‘LoVotE changes your life’, I am I sjellë performancën e re artistike

14 shkurtin si ditën e dashurisë globalisht dhe ditën e zgjedhjeve në Kosovë, e ka shfrytëzuar artisti ‘I am I’ për ta realizuar një performancë artistike lidhur me të, shkruan KultPlus.

I ndodhur në sheshin ‘Skënderbeu’, I am I nën kombinimin e kutisë së votimit, pankartave, thënie rreth e rrotull tij si dhe çokolladës, ka përçuar mesazhin e tij.

“Kësaj radhe vota jonë do të jetë valentini jonë”, “Your LOVotE is Saint”, “Dashuria është votë”, “Voto për program, jo për propagandë”, “LoVotE Changes your life” janë disa nga idetë të cilat artisti i përçon për gërshetimin e dy simbolikave në një ditë.

Kjo nuk është hera e parë që artisti ‘I am I’ po i kthen aktualitetet politike në frymëzime dhe revoltë artistike. / KultPlus.com

“I am I” ironizon me sloganin “Liria ka emër”, e quan patetikopopullist

Artisti kosovar i njohur si ‘I am I’, i cili njihet për protestat e tij që lidhen kryesisht me zhvillimet e vendit, ai nëpërmjet protestës këtë herë ka ironizuar me sloganin e shumë përdorur ditëve të fundit ‘Liria ka emër’, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për KultPlus artisti ka pohuar se kjo performancë vie si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në skenën politike, si dhe njëherit është edhe ironizim me sloganin siç e quan ai “patetikopopullist”, ‘Liria ka emër’.

‘Kjo performancë artistike protestuese, vie si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në skenën politike, njëherit si një ironizim me slloganin “patatetikopopullist”, LIRIA KA EMER”, u shpreh artisti ‘I am I’.

Performanca protestuese është zhvilluar nsot afër shtatores së presidentit amerikan, Bill Clinton, në Prishtinë.

‘I am I’ ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku mbanë në dorë një pllakatë me mbishkrimin “Liria ka mbiemër, si dhe qesen me bukë ku shkruhet ‘drejtësi për mirëqenien tonë’.

“VARFËRIA KA MBIEMËR. DREJTËSI PËR MIRËQENIEN TONË. LUFTA DHE PAQJA. LIRIA DHE VARFËRIA. 5/11/2020. 99”, është mbishkrimi i artistit në postimin e tij në Facebook.

Gjithashtu në fotot e publikuara vërehet që artisti ka vendosur dy këmbë në një kuëpucë, si dhe ka theksuar xhepat e tij të zbrazët. Në njërën nga fotot ai ka përdorur monedhat për të shënuar datën e arrestimit të politikanëve nga Gjykata Speciale./ KultPlus.com

‘I am I’ përdorë fytyrat e politikanëve si ironizim për festën e Halloween, i quan skandaloz

Artisti kosovar i njohur si ‘I am I’, i cili njihet për protestat e tij që lidhen kryesisht me zhvillimet e vendit, kësaj radhe, ai nëpërmjet protestës ka ironizuar duke përdorur figurat e ministrave të qeverisë si maskë për Halloween, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për KultPlus ai ka theksuar se nëpërmjet kësaj proteste ai ka ironizuar disa nga figurat politike në vend të cilat mbajnë edhe pozita vendimmarrëse. Ai këta persona i ka konsideruar si ‘ministrat skandaloz’ të qeverisë Hoti.

“Performanca protestuese eshte nje ironizim per festen e Halloween, duke i paraqitur me maska Ministrat skandaloz te Qeveris Hoti, duke filluar nga Minstri i Shendetesise Armend Zemaj,Ministri i Arsimit Ramë Likaj,Minister i Puneve te Brendshme Agim Veliu,Ministri i Drejtesisë Selim Selimi,Ministrja e Financave Hykmete Bajrami si dhe vet Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Zevendes Ministrin Driton Selmanaj, po ashtu edhe kordinatorin per dialog Skender Hyseni dhe kordinatorin nacional per siguri kibernetike Zafir Berisha”, shprehet artisri ‘I am I’.

Performanca protestuese është zhvilluar natën e mbrëmshme në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, përballë objektit të Kuvendit të Kosovës.

‘I am I’ ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku dhe figurat të cilat i ka përdorur i ka cilësuar si fotografitë e frikshme të qeverisë.

“GJUETI SHTRIGASH. THE SCARY FACE OF THE HORROR GOVERNMENT. KUNGULLI NUK RRIN GJITHMONË MBI UJË!”, është mbishkrimi i artistit.

Ndërkaq në fotografitë që ai ka postuar vërehet edhe përdorimi i maskave me fytyrat e Avdullah Hotit, Armend Zemaj, Driton Selmanaj, Skender Hyseni e shumë të tjerë të cilët mbajnë në duar kungullin, si dhe fshesën në të cilën shkruan ‘gjueti shtrigash’. / KultPlus.com

“I am I” proteston për marrëveshjen në Washington: Nga një Banana në Carrot Republic

Artisti kosovar i njohur si “I am I” njihet për protestat e tij për zhvillimet e vendit. Kësaj radhe, ai ka protestuar për nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Washington, shkruan KultPlus.

Ai thekson për KultPlus se kjo protestë ndërlidhet me atë të kaluar, atëherë kur në pankartën e tij shkruhej “Kujdes nga Bananja” dhe e quante Kosovën “Banana Republic”.

“Tani katër ditë pas arrritjes së asaj marrëveshjes, protesta tregon që “Për me na kojt karrotën na e kanë ly me mjaltë”, nga një Banana në Carrot Republic”, shprehet artisti “I am I”.

Harta e Kosovës është e përbërë nga karrotat, kurse yjet nga mjalta. Në pankartën e tij lexohet “Për me na kojt karrotën na e kanë ly me mjaltë”, teksa në maicën e tij shkruhet “We are not problematic guys! We are playboys!” dhe në duar mban një kavanoz me mjaltë me mbishkrim “Ku fshihet lepuri?!”, në të cilën është e zhytur një karrotë./ KultPlus.com

“I Am I” proteston para qeverisë, e quan Kosovën Republikë të bananeve

Artisti kosovar, i cili shumë shpesh i vetëm proteston për zhvillime të ndryshme në Kosovë, së fundmi ka protestuar për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet sot mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan KultPlus.

Për KultPlus, i riu i njohur me emrin artistik “I Am I” ka thënë se performanca e ditë së sotme trajton temën e katër shtatorit dhe marrëveshjes që pritet të ndodhë.

“Kjo është performanca protestuese artistike e radhës, në kuadër të konceptit ‘the art of protest’, që trajton temën e sotshme të 4 Shtatorit, të marrëveshjes së mundshme mes Kosovës dhe Serbisë në Washington DC”, ka thënë ai në një prononcim për KultPlus.

 “I Am I” gjatë ditës së sotme ka publikuar disa foto përballë ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

‘Banana Republic. Ki kujdes, ki kujdes nga bananja! Cool and Dullë Bananas”, ka shkruar ai.

Në fotografitë e postuara ai gjithashtu ka të mbyllur gojën me një banane kurse në hartën e bërë me banane, për pjesën veriore të vendit ka përdorur banane të dëmtuara./ KultPlus.com