Hilary Duff kritikon presidentin rus në një shkrim emocional për Ukrainën: Paratë nuk i bëjnë njerëzit të lumtur

Hilary Duff ka komentuar situatën Rusi-Ukrainë duke dhënë kritika të ashpra për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Shpresoj që ekzistenca e tij të jetë kaq e vetmuar, e torturuar dhe e zbrazët”, ka shkruar aktorja e “Lizzie McGuire” në një postim të shpërndarë në Instagram.

“Paraja nuk i bën njerëzit të lumtur. Ajo mund ta bëjë jetën tuaj më të lehtë, por shpresa ime e vetme është me hirin e Zotit që jeta e tij të jetë e mjerueshme”, vazhdoi Duff. “Të shikosh lajmet është torturuese. Nuk mund ta imagjinoj ditë pas dite të këtij realiteti… Frikë. Humbje. Të humbasësh gjithçka që do dhe për të cilën ke punuar shumë. Të ndahesh nga familja ose t’i shikosh ata duke vdekur. Pasiguri dhe pa ushqim”.

Ish-ylli i “Disney Channel”, 34-vjeçe vazhdoi duke shtuar: “Unë thjesht po qaj duke menduar për këtë”.

“Pse dhe si mund të jetë bota kështu? Si mund t’i bëjnë njerëzit këto gjëra me njëri-tjetrin?”.

“Jam shumë e trishtuar edhe për popullin e Rusisë. Mos imagjinoni se ata duan të përfshihen në këtë”, tha tutje Duff.

Pushtimi rus ka bërë që afro 3.3 milionë njerëz të largohen nga Ukraina, ndërkohë që 6.5 milionë të tjerë kanë lënë shtëpitë e tyre për pjesë të tjera të vendit.

Numri i të vdekurve mbetet akoma i paqartë. /Telegrafi/ KultPlus.com