Baleti “Humus” vazhdon turneun anekënd Shqipërisë

Nga Durrësi antik, në parajsën bregdetare të Shëngjinit, baleti kontemporan “Humus” do të vazhdojë të shtrihet nëpër Shqipëri.

Interpretimi mjeshtëror i Trupës së Baletit të TKOB-së, nën koreografinë e Julind Dervishit, do të mahnisë kështu gjithë pushuesit vendas e të huaj.

“Tinguj Vere”, titullohet kështu Kalendari Veror i TKOB-së, që mbart plot koncerte simfonike, shfaqje baleti e koncerte të Ansamblit Popullor, për t’u interpretuar nga Veriu e deri në Jug të Shqipërisë.

TKOB njoftoi se pret artdashësit më datë 14 korrik, në orën 20:00, tek sheshi “Wilson”, për të shijuar një shfaqje të paharrueshme, nën praninë e hijeve të “Humusit”.

Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku./atsh/KultPlus.com

“Humus”, himn për ekzistencën e natyrës dhe dashurisë për tokën

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u shfaq në fundjavë baleti “Humus”, i koreografit të ri Julind Dervishi.

“Humus” është një himn për ekzistencën e natyrës dhe dashurisë për tokën. Historia se kujt i përkasim, kë duhet të mbrojmë dhe ku do të shkojmë.

Një vepër kontemporane, e cila nxit krijuesit e rinj të TKOB-së në një dimension tjetër artistik. Këtë herë projekti i “Artistëve të së Ardhmes” prezantoi veprën e koreografit të ri Julind Dervishi.

Vetë Dervishi thekson për veprën se, “në fillim ekzistonte fjala, dhe kjo fjalë ishte “Humus”, duke i dhënë formë tokës dhe natyrë, duke na përfshirë ne si qenie të saj, degët e një peme. Nën rrymën e lakmisë dhe të paditurisë, në vend që ta mbajmë gjallë këtë pemë, dalë nga dalë sollëm shkatërrimin, ndërkohë që qëllimi ynë duhet të ishte ushqimi i saj, për ta bërë të frytshme”.

“Këtë mesazh kam dashur të përcjell përmes krijimtarisë koreografike në një vepër ku balerinët e trupës së baletit të TKOB, e përcjellin përmes lëvizjeve të trupit. Ka një sërë dimensionesh që trajtohen në këtë shfaqje, ku jo vetëm ekziston hapësira për argëtim por mbi të gjitha të ndërgjegjësohemi për ti hedhur sytë nga e ardhmja, e për të kontribuuar shëndetshëm në favor të natyrë”, shprehet ai.

Sa i përket frymëzimit të tij, Dervishi tha se, “përpara se ne të vinim në jetë, natyra ishte krijuar. Ajo ishte përgatitur për ardhjen tonë, por ne a ishim të përgatitur për ta mbrojtur atë?! Ne duhet të dijmë se është natyra, pa jemi ne. Pa të nuk do ekzistonte fjala – jetë. Çdo gjë do të ishte e hirtë dhe shpirti i njeriut do të ishte i ngrysur. Falë krijuesit, ne duhet ta mbrojmë, të kemi forcën ta ushqejmë përditë dhe ti japim jetë dhe një dege të thyer për ta rijetëzuar atë.  Duhet ti hedhim sytë nga e ardhmja, për të parë se si mund të ndryshojmë botën ku jetojmë, për ta zbukuruar atë çdo ditë e më shumë dhe këtë mund ta arrijmë duke dhënë mesazhe, duke i dhënë ndihmën tonë një dheu të kuq, i cili ka parë çdo moment të jetës së njeriut. Ti je natyra dhe natyra është ti. Ora për ne shënon 11:59!”

“Të gjithë ne jemi krijues në të mirë apo në të keqe. Ngremë zërin për planetin tonë për një planet më të pastër, një trup më të shëndetshëm, dhe një mendje më të kthjellët. Tokës nuk i nevojitemi ne, që të vazhdojmë të ekzistojmë, por ne kemi nevojë  që toka të ekzistojë. Nuk është asnjëherë vonë për të ndryshuar në favor të shëndetit dhe mirëqenies së tërësishme individuale dhe shoqërore”, thotë ai.

Shfaqja përbëhet nga 2 skena, ku në skenën e parë shfaqen në muzgun e një pylli 24 trupa njerëzorë që përfaqësojnë pushtetin, energjinë negative, shpërbërjen, shkatërrimin. Dora e tyre shkatërroi gjithçka! Lakmia i çoi drejt të paditurës, me fytyra të mbështjella nga frika, ku gjithçka që shohin është vetëm ajo çka duan dëshpërimisht, me çdo kusht, pavarësisht gjithçkaje. Të flasim për atë që askush nuk dëshiron të flas: “Parimi kryesor për mirëmbajtjen është ruajtja dhe mbrojtja.”  Krijesat heqin mbështjelljen e fytyrës dhe dallohet lehtë shkatërrimi i shkaktuar  nga veprimet e tyre, rrënjë të prera, ajër i ndotur dhe i toksikuar,. Një jetë pa ngjyra, në një sfond bardhë e zi.

