Mos më thuaj që nuk të kam dashur, o lule e livadhit të virgjër! Thuamë që është shuar dielli, thuamë që toka është në flakë, thuamë që hëna është ngjethur, thuamë që qielli është në gjëmë, thuamë që s’ka më agshole, por mos më thuaj që nuk të kam dashur…/ KultPlus.com
“Tempo” ka botuar, me 2 dhjetor 1973, në faqen n°85, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën.
Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85
Kur Ibrahim Kodra mbërriti në Milano në vitin 1944 dhe organizoi atelienë e tij të parë, ai ishte 26 vjeç. Por tashmë një jetë për të treguar. Ashtu si ajo e përrallave me mbretër, mbretëresha, njerka, por edhe mundime, vuajtje, heqje dorë. Dhe si në të gjitha përrallat, një fund i lumtur. Sepse Kodra tani është një piktor i njohur.
I lindur në Shqipëri në vitin 1918, ai mbetet jetim. Njerka nuk e do atë. Ai largohet. Por tashmë ai fillon të pikturojë. Një portret i tij i shfaqur në një vitrinë vihet re nga një zyrtar i oborrit mbretëror, i cili flet për të me mbretëreshën. Ai shkon në oborrin mbretëror dhe ftohet të qëndrojë atje për të studiuar me nipin e mbretit Zog. Ndoqi një shkollë arti dhe fitoi një bursë për të studiuar në Itali. Fati i tij u vulos. Ai nuk do të lëvizë më nga Italia. “Në Shqipëri jam shumë i dashur dhe i njohur – thotë Kodra. – Shpresoj të kthehem.”
Studio e tij është e zhveshur dhe modeste. Atij i pëlqen të presë këdo që shfaqet në derën e tij. Të rinjtë janë mbledhur rreth këmbalecit dhe diskutojnë: është puna e tij e fundit që po përfundon për ekspozitat që do të mbajë pranverën e ardhshme në Milano.
Tani ai ka një ekspozitë në “Qendrën e arteve” në Saronno: të gjithë prodhimin (veprën) e tij më të fundit, 30 telajo që kanë si temë njeriun dhe lirinë. “Kodra është primitivi i një qytetërimi të ri”, shkruante Paul Eluard për të në vitin 1947. “Me pikturën time – thotë Kodra – përpiqem mbi të gjitha të realizoj masën (matjen) relative që ka të bëjë me perceptimin e njeriut në hapësirë, duke e vendosur, si në Rilindje, njeriun në qendër të Universit”.
Në foto: Kodra përfundon një “Homazh për Bertolt Brecht”.
Mos më thuaj që nuk të kam dashur, o lule e livadhit të virgjër! Thuamë që është shuar dielli, thuamë që toka është në flakë, thuamë që hëna është ngjethur, thuamë që qielli është në gjëmë, thuamë që s’ka më agshole, por mos më thuaj që nuk të kam dashur…
O NËNË
Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet, o nënë. Ku je fshehur? Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde, sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje, që asnjëherë nuk lodheshin së ndjekuri ecjen time të pasigurt. Ishe gjithçka për mua. Fytyra jote: më e bukura mes muzave. Dhe flokët e tu të gjatë e të zinj mbulonin faqet e gëzueshme, kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë nëpër venat fëminore. Tani ku je fshehur? E freskët në kujtesën time, rikthehu, o nënë, të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur.
(Sot është përvjetori i vdekjes te piktorit Ibrahim Kodra. Ka pirë uiski me Heminguein, ka ndejtur me Kadarenë, të cilin e ka propozuar me shkrim për çmimin “Nobel” si akademik që është, madje dhe i Akademisë Franceze. Pak veta e dinë që Kodra ka shkruar dhe poezi. Në shqip, por më shumë në italisht. I janë botuar disa dikur në Prishtinë, ku dhe ka shkuar më shpesh e hapur ekspozita… )/ KultPlus.com
Ibrahim Kodra, postkubisti i fundit i Evropës, u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano të Italisë.
