Nëse jeni duke kërkuar për një udhëtim argëtues dhe një fluturim falas, mund të jetë koha për të vizituar Hong Kong-un, shkruan faqja e internetit cnbc.com.
Uudhëheqësi i qytetit John Lee njoftoi se Hong Kongu do të japë 500 000 bileta ajrore këtë vit për të inkurajuar turizmin. Dhënia e biletave do të fillojë në muajin mars dhe do të zgjasë për gjashtë muaj, sipas Bloomberg.
Fred Lam, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Aeroportit të Hong Kongut, shtoi se ”do të ketë mënyra të ndryshme për të fituar biletat, duke përfshirë një sistem llotarie”.
Në vitin 2020, Autoriteti i Aeroportit shpenzoi 2 miliardë dollarë për të blerë bileta nga linjat ajrore, duke përfshirë HK Express, Cathay Pacific Airways dhe Hong Kong Airlines.
Kjo risi do të jetë pjesë e planit të qeverisë për të ringjallur ekonominë e qytetit pas izolimit tre-vjeçar gjatë pandemisë, trazirave politike për shkak të ligjeve të diskutueshme të sigurisë që hynë në fuqi në vitin 2020 dhe protestave të dhunshme ndaj taktikave brutale të policisë në 2019. / KultPlus.com