Filmi ‘i treturi’ nga regjisori Arben Thaç, pjesë e festivalit ndërkombëtar në Gjenevë

Filmi i metrazhit të gjatë ‘I treturi’ me regji nga Arben Thaçi, është prezantuar gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit oriental në Gjenevë, përcjell KultPlus.

Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore. Protagonisti i filmit i luajtur nga aktori Sotiraq Bratko, duke shkruar kujtimet e tij, përpiqet të na zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fsheh nga njerëzit, gruaja e tij (Eva Alikaj) madje edhe nga vetvetja. Ajo që na zbulon është plot faj, pendim e tmerr që nuk e kanë lënë të qetë për aq kohë sa është izoluar nga bota e njerëzit.

“I treturi” është prodhim kinematografik i produksionit Arbfilm, i financuar nga Agjencioni i Filmit i Maqedonisë së Veriut, ndërkaq si bashkëprodhues minoritar është përfshirë Qendra Kinematografike e Kosovës përmes Ikone Studio me producentët: Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka, si dhe Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë përmes produksionit B&G Film Pro me producent Besnik Bisha.

Ndërkaq, kasti i aktorëve përfshin emrat  si: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Lokaj, Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Selman Jusufi, Adem Karaga, Refet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati./KultPlus.com

Filmi ‘I Treturi’ fiton dy çmime ndërkombëtare në “Rome Independent Film Awards”

Filmi “I Treturi” fiton dy çmime ndërkombëtare në “Rome Independent Film Awards” në Romë të Italisë: çmimi për film më të mirë të metrazhit të gjatë në produksion të Arbfilm me producent Arben Thaçi dhe çmimi për kostumet më të mira të cilat janë punuar nga kostumografja nga Kosova – Albulena Borovci.

Festivali i filmit të pavarur në Romë shqyhet për përzgjedhjen e filmave të kinemasë së pavarur nga të gjitha llojet e buxheteve, zhanreve dhe kombësive, duke bërë një përzgjedhje të filmave më unikë. Filmat fitues duke përfshirë këtu edhe filmin “I Treturi” do të shfaqen para pubilkut në kinemanë “Farnese” në Romë të Italisë më 31 Janar 2022 ku edhe do të ndahen personalisht çertifikatat për fituesit e çmimeve.

Ky është çmimi i katërt gjegjësisht i pesti ndërkombëtar i filmit pas çmimit për fotografi më të mirë në Festivalin e Anatolisë në Turqi, çmimi pë regjisor debutant në Montreal të Kanadasë dhe çmimi për film më të mirë të huaj në Festivalin ndërkombëtar të Zvicrës.

Filmi është xhiruar kryesisht në Maqedoninë e veriut me disa skena të xhiruara në Kosovë, Bullgari dhe Zvicër. Është mbështetur financiarisht nga Agjencioni i filmit i Republikës së Maqedonisë së veriut, ndërkaq si ko-prododuksioni minoratire ka kontribuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë. /KultPlus.com

Image preview
Image previewImage previewImage preview

Filmi artistik “I treturi” nga Arben Thaçi do të luhet në TIFF në Tiranë

Filmi artistik “I treturi” me skenar dhe regji të Arben Thaçit, do të tregohet në programin zyrtar të TIFF – Tiranë në kategorinë e filmave shqiptarë ku do të garojë edhe me 11 filma tjerë shqiptarë. Festivali filmik ndërkombëtar në Tiranë këtë vit do të mbahet nga data 24 deri më 30 shtator.

TIFF-Tiranë është festivali i parë shqiptar që e fitoi shenjën e kualifikimit OSCAR në kategorinë e filmave të shkurtër. Gjithashtu në kategorinë e konkurencës në kategorinë e filmave të shkurtër ëshrë filmi i shkurtër i Marija Apçevska “Poli verior” i cili këtë vit ishte në Festivalin e Kanës, ndërsa në programin kryesor ndërmjet shtatë filmave do të luajnë edhe dy filma artistik nga Kosova “Zgjoi” nga Blerta Basholli dhe “Në kërkim të Venerës” nga Norik Sefa.

Filmi “I treturi” e kishte premierën në kinemanë Sinepleks në Shkup në qershor të këtij viti, më 26 gusht ishte luajtur në kategorinë “projeksioni special” në Prifilm Fest në Prishtinë, ndërsa më 28 gusht e bëri hapjen solemne të festivalit TIFF ODA në Tetovë./KultPlus.com

“I treturi” me regji të Arben Thaqit me premierë në Cineplexx të Maqedonisë (VIDEO)

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “I treturi” me skenar dhe regji të Arben Thaqit do të prezantohet me premierë në Cineplexx të Shkupit, shkruan KultPlus.

Premiera e këtij filmi që përfshinë një kastë të njohur të aktorëve do të prezantohet të premtën, me fillim në ora 19:00.

Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshinë periudhën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Protagonisti  filmit luajtur nga aktori Sotiraq Bratko duke shkruar kujtimet e tij, përpiqet të zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fshehë nga njerëzit, gruaja e tij, madje edhe nga vetvetja.

Në këtë film përpos Sotiraq Bratko luajnë edhe aktorët: Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Selman Jusufi, Adem Karaga, Rafet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati …

Filmi është kooproduksion mes Arbfilm e që është mbështetë nga Qendra e Filmit të Maqedonisë, dhe bashkëprodhues minor është edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, nëpërmjet Ikonë Studio.

Filmi është bazuar në romanin e Abdylaziz Ilsmait “Të treturit e Projanës”./ KultPlus.com

Traileri i filmit “I treturi” i regjisorit Arben Thaçi do të promovohet me 28 Nëntor

Publikohet posteri dhe fotot e para nga filmi artistik i metrazhit të gjatë “I Treturi” i regjisorit Arben Thaçi. Skenari i filmit që është shkruar nga vet regjisori ka marr motiv nga romani i Abdylazis Islamit “Të Treturit e Projanës”.

Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore. Protagonisti i filmit luajtur nga aktori Sotiraq Bratko duke shkruar kujtimet e tij përpiqet të na zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fsheh nga njerëzit, gruaja e tij (Eva Alikaj) madje edhe nga vetvetja. Ajo që na zbulon është plot faj, pendim e tmerr që nuk e kanë lënë të qetë për aq kohë sa është izoluar nga bota e njerëzit.

“I Treturi” është prodhim kinematografik i produksionit Arbfilm financuar nga Agjencioni i Filmit i Maqedonisë së veriut ndërkaq si bashkëprodhues minoritar është përfshirë  Qendra Kinematografike e Kosovës përmes Ikone Studio me producentët: Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka si dhe Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë përmes produksion B&G Film Pro me producent Besnik Bisha.

Kasti i aktorëve përfshin emra të njohur nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria si: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Lokaj, Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Selman Jusufi, Adem Karaga, Refet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati etj.

Autorët tjerë të filmit janë Vlatko Samoilovski drejtor fotografie, Bilgaip Koçishta në funksion të skenografit, kostumet janë dizajnuar dhe përgatitur nga Albulena Borovci dhe muzika është komponuar nga Trimor Dhomi.

Traileri i filmit do të promovohet të shtunën me 28 Nëntor 2020 në TV dhe në mediat sociale./ KultPlus.com