U largua nga Shqipëria më 1938, në moshën 20-vjeçare, pas përfitimit të një burse studimi që iu dha nga Oborri Mbretëror, për të vazhduar studimet pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës (Itali).
La pas rreth 6 mijë vepra, por mendohet të ketë edhe shumë të tjera të papërcaktuara si autorësi, për faktin se kanë qenë dhurata për miq të piktorit. Ndër to vetëm 2 mijë janë të dokumentuara dhe të njohura për autorësinë dhe trashëgiminë intelektuale të artistit. Një pjesë e konsiderueshme e krijimeve të tij ndodhen të shpërndara në muze të ndryshëm privatë dhe një pjesë tjetër i disponojnë koleksionistët e veprave të artit.
Në vitin 1948, Ibrahim Kodra krijoi një marrëdhënie shumë të veçantë me piktorin e madh Pablo Picaso, prej të cilit u ndikua për një pjesë të krijimeve të tij. Të dy së bashku kryen edhe një studim të rëndësishëm artistik. Mediet dhe kritika e kohës e emërtuan Ibrahim Kodrën si “postkubistin e fundit të Evropës”.
Një ndër elementët që e dallojnë ishin “Le case Kodra” (shtëpitë Kodra) dhe elementi u bë subjekt i krijimtarisë së piktorit në kohën që ai jetoi në disa fshatra të komunës Civita të Italisë së Jugut, dhe ishin pikërisht shtëpitë e banuara nga arbëreshët ato që u bënë të njohura në mbarë botën vetëm prej faktit se ishin subjekt i muzës së piktorit shqiptar./atsh/KultPlus.com
Mos më thuaj që nuk të kam dashur, o lule e livadhit të virgjër! Thuamë që është shuar dielli, thuamë që toka është në flakë, thuamë që hëna është ngjethur, thuamë që qielli është në gjëmë, thuamë që s’ka më agshole, por mos më thuaj që nuk të kam dashur…
O NËNË
Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet, o nënë. Ku je fshehur? Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde, sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje, që asnjëherë nuk lodheshin së ndjekuri ecjen time të pasigurt. Ishe gjithçka për mua. Fytyra jote: më e bukura mes muzave. Dhe flokët e tu të gjatë e të zinj mbulonin faqet e gëzueshme, kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë nëpër venat fëminore. Tani ku je fshehur? E freskët në kujtesën time, rikthehu, o nënë, të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur.
(Sot është 106-vjetori i lindjes së piktorit Ibrahim Kodra. Ka pirë uiski me Heminguein, ka ndejtur me Kadarenë, të cilin e ka propozuar me shkrim për çmimin “Nobel” si akademik që është, madje dhe i Akademisë Franceze. Pak veta e dinë që Kodra ka shkruar dhe poezi. Në shqip, por më shumë në italisht. I janë botuar disa dikur në Prishtinë, ku dhe ka shkuar më shpesh e hapur ekspozita… )/ KultPlus.com
Si sot 106 vite më parë në Ishëm të Shqipërisë, lindi piktori i madh shqiptar emri i i të cilit thuhet me krenari nga shqiptarët Ibrahim Kodra, shkruan KultPlus.
Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, u ndërpre kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.
Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Ibrahim Kodra, vdiç më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano.
Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik. / KultPlus.com
Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, përcjell KultPlus.
Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.
Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Ibrahim Kodra, vdic më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano./ KultPlus.com
“Tempo” ka botuar, me 2 dhjetor 1973, në faqen n°85, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën.
Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85
Kur Ibrahim Kodra mbërriti në Milano në vitin 1944 dhe organizoi atelienë e tij të parë, ai ishte 26 vjeç. Por tashmë një jetë për të treguar. Ashtu si ajo e përrallave me mbretër, mbretëresha, njerka, por edhe mundime, vuajtje, heqje dorë. Dhe si në të gjitha përrallat, një fund i lumtur. Sepse Kodra tani është një piktor i njohur.
