Këta janë filmat e Kosovës që as komisioni nuk i dha dritën e gjelbër drejt rrugës për Oscars

Këtë vit, Kosova nuk ka propozuar asnjë film për garën e nominimeve në kategorinë e filmit ndërkombëtar për edicionin e radhës të Oscars 2024. E këtë vendim, anëtarët e komisionin e morën me arsyetimin se nuk kishte prurje adekuate, shkruan KultPlus.

 Pas konsiderimit të detajshëm të aplikimeve të këti viti, komiteti selektues i përbërë nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada ka konstatuar se veprat në konkurrencë deshmojnë prezencë të talentit vibrant, kërkues e provokativ në ardhje, por që nuk reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritanishme në kinematografi.

Si rezultat i kësaj, krahas sukseseve të vazhdueshme të filmave, komiteti ka vendosur unanimisht që në edicionin e Oscars 2024 të mos dërgojë përfaqësues nga Kosova.

Filmat kosovarë të cilët u ofruan për komitetin selektues ishin ‘The Land Within’ nga regjisori Fisnik Maxville, ‘The Albanian Virgin’ nga regjisori Bujar Alimani, ‘I love you more’ nga regjisori Erblin Nushi dhe dokumentari ‘Aktorët e Kanës’ nga regjisori Mentor Spahiu.

Asnjëri nga këto propozime nuk u panë të denjë nga komiteti selektues për të propozuar për garën më të madhe të filmit në botë ‘Oscars 2024’./KultPlus.com

Filmi i Erblin Dushit “I Love You More” me premierë botërore në Vancouver Queer Film Festival

Filmi me skenar dhe regji të Erblin Dushit do të prezantohet me premierë botërore në Vancouver Queer Film Festival, shkruan KultPlus.

Për këtë premierë ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës, institucion që edhr e ka mbështetë këtë projekt filmik bashkë me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë.

Më poashtë ju sjellim njoftimin e plotë të QKK-së.

Dashuria nuk njeh kufij. 🎬Jemi të gëzuar të njoftojmë për premierën-botërore të filmit “I Love You More,” me skenar dhe regji nga Erblin Nushi, në Vancouver Queer Film Festival me 12 Gusht! Ky film i veçantë është frymëzuar nga një histori personale, duke na kujtuar pranimin universal të kërkimit për dashurinë e parë, një ndjenjë që të gjithë duhet ta përjetojmë njësoj. Na bashkohuni në këtë udhëtim me Ben-in, një adoleshent Kosovar, që me guxim e hedh veten në rrugë për dashurinë ndaj një djaloshi që nuk e ka takuar kurrë. Mos e humbni këtë rrëfim të ndjenjave të thella të dashurisë dhe sakrificës! ❤️

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosoves dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqiperi./ KultPlus.com