Sezoni i dytë i ‘House of the Dragon’ do të ketë më pak episode sesa ai i pari

Sezoni i dytë i serisë së HBO-së, ‘House of the Dragon’, do të përbëhet nga tetë episode, dy më pak se sezoni i parë. Kjo pasi produksioni dëshiron që ta realizojë sa më shpejt sezonin e dytë, në mënyrë që të fokusohet tek ai i treti, nëse i jepet drita jeshile.

Në atë që është një praktikë relativisht e zakonshme, HBO nuk zbuloi numrin e episodeve në njoftimin e vazhdimit të Sezonit 2 verën e kaluar. Plani fillestar ishte për një hark tjetër prej 10 episodesh, i cili përfundimisht ndryshoi, duke çuar në disa rishkrime të skenarit. Duke pasur parasysh ndryshimin e lidershipit në kompaninë mëmë të HBO-së, disa vunë në dukje fokusin e udhëheqjes së Warner Bros. Discovery në uljen e kostove. Një zëdhënës i HBO, i cili konfirmoi se Sezoni 2 do të përmbajë 8 episode, theksoi se shkurtimi i numrit të episodeve ishte i bazuar në histori.

Është raportuar se ekipi krijues i ‘House of the Dragon’ kishte parashikuar që seria të vazhdonte për tre ose katër sezone.

Me një pjesë të komplotit të destinuar fillimisht për Sezonin 2, duke përfshirë një betejë të madhe, duke kaluar në sezonin 3, tani ka më shumë gjasa që seria të zgjasë për katër sezone, por kjo nuk është përcaktuar ende.

‘House of the Dragon’ është vendosur 172 vjet përpara ngjarjeve të ‘Game of Thrones’ dhe tregon historinë e Shtëpisë Targaryen, raporton Deadline, transmeton Klankosova.tv.

Seria, e cila i kushtoi kompanisë rreth 200 milionë dollarë për ta realizuar, ka shikueshmërinë më të madhe në historinë e HBO-së, e cila arriti në 130 milionë njerëz në SHBA, sipas vlerësimeve të vetë kompanisë./ KultPlus.com

Jepet premiera e Game of Thrones ‘House of the Dragon’

“House of the Dragon” është prequel-i i shumëpritur i Game of Thrones, i vendosur pothuajse 200 vjet përpara dramës fantazi politike tetë-sezonale të HBO-së rreth betejës për të kontrolluar Fronin e Hekurt në botën imagjinare të Westeros, përcjell KultPlus.

Bashkëkrijuesi i “House of the Dragon”, Ryan ka thënë se ky serial ofron shumë për audiencën, megithatë ai dallon shumë nga origjinali. Ngjarjet në të ndodhin 170 vjet para të tjerave. Sipas tij, “House of the Dragon” ka një tregim shumë më intim, sepse seriali i parë paraqet shumë njerëz në udhëtime nëpër botë, e ky është shumë më intim, më familjar.

Paraqitet një tragjedi greke, një familje që shkatërrohet. Por, bota në të dallon nga ajo e para. Tani Targaryens janë në pushtet, kanë 17 dragonj dhe kanë edhe qetësi, ka thënë Ryan.

Nëse seriali “House of the Dragon” do të ketë sukses, atëherë ka mundësi që edhe sezoni i dytë i tij të realizohet shpejt. Për këtë, Condal ka thënë se e mira e këtij seriali është se George R. R. Martin e ka shkruar librin, që do të thotë se kanë tërë materialin që u nevojitet.

Sezoni i dytë realizohet nëse audienca e pëlqen të parin. Ai mendon se kanë krijuar një serial origjinal, shumë interesant, që ofron shumë nga “Game of Thrones”, por se sa do të ketë sukses varet nga audienca.

Seriali “House of the Dragon” do të debutohet në HBO më 21 gusht 2022. /KultPlus.com

‘House of the Dragon’, publikohet traileri zyrtar i vazhdimit të ‘Game of Thrones’

HBO më në fund ka publikuar trailerin e parë zyrtar për serialin e shumëpritur  “Game of Thrones, House of the Dragon”.

Traileri epik na jep një ide paraprake të betejave dhe dragonjve, 300 vjet para ngjarjeve të Game of Thrones, duke u fokusuar në periudhën e trazuar të House Targaryen.

George R.R. Martin, autori i librave mbi të cilët bazohet seriali epik i HBO, pasi ka parë tashmë episodet e ardhshme, thotë se është shumë i emocionuar.

“Po, i kam parë të 10 episodet. Kam parë shumë prej tyre dhe më pëlqejnë. Skenari, regjia, interpretimet, gjithçka duket e mrekullueshme. Shpresoj që t’ju pëlqejnë po aq sa unë”, tha ai në një postim.

‘House ot the dragon’

“House of the Dragon do të përbëhet nga 10 episode. Ai bazohet në librin me të njëjtin emër nga George R.R. Martin dhe është vendosur 300 vjet përpara ngjarjeve të paraqitura në “Game of Thrones” duke u fokusuar në periudhën e turbullt të House Targaryen.

Krijuesit e serialit janë Ryan Condal dhe Miguel Sapconic. Autori amerikan ka marrë rolin e producentit ekzekutiv.

Kasti i serialit të ardhshëm përfshin aktorët: Paddy Considine (si Mbreti Viserys I), Emmy D’Arcy (Princesha Rhaenryat), Matt Smith (Prince Daemon), Rhys Ifans (Ser Otto Hightoëer), Olivia Cooke (Lady Alicent Hightoëer) dhe Fabien Frankel (Sir Christopher Cole). Gjithashtu: Steve Toussaint, Eve Best, Sonoya Mizuno, Ryan Corr, Jefferson Hall, David Horovitch, Graham McTavish, Mattheë Needham, Bill Paterson dhe Gavin Spokes.

House of the Dragon do të shfaqet premierë në HBO Max më 21 gusht/ KultPlus.com

Traileri i serialit “House of the Dragon”, premiera më 21 gusht

Ngjarjet në serialin e ri “House of the Dragon” ndodhin 200 vite para atyre në serialin e popullarizuar “Game of Thrones”.

Seriali “House of the Dragon”, trailerin e të cilit e lansoi HBO, paraqet tregimin e zhurmshëm të House Targaryen nën sundimin e Mbretit Viserys I.

Dhe natyrisht, në mendjet e secilit personazh ka një qëllim, e ai është të marrin Fronin e Hekurt.

Seriali “House of Dragons” bazohet në librin e autorit George Martin të tituluar “Fire & Blood”, që paraqet Vallëzimin e Dragonjëve, luftën civile në mes Aegon II e Rhaenyra, të cilët luftojnë për fron pas vdekjes së babait të tyre.

Seriali “House of the Dragon” do të shfaqet premierë me 21 gusht 2022 në HBO. Ai ka dhjetë episode./21Media/ KultPlus.com