I lindur në Shqipëri në vitin 1918, ai mbetet jetim. Njerka nuk e do atë. Ai largohet. Por tashmë ai fillon të pikturojë. Një portret i tij i shfaqur në një vitrinë vihet re nga një zyrtar i oborrit mbretëror, i cili flet për të me mbretëreshën. Ai shkon në oborrin mbretëror dhe ftohet të qëndrojë atje për të studiuar me nipin e mbretit Zog. Ndoqi një shkollë arti dhe fitoi një bursë për të studiuar në Itali. Fati i tij u vulos. Ai nuk do të lëvizë më nga Italia. “Në Shqipëri jam shumë i dashur dhe i njohur – thotë Kodra. – Shpresoj të kthehem.”
Studio e tij është e zhveshur dhe modeste. Atij i pëlqen të presë këdo që shfaqet në derën e tij. Të rinjtë janë mbledhur rreth këmbalecit dhe diskutojnë: është puna e tij e fundit që po përfundon për ekspozitat që do të mbajë pranverën e ardhshme në Milano.
Tani ai ka një ekspozitë në “Qendrën e arteve” në Saronno: të gjithë prodhimin (veprën) e tij më të fundit, 30 telajo që kanë si temë njeriun dhe lirinë. “Kodra është primitivi i një qytetërimi të ri”, shkruante Paul Eluard për të në vitin 1947. “Me pikturën time – thotë Kodra – përpiqem mbi të gjitha të realizoj masën (matjen) relative që ka të bëjë me perceptimin e njeriut në hapësirë, duke e vendosur, si në Rilindje, njeriun në qendër të Universit”.
Në foto: Kodra përfundon një “Homazh për Bertolt Brecht”.
Si sot 105 vite më parë në Ishëm të Shqipërisë, lindi piktori i madh shqiptar emri i i të cilit thuhet me krenari nga shqiptarët Ibrahim Kodra, shkruan KultPlus.
Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.
Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Ibrahim Kodra, vdic më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano.
Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik. / KultPlus.com
“Tempo” ka botuar, me 19 qershor 1971, një shkrim në lidhje me vlerësimin e veçantë asokohe të Ibrahim Kodrës në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Burimi : Tempo, 19 qershor 1971
Në Paris, ku morën pjesë personalitete të shumta dhe ministri Michel Debré, piktori me origjinë shqiptare (në foto), i cili një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij e zhvillon në Itali, mori medaljen e artë dhe diplomën e shoqatës “Arts, sciences et lettres”. Çmimi u motivua nga fakti se arti i Kodrës “ka hapur horizonte të reja për pikturën bashkëkohore”./ KultPlus.com
Mos më thuaj që nuk të kam dashur, o lule e livadhit të virgjër! Thuamë që është shuar dielli, thuamë që toka është në flakë, thuamë që hëna është ngjethur, thuamë që qielli është në gjëmë, thuamë që s’ka më agshole, por mos më thuaj që nuk të kam dashur…
O NËNË
Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet, o nënë. Ku je fshehur? Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde, sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje, që asnjëherë nuk lodheshin së ndjekuri ecjen time të pasigurt. Ishe gjithçka për mua. Fytyra jote: më e bukura mes muzave. Dhe flokët e tu të gjatë e të zinj mbulonin faqet e gëzueshme, kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë nëpër venat fëminore. Tani ku je fshehur? E freskët në kujtesën time, rikthehu, o nënë, të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur.
(Sot është përvjetori i vdekjes te piktorit Ibrahim Kodra. Ka pirë uiski me Heminguein, ka ndejtur me Kadarenë, të cilin e ka propozuar me shkrim për çmimin “Nobel” si akademik që është, madje dhe i Akademisë Franceze. Pak veta e dinë që Kodra ka shkruar dhe poezi. Në shqip, por më shumë në italisht. I janë botuar disa dikur në Prishtinë, ku dhe ka shkuar më shpesh e hapur ekspozita… )/ KultPlus.com
Ibrahim Kodra ishte një ndër piktorët më të njohur dhe më të dashur të Shqipërisë. Me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe një stil të veçantë, ai la një gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar. Në ditën e përvjetorit të vdekjes së tij, ne nderojmë jetën dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e arteve.
