Shkolla fillore “Skënderbeu” në Horën e Arbëreshëve është rikonstruktuar pas një kohe të gjatë dhe tashmë do të jetë sërish në dispozicion të fëmijëve.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Rosario Petta, i cili në bashkëpunim me institucionet vendase bëri të mundur realizimin e këtij projekti, transmeton KultPlus.
“Ne i dorëzojmë klasave tona një nga objektet më funksionale dhe të shkëlqyera që ka komuna jonë. Me krenari të madhe dhe një nuancë nostalgjie ne shohim që shkolla jonë e zemrës mori jetë përsëri, me fëmijë kuriozë dhe prindër të ngazëllyer për t’u kthyer në klasat e tyre të fëmijërisë.
Angazhim ishte i madh për të gjithë Administratën, menaxherin Giorgio di Modica në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e shkollës me Drejtoreshën e re Dr. ssa Chiara Di Prima dhe të gjithë sektorin e shkollës, për të arritur këtë qëllim gjithashtu. Edhe këtu ekipi ynë u tregua i angazhuar dhe koheziv në mënyrë të vazhdueshme në sigurimin e të drejtës për të studiuar për studentët tanë. Urimet më të mira djema, le të jetë fillimi i një udhëtimi të suksesshëm arsimor dhe personal”, shkruan Rosario Petta në Facebook. / KultPlus.com