BE-ja në Kosovë zgjedh ‘Hyjneshën në Fron’ si suvenir dhuratë për mysafirët nga Evropa

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçantë për mysafirët.

Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se si shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrësit që kanë udhëtuar nga e mbarë Evropa për të marrë pjesë në Konferencën për Edukimin Medial në Kosovë, janë prezantuar suvenirët e “Hyjneshës në Fron”.

“Ky simbol i bukur i Prishtinës e ngërthen frymën dhe kulturën e qytetit tonë . ‘Hyjnesha në Fron’ është frymëzuar nga artefaktet e lashta që janë zbuluar në rajon dhe që e simbolizojnë pjellorinë, prosperitetin dhe historinë e pasur të Kosovës. Ajo shërben si kujtim për të kaluarën e gjallërishme të Prishtinës dhe rrugëtimin e saj nëpër kohë. Këto suvenire janë punuar me dorë nga personat me nevoja të veçanta përmes OJQ-së ‘Dita’”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Kosovë.

“Le të shërbejë kjo dhuratë si kujtim i çmuar për vizitën tuaj dhe për lidhjet që i keni krijuar këtu. Faleminderit që na u bashkuat! ”, thuhet më tej në postim.

Hapet thirrja për përkrahje financiare nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka hapë thirrjen për mbëshetje financiare për OJQ, individë, biznese të cilat kanë në fokus kulturën, shkruan KultPlus.

Më poshtë po ju sjellim njoftimin e plotë të kësaj drejtorie dhe linkun për aplikim.

Drejtoria e Kulturës ka hapur thirrjen për përkrahje financiare për të gjithë OJQ-të, individët, bizneset, programi i punës të së cilëve fokusohet në fushën e kulturës.

Ju inkurajojmë që të aplikoni!

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 20.04.2023 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/

Klikoni në linkun më poshtë për më shumë detaje ./ KultPlus.com

Përparim Rama pret Robin Krasniqin, i dhuron Hyjneshën në Fron

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritë bokserin Robin Krasniqi, i cili së funi i është rikthyer ringut, shkruan KultPlus.

Më poshtë ju sjellim të plotë njoftimin e kryetarit Rama.

Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.

Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm.

Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja 🙏🏻

Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!

Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!/ KultPlus.com

Përfundon edicioni i 13-të i festivalit “Hyjnesha në Fron”, juria ndan çmimet

Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron”, sonte ka përmbyllur edicionin e saj të trembëdhjetë që këtë vit për shkak të pandemisë është mbajtur në formatin online, shkruan KultPlus.

Ndarja e çmimeve u bë nga disa pjestar të jurisë Koray Demir, Maryam Zahirmehr,Kaoru Kajitani, drejtorit të festivalit Besim Ajeti , drejtorit artisik Shkelzen Sulejmani dhe koridnatorës Loreta Berbatovci.

Çmimet që u ndanë në këtë edicion janë:

Documentary Film Festival Special Award -THE DONBASS CHILDREN

Best Documentary – SOME SOFIA BARDS AND OTHER LOCAL BIRDS

Special Award Of The Festival Goddess On The Throne For Short Film – SYCAMORE

Best Short Script – WINGS OF THE SPIRIT

Best Short Film – WHY WE ARE UNHAPPY IN CITIES

Best Feature Film – GOLNESA

Best Directing- GOLNESA

Best Feature Script- LIFE OF CHOPIN

Special Award Of The Festival Goddess On The Throne For Feature Film – THE EXPAT’S TALE

Best Actor and Actress – GOLNESA/ KultPlus.com

‘Hyjneshat’ e Arjeta Miftarit nisin rrugëtimin për në Amerikë

Xhemile Hysenaj

Skulptorja Arjeta Miftari, e cila rrugëtimin e saj artistik po e bën me ‘Hyjneshat’, të cilat i ka shfaqur edhe në shumë vende të tjera në botë, tashmë pritet të hap ekspozitën e saj edhe në Amerikë, shkruan KultPlus

Miftari e cila tashmë në qarqet kulturore po konsiderohet edhe si ‘Ambasadore e kulturës’, do t’i paraqesë Hyjneshat para artdashësve amerikanë, në qytetin e Iowa-s të Amerikës.

Arjeta Miftari tregoi për KultPlus se për të realizuar ëktë ekspozitë i është dashur pothuajse një vit kohë, ku qëllimi nuk është vetëm të paraqesë Kosovën në hapësirat e asaj ekspozite por edhe të prezantojë trashëgiminë kulturore përmes skulpturave në të cilat është bërë nnjë gërshetim i modernes dhe tradicionales.

