Himni i Kosovës, i quajtur “Evropa”, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.
Edhe pse kur është kompozuar ka qenë me tekst, por kjo u pamundësua pasi që pakoja e Ahtisarit nuk lejonte një gjë të tillë.
Himni i Kosovës
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë Çerdhe e dashurisë N`ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë Vend i të parëve tonë Ti qofsh bekue për jetë e mot O nënë e jonë Ne të dalim zot O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë Çerdhe e dashurisë
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë Çerdhe e dashurisë N`ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë Vend i të parëve tonë Ti qofsh bekue për jetë e mot O nënë e jonë Ne të dalim zot O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë Çerdhe e dashurisë./KultPlus.com
Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos për Juniorë që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve për fitueset në kategorinë 63 kilogramë, është intonuar edhe himni i Kosovës.
Ndryshe nga herët e tjera, himni është intonuar me tekst.
Më poshtë gjeni videon e ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe intonimin e himnit të Kosovës me tekst, të publikuar nga trajneri i xhudos, Driton Kuka
Himni i Kosovës, propozimi me titullin “Europa” i cili u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.
Përveç melodisë Himni i Kosovës, kishte edhe tekst por një gjë e tillë nuk u lejua.