“Kthimi në atdhe” për izraelitët që mësojnë nga historia

 

Filmi nën regjinë e Kat Roohrer dhe Hil Levanonit flet me shumë për izraelitë të rinj, të cilët janë rivendosur në Gjermani dhe Austri, si dhe dëgjon historinë e gjyshërve të tyre, të cilët janë të mbijetuar të Holokaustit, shkruan sot Koha Ditore.

Izraelitë më të moshuar diskutojnë se si ndihen për vendimet e nipave e mbesave për t’u zhvendosur në vendet që dikur kishin programe për shfarosjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania dhe Austria sundoheshin prej dorës së hekurt të liderit gjerman, Adolf Hitler. 

Ne e shohim se disa prej atyre pleqve udhëtojnë përsëri për ta vizituar Evropën, dhe shohim nipat e mbesat që qahen për jetën e tyre jashtë vendit. Është kjo kohë kur antisemitizmi është kthyer në debatin evropian sherri i ngritjes së partive populiste dhe nacionaliste, që po përdorin diskursin e ashpër politik kundër hebrenjve dhe sistemit kapitalist, për të cilin akuzojnë sipërmarrësit e mëdhenj hebraikë. 

Dhe kjo ka bërë që shumë organizata të komuniteteve hebraike në Evropë të ngrenë zërin kundër rasteve të dhunshme, gjë që e dëshmojnë edhe raportet policore të shteteve të ndryshme. Edhe vetë hebrenjtë deklarohen në anketimet se po fyhen e kërcënohen nëpër disa shtete evropiane. 

Analistët thonë se fajin kryesor e kanë politikanët e së djathtës ekstreme, që mendojnë se shtetet e tyre duhet të jenë vetëm në duar të etnive shumicë. KultPlus.com