”Ndjehem shumë e privilegjuar që më është dhënë mundësia të paraqesë Kosovën në një shtet si Amerika”, ka thënë ajo për KultPlus.

Arjeta Miftari hulumton e gërmon për të realizuar sa më mirë Hyjneshat, e për t’i përjetësuar ato para botës së artit.

Ekspozita do të hapet më 27 shkurt të këtij viti dhe pritet të qëndroj e hapur për një javë rresht.

Vlen të përmendet që për herë të fundit Hyjneshat janë paraqitur në Dubai në nëntorin e vitit të kaluar, në kuadër të ‘Vitit të Tolerancës 2019’ në mesin e 35 shteteve të ndryshme të botës. / KultPlus.com

Edicioni i 11-të i “Hyjnesha në Fron” përmbyllet sonte me ndarjen e çmimeve

Në natën e pestë, sonte, më 27 gusht përmbyllet edicioni i XI-të i Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’.

Nata finale ka në program ceremoninë përmbyllëse e cila fillon nga ora 20:00 në stacionin e vjetër të trenit në Prishtinë. Pjesa e parë e mbrëmjes është e rezervuar për ndarjen e çmimeve, ndërsa vazhdon me një koktej me muzikë live nga doajeni i muzikës qytetare Bashkim Gagica.

Në çdo kategori garojnë filma të shumtë ndërkombëtarë dhe vendorë për çmimin kryesor të festivalit ‘Hyjnesha në Fron’, statujë kjo e cila simbolizon qytetin e Prishtinës.

Edicioni i sivjetmë i festivalit u zhvendos në stacionin e vjetër të trenit në Prishtinë ku përveç kinos në stacion të trenit dhe asaj në Kino Armata, filmat janë shfaqur edhe në një kino në vagon treni statik si formë proteste e mosrealizimt të idesë fillestare që me tren të udhëtohet nëpër Evropë, dhe të jetë një festival që në udhëtimin me tren ti marrë krijuesit përgjatë udhëtimit të tij, ide kjo origjinale e themeluesit të festivalit Besim Ajeti.

Krijuesit ndërkombëtarë të pranishëm në edicionin e sivjetmë janë tejet të mahnitur me idenë themeluese të festivalit, i cili vazhdon të tërheq mysafirë dhe krijues të shumtë nga vende të ndryshme të botës.

Këtë vit, dy regjisorë, hungarez dhe koreano-jugor, vendosën që filmat e tyre t’i shfaqin si premiera botërore në Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’. Bëhet fjalë për filmat ‘The Devoted’ (Të Përkushtuarit) nga regjisori Pozsgai Zsolt (Hungari), dhe ‘Dad Is Pretty’ (Babai është i Bukur) nga regjisori Park So Min (Republika e Koresë Jugore).
Filma të tjerë të shfaqur këtë edicion kanë pasur gjithashtu premierat e tyre europiane dhe regjionale. Regjisori Szolt, i cili nuk mund të ishte i pranishëm në premierën botërore të filmit të tij, nëpërmjet një letre të përcjellë përmes Ambasadës Hungareze në Kosovë tek organizatorët e festivalit shtoi se ka qenë një surprizë e papritur dhe kënaqësi që filmi i tij është përzgjedhur prej festivalit duke e konsideruar shfaqjen e filmit të tij në Prishtinë si një moment emblematik në karrierën e tij./ KultPlus.com

Filmi boshnjak, filmi mё i mirё nё festivalin ‘Hyjnesha nё fron’

Nё njё gala mbrёmje çmimesh, tё mbajtur tё mёrkurёn, nё Hotel Hyjnesha, juria e festivalit tё Hn’F-sё ka zgjedhur pёr edicionin e tij tё dhjetё filmin boshnjak “Zaba” (“Bretkoca”) si filmin mё tё mirё, pёrcjellё KultPlus.

Filmi “Zaba” (“Bretkoca”) njё prodhim boshnjak me njё kast aktorёsh tё mrekullueshёm nga disa vende, me skenar tё tё njohurit Pjer Zalica e me regji tё Emir Jukicit, pёrveç si filmi mё i mirё nё festival ka fituar edhe njё çmim aktori.