Në skenën e dytë, pasi shohin me sytë e tyre shkatërrimin, për të cilin janë shkaktarë dhe autorë, të ndarë në çifte luftojnë me veten dhe njëri-tjetrin, absolutisht të çekuilibruar mendërisht. Ata nuk arrijnë të bashkëjetojnë së bashku, në një marrëdhënie hipotetikisht harmonike, pasi konflikti i brendshëm është çorientues. Ata s’kanë çfarë pjese të shëndetshme të ofrojnë nga vetja, as vetes, as çiftit, as komunitetit, as shoqërisë, kur lufta mes “dua” dhe “duhet” është një agoni rraskapitëse, në një rreth vicioz të krijuar me ose pa vetëdije, nga vetë ata individualisht, në çift apo në grup.  Ata përballen me frikën e humbjes së kësaj bote. Për herë të parë pas një stuhie babëzie, narcizmin malinj dhe egoizmi të sëmurë, befas ndërgjegjësohen për praninë e tjetrit përkrah dhe të kontekstit në të cilin ndodhen. Bota po ndryshon vrullshëm, ajo po zhbëhet dalëngadalë dhe dëmet e shkaktuara kanë tjetërsuar gjithçka perceptojnë shqisat. Në antagonizëm me memorien kolektive natyraliste, e tashmja ofron një tablo të zymtë, pasi ngrohja globale, shpyllëzimi, ndotja e ajrit, ujit dhe tokës nuk përbëjnë thjesht një problem tashmë, por janë shndërruar në një realitet, në të cilin njerëzit duhet të përshtaten për të shfrytëzuar gjithë mundësitë e mbetura, që të gjejnë një zgjidhje sa të menjëhershme, aq edhe evolutive, afatgjatë. Çështja është si të ripërdorin burimet e mbetura dhe ato të tjetërsuara?! Kjo është zilja e alarmit, zgjimi, vetëdijesimi! Është koha për të vepruar, për veten, tjetrin dhe gjithësinë.

Koreografi Dervishi ka  mbaruar shkollën Kombëtare Koreografike si balerin. Ai është diplomuar në si koreograf e që prej asaj kohe ai ushtron detyrën si balerin në trupën e baletit të Teatrit të Operas dhe Baletit, prej 11 vjetësh.

Ai ka interpretuar në disa role si balerin klasik dhe kontemporan. Ka marrë pjesë në baletet e koreografeve shqiptar dhe te huaj si: Agron Aliaj, Barak Marshall, Daniel Cardoso etj.

Gjatë karrierës së tij ai ka ndjekur workshop-e me koreograf të ndryshëm ku së fundmi mund të përmendim atë me Ohad Naharin. Edhe pse ai është krijues i disa pjesëve të ndryshme baleti të zhanrit kontemporan, premiera e tij e parë si një vepër e plotë është baleti “Humus”./atsh/KultPlus.com

‘Ajo më ishte e vetmja shpresë…’ (VIDEO)

Me këto fjalë nisë refreni i këngës “Asaj” kënduar nga grupi Humus.

Sot po sjellim pak kujtime nga grupi në fjalë, i cili na ka sjellë disa këngë të cilat i dëgjojmë edhe sot dhe kujtojmë kohën kur jeta ishte më ndryshe, e ndoshta edhe muzika dhe emocioni që vinte prej saj.

‘HUMUS’ vijnë nga Prishtina, ndërsa janë formuar në vitin 2002. Nuk ka shumë informacione rreth grupit por megjithatë, refrenin si ai i këngës “Humus” e kemi të njohur për veshin, shkruan KultPlus.

Grupi ka qenë ndër më të mirët e kohës kur ka qenë pjesë e muzikës, me zhanrin rock-alternative por edhe me këngët më të qeta në formën e baladave.

Pjesë e grupit kanë qenë: Adnan Dragaj, Nderim Ramadani, Blerim Azizi dhe Patriot Neziri. Ndërsa mes këngëve tjera të njohura dhe të dëgjuara janë edhe “Ninulla”, “Ameba” e “Dyfishohem”. / KultPlus.com

‘Ajo më ishte e vetmja shpresë…’ nga grupi ‘Humus’ (VIDEO)

Me këto fjalë nisë refreni i këngës “Asaj” kënduar nga Grupi Humus.

