Amanda Koçi e njohur me emrin e artit si Ava Max është një nga artistet me origjinë shqiptare që po bën namin në botë. Ajo renditet te një nga këngëtaret më të dëgjuara të momentit në shumicën e play-listave ndërkombëtare.
Por përpara se të bëhej e famshme, Ava ka deklaruar se ka qenë një njeri i rëndomtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë.
Këngëtarja ka rrëfyer për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, jetën e saj para se të nxirrte në treg hitin e famshëm “Sweet but Psycho”, i cili e bëri të njohur atë ndërkombëtarisht.
Max tha se e dinte që gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua shkurt nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhesh një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.
“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna, nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.
Këngëtarja kishte punuar për një kohë të shkurtër si recepsioniste e sallonit të thonjve, por ajo u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.
“Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, ka thënë ajo. / KultPlus.com