Drejtori i festivalit Besim Ajeti me kёtё rast deklaroi para filmbёrёsve qё i shihnin statujat e praruara ilire se simboli i hyjneshёs do tё vazhdojё tё rrojё.

“Ёshtё njё histori e tёrё qё nga antika e ekzistencёs sё saj, prandaj besojmё se edhe kjo hyjnesha e festivalit do tё ketё jetё tё gjatё”, tha Ajeti.

Njё tjetёr film me njё kast aktorёsh kosovarё ёshtё filmi amerikan “The Kingdom” (“Mbretёria”) i James Mayerit i cili fitoi Çmimin Special tё jurisё.

“Mikёpritja e kosovarёve ёshtё e mrekullueshme”, deklaroi regjisori James Meyer duke pranuar statujёn e hyjneshёs, e i cili sё bashku me bashkёshorten e tij Sara Meyer kanё realizuar dhe prodhuar filmin “The Kingdom”.

Janё kёto momente tё magjishme me miq dhe me krijues filmik tё mbledhur rreth festivalit tё filmit qё i japin shkëlqim festivalit.

“Ёshtё e pazakonshme kur si regjisor shikon listёn e festivaleve dhe nё mesin e tyre e gjenё njё tё tillё qё mbahet nё stacionin e trenit”, deklaroi laureati i çmimit special, Benjamin Hameury me filmin “Let there be night” (“Le tё bёhet natё”).

Hamury aplikoi dhe fitoi ishte pёrfundimi i tij, tё cilin çmim ia ndau regjisori kosovar Naser Shatrolli.

Por, filmi mё i mirё i mbrёmjes nga metrazhi i shkurtё ishte “Nimmer” (“Jo mё”) njё film estetik bardh e zi, nё tush, me efekte vizuele i belgut Lieven Vanhove, i cili ishte i pranishёm nё mbrёmje sё bashku me protagonist tё tjerё.

“Ёshtё njё festival me filma tё mrekullueshёm tё shkurtё por nё tren, arsyeja pse aplikova dhe fitova”, tha ai duke iu falёnderuar organizatorit.

Çmimin pёr aktorin mё tё mirё e fitoi Ido Chen i cili gjithashtu ishte i pranishёm nё skenё ndёrsa
“Kinemaja e sё ardhmes” pёr filmin shqiptar “Tradhti me letra”.

Festivalin e mbylli drejtori dhe themeluesi i tij, Besim Ajeti i cili duke uruar laureatёt dhe krijuesit filmik tha se ka kaq shumё emra dhe artistё anembanё botёs pёr t’i falёnderuar./ KultPlus.com

‘Hyjnesha në fron’ sonte ndanë dhjetë hyjnesha

Sonte bëhet ndarja e çmimeve të festivalit ‘Hyjnesha në fron’, shkruan KultPlus. Gjithsej, do të ndahen dhjetë çmime në dhjetë kategoritë përkatëse nga dy juritë profesionale, nga juria për filmat e metrazhit të gjatë dhe nga juria e filmave të metrazhit të shkurtë, si dhe një çmim i vetëm do të ndahet në lëmin e filmit dokumentar.

Bordi i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Hyjnesha në fron”, ka konfirmuar listën e çmimeve, që do t’u ndahen natën finale filmave të përzgjedhur nga juria profesionale përfshirë atë për Filmin Më të Mirë.

Dhjetë kategoritë përfshijnë: Skenari i Filmit të Metrazhit të Shkurtë, Regjia Më e Mirë e Filmit të Metrazhit të Shkurtë, Filmi Dokumentar Më i Mirë, Produksioni Më i Mirë, Fotografia Më e Mirë, Aktorja Më e Mirë, Aktori Më i Mirë, Skenari Më i Mirë, Regjia Më e Mirë dhe Filmi i Gjatë Më i Mirë.

Dy juritë përbëhen nga këto emra artistësh dhe krijuesish filmik nga vendi dhe nga jashtë. Juria për film të metrazhit të gjatë është në këtë përbërje: regjisori Benjamin Hameury, regjisori Lieven Vanhoven, dramaturgu Mentor Haliti, regjisori i teatrit dhe i filmit Mark Norfolk dhe avokati e rokeri Naser Gjinovci.

Ndërsa juria e filmave të shkurtë e ka këtë përbërje: Dramaturgu dhe regjisori i teatrit Naser Shatrolli, regjisori i teatrit dhe aktori Ekrem Sopi si dhe dramaturgia Albana Muja.

