Kënga arbëreshe “Ajri i Pirukes” është realizuar në versionin instrumental nga grupi trio “Bukuria”, përcjellë KultPlus.
Ky grup përbëhet nga artistët e talentuar si: Ibrahim Gunbardhi, instrumentist e pedagog i muzikës në Bremen të Gjermanisë, violinistja shqiptare Besa Dervishi dhe Thomas Krizsan, instrumentisti gjerman që interpreton tingujt më të bukur të traditës shqiptare.
Motivet arbëreshe janë sjellë të përpunuara dhe janë publikuar në platformën YouTube.
Ky bashkëpunim mes tre muzikantëve ndërkombëtarë ka risjellë disa nga këngët legjendare shqiptare, të tilla si: “Tomakuqe”, “Baresha” etj., të cilat vijnë si dedikim për të gjithë artdashësit.
Në vijim, ju ftojmë të shijoni interpretimin e këngës arbëreshe “Ajri i Pirukes”. / KultPlus.com