Anëtar të “Vatrës” me presidentin amerikan Woodrow Wilson më 1918

Anëtar të “Vatrës” me presidentin amerikan Woodrow Wilson më 1918

Kur fuqitë evropiane u mblodhën për Konferencën e Paqes në Paris në 1919 dhe kërcënuan se do të copëtonin Shqipërinë, anëtarët e Vatra lobuan fort te presidenti Woodrow Wilson për të anuluar përpjekjet e fuqive të mëdha për copëzimin e Shqipërisë.

Sot në memorien kolektive Presidenti Wilson njihet si njeriu që shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi. / KultPlus.com

164 vjet më parë u lind njëri nga presidentët më me ndikim të shekullit 20

Më 28 dhjetor 1856, u lind në Staunton të Virginia, Thomas Woodrow Wilson, i cili do të bëhej presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara.

Shumë historianë e shohin si njërin nga presidentët më me ndikim të shekullit të kaluar20. Woodrow Wilson, siç njihej në përgjithësi, ishte diplomuar në drejtësi dhe kishte një doktoratë për shkenca politike. Ai kishte qenë rektor i Universitetit Princeton të Nju Xhersit dhe ishte zgjedhur për guvernator të këtij shteti në vitin 1910.

Më 1912, ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. Woodrow Wilsoni luftoi për reforma, ai kërkonte mbrojtjen e punëtorëve, forcimin e sistemit bankar dhe kufizimin e fuqisë së korporatave të mëdha.

Ai u përpoq t’i jepte fund Luftës së Parë Botërore, e cila kishte shpërthyer më 1914, dhe t’i mbante Shtetet e Bashkuara jashtë kësaj lufte. Në vitin 1917, me ngurrim, ai vendosi hyrjen e Amerikës në luftë. Kjo i ndihmoi aleatët të arrinin fitore në vitin 1918. Një vit më vonë, ai u godit rëndë nga hemiplegjia, për të cilin disa thonë se u shkaktua nga kundërshtimi që ndeshën shumë nga propozimet e tij për paqe.

Dy vjetët e fundit të karrierës si president ai i kaloi si invalid dhe, sipas disa historianëve, punët e qeverisë pothuajse drejtoheshin nga gruaja e tij, Edith. Woodrow Wilson vdiq në vitin 1924, tri vjet pas largimit nga posti./ KultPlus.com