mbi të, me ca sy të bukur mahnitës si të shitësit sikur të kishte parë; parajsën e nënën… / KultPlus.com
I penduar, e për të qënë i mirë, s’ke përse të tërhiqesh në gjunjë, për njëqind milje në shkretëtirë.
Thjesht, duhet ta lejosh atë kafshë të butë, trupin tënd, atë që do, të dojë.
Më trego për dëshpërimin tënd ,unë do të t’tregoj timin. Ndërkohë bota vijon përpa’ritmin. Ndërkohë dielli, dhe piklat e shiut si guralecë të shkëlqyshëm diamanti, përshkojnë peizazhet, rënë si xixa e mbi hangarët.
Mbi pemët me rrënjët thellë tokës thithur gjiret, mbi malet e heshtur, ndjekur dhe lumenjtë në rrjedhën e harbuar-ë
Ndërkohë, në lartësi në atë blunë e lëmuar-ë qiellit pasqyrohet sërishmi, rikthimi në shtëpi, i t’egrave patave.
Ti, kushdo që të jesh, sado i vetmuar të jesh, bota i përqaset gjithnjë imagjinatës tënde, dërguar thirrjen e saj, si të patave t’egra, të ashpër e njëkohësisht dhemshurisht-e : shpallur pa ndërprerje, origjinën tënde, në familjen përkatëse.
këmbana të heshtura për atë botë të bukur, nudo të pistë derdhur sipër aromë epshi gjaku e dhunimi, njerëz ju lejoj të shihni me sytë tuaj, atë që nuk dëshironi të më shihni, ndoshta për shkak të ngushtimit optik së trashëguar ( përthithur helmin nga përrralla e bukur, për thesin plot lodra të ndritura, të merry christmas) … nuk dua të ndryshoj botën,thjesht tregoj atë se çfarë i shoh, poshtë fustanit … mbi Bagdat, Aleph presin fushat e minuara në Prishtinë, Srebrenica, Spaç … presin arkëmortet pa emër të paisen me kartë identiteti
në Berlin pati rënë muri i paslufte, e përsëri tela me gjemba me këpucë ezilante të vdekura, me identitete të gjakosura në ikje… tymhedhësa e kordone policore kostitucione që aprovojnë të rinj, mure… një grua shqiptare që pat denoncuar, hidhet nga ura Ponte Garibaldi, me emër çlirimtari
dhe në paqe, dhunohet në një minutë një fëmijë një grua një burrë
në monitor gëlon një liri e tepruar joshëse fjale, jashtë buzëqesh cinike një diktaturë globale … poshtë tablosë, bota kalonte qetë e magjishme mrekullisht egër, në heshtjet e saj misterioze një dritë, një hije, një siluetë që lëkundet mes pemëve skelektrike nga mungesa e ujit dhe megjithatë; aty ishte një fushë e tërë e minuar prej dashurie, që priste të shpërthente
e përsëri, në anën tjetër të trinçesë, një burrë i kthyer nga lufta ndreq parmëndën e vjetër një grua lahej ende nudo në një govatë druri, dhe imagjinonte të minonte detin, që i pati ngrënë të dashurin
një fëmijë pa sy luante me diellin, rrëshqitur në pellgun e oborrit një kalë herë hingëllinte pelën, herë ripërtypte barin nga vit’ i shkuar
por, një horizont pasqyrimi mbi një çati prej qelqi qetësonte elementët, ndjesitë, tërhequr paqen nga qielli
natyrisht e gjithë kjo, ishte dashuri tejet idilike e pakonceptueshme për “gratë e burrat”e kopshtit me lojrat virtuale të ngufatura prej lëngjesh plastike … në një cep tjetër, një botë tjetër e mbushur me dhimbje dhe gëzime të jetës kaloi në rishikim për t’u shkatërruar, menjëherë në passuord-in e ri “meta” e përsëri dhe këtë vjeshtë, të gjithë publikonin poezi me zhartiera purpuri … vetëm një skaj i majave të pemëve, që dilnin jashtë qiellit të spërkitura nga e bardha e dëborës u hoq menjëherë, me shpejtësinë e dritës nga errësira e tablosë * “ti hesht, mos shkruaj të tilla si mësipër..!” / KultPlus.com