Dijana Toska, gazetare e njohur në Shkup është ideatorja e Himnit për Nënë Terezën. Në mendje i vinin vargjet e poezisë “Lamtumirë”, që shenjtorja shqiptare i kishte shkruar kur po largohej, më 1928, për në Kalkutë.
Në dhjetor të vitit 2014, teksa në Shkup po mbahej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënës Tereze, Don Zef Ramaj, Dijana Toskës i lindi ideja që poezinë e shkruar nga duart Nënë Terezës, ta shndërroj në një testament që do të shërbejë si kod moral i bekimit të njerëzimit. Me shumë dashuri e energji të pakursyer gazetarja e njohur punoi që kjo ëndërr të realizohet dhe me 5 shtator të gjithë të dëgjojmë së bashku tingujt e Valsit Hyjnor, përcjellë INA.
Ajo ka përzgjedhur poezinë “Lamtumirë” shkruar nga bamirësja e madhe në anije kur po largohej më 1928 për në Kalkutë, Indi. Muzikën e kishte shkruar kusheriri i saj, Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij. Me 5 janar 2015, në Katedralen në Prishtinë, Dijana takoi, Don Lush Gjergjin ku i paraqiti projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënës Terezës i cili përçon tri mesazhe: universal, fetar e kombëtar.
“Ky është Himni që populli shqiptar do t’i falë botës dhe çdo manifestim kudo në botë që do të organizohet për Nënën Terezë, do të përcillet me Himnin e saj”, thekson Dijana Toska./KultPlus.com