Për 18 muaj, banorët e një fshati në Uells kanë qenë të rrethuar nga misteri pasi çdo mëngjes fshati humbte lidhjen me internetin. Tani inxhinierët më në fund kanë arritur të zbulojnë arsyen: Një televizor i vjetër lëshon një sinjal që ndikon në shkëputjen e lidhjes, raporton CNN-i.
Një ekip inxhinierësh të kthyer në detektivë janë bërë tashmë heronj në fshatin Aberhosan pasi identifikuan burimin e problemit, sipas një njoftimi nga kompania që drejton rrjetin digjital të Britanisë.
Stafi kishte vizituar fshatin vazhdimisht dhe nuk kishte gjetur asnjë gabim në rrjet. Ata madje zëvendësuan kabllot për të zgjidhur problemin, por pa rezultat. Më pas inxhinieri lokal, Michael Jones bëri thirrje për ndihmë nga ekspertët e ekipit kryesor të inxhinierisë Openreach, transmeton abcnews.al
Inxhinierët zbuluan se problemi shkaktohej nga një fenomen i quajtur “ Nivel i lartë i zhurmës së impulsit ”(SHINE). Inxhinierët përdorën një pajisje, për të zbuluar nëse mund ta gjenin nga vinte zhurma, tha Jones në një deklaratë.
Në orën 7 të mëngjesit, pajisja sinjalizoi një zhurmë në fshat. Burimi i zhurmës u gjurmua afër një pronë në fshat. Si rezultat çdo mëngjes në orën 7 të mëngjesit, një nga banorët ndizte TV-në e tij të vjetër, e cila nga ana tjetër shkëpuste lidhjen e internetit, transmeton abcnews.al
Suzanne Rutherford, udhëheqësja kryesore e ekipit të inxhinierisë, tha se ky lloj problemi është më i zakonshëm sesa kanë menduar njerëzit.
“Çdo pajisje elektrike, nga dritat e jashtme te mikrovalët deri te kamerat CCTV mund të ketë një ndikim në lidhjen e internetit”, tha Rutherford.
Në fillim të këtij viti, Telecom në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëroi që mikrovalët mund të zvogëlojnë sinjalet e Wi-Fi. Kompania dha disa këshilla se si mund të kemi lidhje më të fortë interneti ndërkohë që miliona njerëz filluan të punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë./ KultPlus.com