Më 22 shkurt 1933 në Tiranë vdiq Hil Mosi, patrioti, profesori i shquar, gazetari, shkrimtari dhe politikani shqiptar, shkruan KultPlus.
KultPlus iu sjell njërën ndër poezitë e tij më të njohura.
Poezi nga Hil Mosi
Unë jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Kujdes na la i pari
m’e dashtë e m’e nderue.
Se ne atë e kemi nanë,
prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë:
Un’ jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Un’ jam nji bir iliri
e i lirë un’due me mbetë;
për çfardo xhevahiri
Shqipnin’ s’e jap përjetë.
Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue:
Un’ jam nji bir arbnori,
shqiptar besnik i mirë.