Sot po sjellim pak kujtime nga grupi në fjalë, i cili na ka sjellë disa këngë të cilat i dëgjojmë edhe sot dhe kujtojmë kohën kur jeta ishte më ndryshe, e ndoshta edhe muzika dhe emocioni që vinte prej saj.

HUMUS vijnë nga Prishtina, ndërsa janë formuar në vitin 2002. Nuk ka shumë informacione rreth grupit por megjithatë, refrenin si ai i këngës “Humus” e kemi të njohur për veshin, shkruan KultPlus.

Grupi ka qenë ndër më të mirët e kohës kur ka qenë pjesë e muzikës, me zhanrin rock-alternative por edhe me këngët më të qeta në formën e baladave.

Pjesë e grupit kanë qenë Adnan Dragaj, Nderim Ramadani, Blerim Azizi dhe Patriot Neziri, ndërsa mes këngëve tjera të njohura dhe të dëgjuara janë edhe “Ninulla”, “Ameba” e “Dyfishohem”. / KultPlus.com

“Humus” rikthehen me këngën “Ëndërroj” (VIDEO)

Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, rok grupi shqiptar “Humus” kanë vendosur të ritakohen me dëgjuesit e tyre, nëpërmjet këngës të sapolansuar “Ëndërroj”, shkruan KultPlus.

Kënga e cila nis nën tingujt që dalin nga kitarat elektronike dhe bateritë kombinohen me një lehtësi melodie që shfaqet sapo të filloj performancën e tij në mikrofon vokalisti i grupit Adnan Dragaj.

“Ëndërroj” e cila është pjesë e albumit të tyre i cili do të lansohet në vitin 2021, sjell një ndjenjë të mallëngjyeshme dhe të veçantë te publiku, po sikur rikthimi i “Humus”.

Për grupin “Humus”, kënga “Ëndërroj” është një këngë e cila adreson rëndësinë e qëndrimit besnik ndaj ëndrrave në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë dhe betejat me të cilat të gjithë përballen në jetë.

Kënga refreni i së cilës thotë “E vetmja gjë që më mban në jetë, ëndërroj” është regjistruar me xhirime në Prishtinë, prodhuar nga “Turma Ideas”.

Bandi “Humus” i përbërë nga nga Adnan Dragaj – vokal, Blerim Azizi – bas kitarë, Nderim Ramadani, kitarë, dhe Pat Neziri – bateri,  deri më tani ka publikuar dy albume, Dyfishohem (2003) dhe Intermezzo-in (2005) dhe poashtu 2 single./KultPlus.com

Grupi HUMUS, së shpejti me këngë të reja

Javën e kaluar, KultPlus solli për lexuesin e saj disa këngë të njohura të grupit kosovar HUMUS.

Grupi që njihet për hitet “Asaj” e “Dyfishohem” kanë bërë të ditur kësisoj për KultPlus se së shpejti do të dalin me këngë të reja.

“Jemi në përfundim të albumit të ri, ku edhe do të vijnë këngë të reja nga grupi” ka shkruar Grupi Humus në Facebook.



HUMUS gëzojnë një famë në Kosovë dhe jashtë saj me këngët e tyre të veçanta, dhe të cilat edhe i kanë mbijetuar kohës dhe trendit muzikor.

Pjesë e grupit në të kaluarën kanë qenë Adnan Dragaj, Nderim Ramadani, Blerim Azizi dhe Patriot Neziri. / KultPlus.com

“Ajo më ishte e vetmja shpresë…” nga Grupi Humus (VIDEO)

Me këto fjalë nisë refreni i këngës “Asaj” kënduar nga Grupi Humus.

Sonte po sjellim pak kujtime nga grupi në fjalë, i cili na ka sjellë disa këngë të cilat i dëgjojmë edhe sot dhe kujtojmë kohën kur jeta ishte më ndryshe, e ndoshta edhe muzika dhe emocioni që vinte prej saj.
HUMUS vijnë nga Prishtina, ndërsa janë formuar në vitin 2002. Nuk ka shumë informacione rreth grupit por megjithatë, refrenin si ai i këngës “Humus” e kemi të njohur për veshin, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=Vj7nxQUt6kc

Grupi ka qenë ndër më të mirët e kohës kur ka qenë pjesë e muzikës, me zhanrin rock-alternative por edhe me këngët më të qeta në formën e baladave.

Pjesë e grupit kanë qenë Adnan Dragaj, Nderim Ramadani, Blerim Azizi dhe Patriot Neziri, ndërsa mes këngëve tjera të njohura dhe të dëgjuara janë edhe “Ninulla”, “Ameba” e “Dyfishohem”. / KultPlus.com