Ibrahim Kodra filloi karrierën e tij në mënyra të vështira, por me pasionin dhe talentin e tij, ai arriti të bëhej një ndër piktorët më të njohur në vendin e tij. Veprat e tij ishin të njohura për ngjyrat e ndezura dhe përmbajtjen e tyre simbolike, duke i dhuruar atyre një sens të veçantë dhe emocional. Ai gjithashtu ishte i njohur për aftësinë e tij për të shprehur ndjenjat e tij nëpërmjet pikturave të tij, duke e bërë atë një nga piktorët më të njohur në rajon.
Në kujtim të Ibrahim Kodrës, ne duhet të nderojmë veprat e tij dhe të mbajmë gjallë trashëgiminë e tij artistike. Ai do të mbetet gjithmonë një burim inspirimi për brezat e ardhshëm të piktorëve dhe një shembull i përkushtimit dhe pasionit për arte. Në këtë ditë të veçantë, ne duhet të nderojmë jetën dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e arteve dhe të mbajmë gjallë trashëgiminë e tij për gjenerata të ardhshme.
Biografia
U lind në Likmetaj të Ishmit më 22 prill të vitit 1918, i biri i Muratit. Ngeli jetim herët dhe për të ikur nga njërka, shkoi dhe punoi kamarier në Mamurras. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, Milano.
Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poete, shkrimtarë, Kritike e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.
Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.
Ndonëse nëpër intervista kishte deklaruar se ishte pagëzuar i krishterë katolik, për hir të dashurisë, shtypi publikoi se kishte lënë amanet që të varrosej si mysliman. / KultPlus.com
Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet, o nënë. Ku je fshehur? Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde, sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje, që asnjëherë nuk lodheshin së ndjekuri ecjen time të pasigurt. Ishe gjithçka për mua. Fytyra jote: më e bukura mes muzave. Dhe flokët e tu të gjatë e të zinj mbulonin faqet e gëzueshme, kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë nëpër venat fëminore. Tani ku je fshehur? E freskët në kujtesën time, rikthehu, o nënë, të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur. / KultPlus.com
Fondacioni “Ibrahim Kodra” hapi në Durrës një ekspozitë të veçantë me 125 vepra të artistëve italianë, miq e bashkëkohës të piktorit, të cilët kanë dhuruar secili nga një vepër në shenjë respekti për kontributin e mjeshtrit shqiptar me përmasa botërore.
Kjo ekspozitë u çel në kuadër të 104-vjetorit të lindjes së piktorit të shquar Ibrahim Kodra.
Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila tha se “Ibrahim Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht dhe të gjithë ne jemi krenarë që një personalitet i tillë është pikërisht nga Durrësi”.
“Ibrahim Kodra është emri i një piktori të madh, që lindi në një vend të vogël si Shqipëria, por që talenti, jeta dhe arti i tij, kapërceu kontinente. I pari shqiptar që përqafoi pikturën bashkëkohore evropiane, për t’u shndërruar në një përfaqësues të denjë të saj. Kodra mbetet një piktor tërësisht shqiptar, me rrënjët e ngulura fort në kujtesën e atdheut të tij të origjinës. Me arritjet e tij në pikturë, Ibrahim Kodra ndikoi që emri i Shqipërisë të kumbonte nëpër botë. Vepra e Kodrës është një shkollë e vërtetë arti, kurse Kodra është piktori i shquar dhe shqiptari i madh”, theksoi Sako.
Në kuadër të 104-vjetorit të lindjes së piktorit të shquar Ibrahim Kodra edhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit kanë ekspozuar pikturat e tyre me tematikën “Ibrahim Kodra në sytë tanë”./ atsh/ KultPlus.com
Si sot 104 vite më parë në Ishëm të Shqipërisë, lindi piktori i madh shqiptar emri i i të cilit thuhet me krenari nga shqiptarët Ibrahim Kodra, shkruan KultPlus.
Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.
Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Ibrahim Kodra, vdic më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano.
Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik. / KultPlus.com
Mos më thuaj që nuk të kam dashur, o lule e livadhit të virgjër! Thuamë që është shuar dielli, thuamë që toka është në flakë, thuamë që hëna është ngjethur, thuamë që qielli është në gjëmë, thuamë që s’ka më agshole, por mos më thuaj që nuk të kam dashur…/ KultPlus.com
Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, përcjell KultPlus.
Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.
Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Ibrahim Kodra, vdic më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano./ KultPlus.com
Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet, o nënë. Ku je fshehur? Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde, sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje, që asnjëherë nuk lodheshin së ndjekuri ecjen time të pasigurt. Ishe gjithçka për mua. Fytyra jote: më e bukura mes muzave. Dhe flokët e tu të gjatë e të zinj mbulonin faqet e gëzueshme, kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë nëpër venat fëminore. Tani ku je fshehur? E freskët në kujtesën time, rikthehu, o nënë, të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur. /KultPlus.com
“Tempo” ka botuar, me 2 dhjetor 1973, në faqen n°85, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën.
Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85
Kur Ibrahim Kodra mbërriti në Milano në vitin 1944 dhe organizoi atelienë e tij të parë, ai ishte 26 vjeç. Por tashmë një jetë për të treguar. Ashtu si ajo e përrallave me mbretër, mbretëresha, njerka, por edhe mundime, vuajtje, heqje dorë. Dhe si në të gjitha përrallat, një fund i lumtur. Sepse Kodra tani është një piktor i njohur.
I lindur në Shqipëri në vitin 1918, ai mbetet jetim. Njerka nuk e do atë. Ai largohet. Por tashmë ai fillon të pikturojë. Një portret i tij i shfaqur në një vitrinë vihet re nga një zyrtar i oborrit mbretëror, i cili flet për të me mbretëreshën. Ai shkon në oborrin mbretëror dhe ftohet të qëndrojë atje për të studiuar me nipin e mbretit Zog. Ndoqi një shkollë arti dhe fitoi një bursë për të studiuar në Itali. Fati i tij u vulos. Ai nuk do të lëvizë më nga Italia. “Në Shqipëri jam shumë i dashur dhe i njohur – thotë Kodra. – Shpresoj të kthehem.”
Studio e tij është e zhveshur dhe modeste. Atij i pëlqen të presë këdo që shfaqet në derën e tij. Të rinjtë janë mbledhur rreth këmbalecit dhe diskutojnë: është puna e tij e fundit që po përfundon për ekspozitat që do të mbajë pranverën e ardhshme në Milano.
Tani ai ka një ekspozitë në “Qendrën e arteve” në Saronno: të gjithë prodhimin (veprën) e tij më të fundit, 30 telajo që kanë si temë njeriun dhe lirinë. “Kodra është primitivi i një qytetërimi të ri”, shkruante Paul Eluard për të në vitin 1947. “Me pikturën time – thotë Kodra – përpiqem mbi të gjitha të realizoj masën (matjen) relative që ka të bëjë me perceptimin e njeriut në hapësirë, duke e vendosur, si në Rilindje, njeriun në qendër të Universit”.
Në foto: Kodra përfundon një “Homazh për Bertolt Brecht”.
Instrumentisti rozë kjo vepër e Ibrahim Kodrës, me përmasa 70×60 cm, vaj dhe media mikse në kanavacë, e vitit 1974, u prezantua sot në programin Artkand, nëpërmjet çmimit fillestar 7000€.
Vepra bën pjesë në ciklin e veprave që maestro Kodra ka bërë për muzikantet. Ndërkohë kjo vepër është pjesë e koleksionit të Fratelli Spalinger në Brescia, të cilët duhet theksuar se me maestron kanë pasur një kontratë 7 vjeçare për të punuar vetëm për ta.