Çmimet e festivalit të Hn’F-së ndahen, sonte më 4 tetor në mbrëmje, në një gala festive në “Hotel Hyjnesha”, në praninë e mysafirëve dhe laureatëve./ KultPlus.com

Filloi Festivali i Filmit ‘Hyjnesha nё Fron’, dashuri me kinemanë

Edicioni i dhjetё i Festivalit tё Filmit Ndёrkombёtar “Hyjnesha nё Fron” (Hn’F) nё praninё e shumё mysafirёve dhe dhjetëra krijuesve filmik, tё shtunёn nё mbrёmje, nё stacionin e trenave nё Fushё Kosovё, pёrkatёsisht nё “Hotel Hyjnesha” i hapi portat e kinemasё dhe rampat e projeksionit pёrmes njё shёnimi jubilar dhe njё ceremoni festive.

Nё ceremoninë e hapjes ku ishin prezent shumё mysafirё dhe artistё filmbёrёs nga disa vende si Izraeli, Holanda, Gjermania, Franca, Beligjika… u tha se festivali ёshtё duke kaluar nёpёr zgjedhje dhe nёpёr ndryshime.

“Disa nga ju mbase e keni vёrejtur se festivali po kalon nёpёr ndryshime”, deklaroi drejtuesja e programit te Hn’F-sё, Makfire Morea nga cilёsia e moderimit duke theksuar pёr kushtet e limituara organizative pёr shkak tё zgjedhjeve nё vend si dhe lёvizjes sё lirё.

“Jemi tejet tё kёnaqur tё jemi nё mesin e miqve qё e ndajnё dashurinё tonё ndaj kinematografisё, jetёs dhe lirisё”, tha Morea nё vazhdim.

“Hyjnesha” u themelua nё vitin 2002 nga aktori, Besim Ajeti , si festivali i parё ndërkombëtar, i themeluar pak kohё pas lufte, nё Kosovё. Megjithatё, kanё kaluar mё shumё se pesёmbёdhjetё vjet, qё atёherё, festivali regjistron vetёm edicionin e tij tё dhjetё me radhё pёr shkak tё rrethanave shoqёrore.

“Filmi, trenat dhe miqёsia ёshtё lidhja qё ne po mundohemi ta ndёrtojmё dhe ta mbajmё gjallё”, u tha Morea mysafyrёve tё mbledhur nё njёrёn nga tri tribunat, nё njё ambient me mot tё ftohtё, para se tё shfaqej premiera evropiane e filmit kanadez “Kiss and cry” (“Puthje e lot”).

Pasi u prezantuan dy juritё e festivalit, pёr film tё metrazhit tё gjatё nё krye me Mark Norfolk dhe atij tё shkurtё me nё krye Naser Shatrollin si dhe me njё pjesëmarrje nga vende tё ndryshme publiku u drejtua pёr nё sallёn e vogёl e tё ngrohtё ku mundi ta pёrcjellё me pёrkushtim projeksionin kinematografik qё ёshtё nё garё pёr njёrin nga çmimet e festivalit, pёrfshirё çmimin pёr filmin mё tё Mirё tё Hn’F-sё./ KultPlus.com

“Hyjnesha në Fron” publikon promon e edicionit jubilar (VIDEO)

Festivali i Filmit “Hyjnesha në fron” i cili këtë vit shënon edicionin jubilar të tij, tashmë ka lansuar edhe promon e këtij edicioni, shkruan KultPlus.

Festivali do të mbahet përgjatë datave 30 shtator deri më 4 tetor.

Ceremonia e hapjes së këtij festivali fillon në orën 19:30 dhe ceremonia përmbyllëse në orën 20:00 në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë ku do të ketë mysafirë nga vende të ndryshme të botës. / KultPlus.com

Problemet në Hekurudhat e Kosovës, lëvizin datat e Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”

Problemet financiare në Infrakos kanë rezultuar me pezullimin e linjave në hekurudhat e Kosovës, dhe këto probleme kanë ndikuar që të lëvizin edhe datat e Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”, festival që prezanton filmat pikërisht në udhëtimet me tren, shkruan KultPlus.

Organizatorët e këtij festivali kanë njoftuar se bordi i festivalit ka vendosur që të shtyhen datat e mbajtjes së Edicionit të 10-të jubilar të festivalit. “Edicioni i 10-të do të mbahet nga 30 shtatori deri me 4 tetor!”, kanë njoftuar organizatorët/ KultPlus.com