Kjo vepër është pjesë e katalogut të koleksionit të tyre.
Ka shume koleksionist që posedojnë vepra të Kodrës, të blera në ankande të ndryshme. Përveç koleksionistëve shqiptarë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonise janë shumë aktiv në këtë drejtim.
Silvio Berluskoni posedon një koleksion të veprave të Kodrës me 41 punime.
Një tjetër punim i postkubistit të fundit është zbuluar te shtëpia e Dario Fo-së.
Nga ana tjetër artisti Amarildo Ruci u prezantua në program nëpërmjet Zenosyne (zinosajn), teknika akril dhe vaj mbi telajo, Viti: 2021, Dimensionet: 120x100cm, çmimi 2300 euro.
Në këtë vepër paraqiten simbolike dhe element nga jeta reale edhe ajo çka e rrethon artistin si fizikisht edhe shpirtërisht, ku nuk mungon “muza” artistike e figurës femërore e paraqitu ne portret .
Programi u përmbyll me Eduard Lexanin dhe Nudos së tij dhe Milto Jorgjit ne Kompozim./KultPlus.com
“L’Unità” ka botuar, të enjten e 27 majit 1982, në faqen n°14, një shkrim në lidhje me ekspozitën e piktorit të shquar shqiptar Ibrahim Kodra në Romë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Ibrahim Kodra në “Nuovo Carpine”
Çdo gjë që është e gjallë lidhet me dritën, me detin, me verën
Burimi : L’Unità, e enjte, 27 maj 1982, f.14
Ibrahim Kodra. Galeria “Nuovo Carpine”, rruga Mantellate n°30; deri më 31 maj; nga ora 10:13 paradite deri në 5:20 pasdite.
Shqiptari Kodra, në Milano, është në shtëpi (vendas); në Romë, ai është pothuajse një i panjohur. Kjo antologji, me piktura nga viti 1945 e deri më sot dhe qeramika shumë të bukura të formave dhe ngjyrave, na bën të njohim rrugëtimin dhe duhet thënë menjëherë se, në fund, ajo që vërtet shijon dhe mbetet në kujtesë është drita e tij e detit me lojëra të lumtura të peshqve dhe zogjve dhe ai tingull i flautit dhe kitarës që vjen nga figurat e tij po aq të lumtura të muzikantëve mesdhetarë.
Mua më duket qartë se ata vijnë nga muzikantët harlekinë të Pikasos si gjithë figuracioni post-kubist (pas periudhës së Antibes) të robotëve që kanë gjetur një mënyrë për të shijuar gjithsesi diellin. Kodra përdor mënyrën e tij, disi monotone, e cila gjithmonë skematizon figurën njerëzore me një vëllim obsesiv në përsëritje, por të këndshme në shije.
Monotonia ndonjëherë shpengohet nga transparenca e bukur e dritës dhe nga ajo ndjenjë e ngjyrave që marrin natyrën dhe gjërat njerëzore në det ose pranë detit. Dikush sheh rrënjë bizantine në figurat e tij mesdhetare. Kjo është e mundur, aq sa aspekti neokubist i formës i përshtatet pllakës së mozaikut dhe ngurtësisë ikonike.
Por unë këmbëngul, ajo që është e gjallë, në mënyrën e Kodrës, lidhet me detin, me dritën e tij, me kohën e meridianit veror. Robotët e tij, në fund të fundit, janë kukulla dhe grumbullimi i tyre në masë nuk tremb aspak. Sigurisht që nuk ka peshq dhe zogj të lirë apo vela të fryra nga erërat paqësore që janë figurat me të cilat lirizmi delikat i Kodrës është në gjendje të ngrihet.
“Radiocorriere” ka botuar, me 27 tetor 1979, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Burimi : Ibrahim Kodra. Piktori me origjinë shqiptare është protagonist i kësaj jave të “Të parë nga afër – Visti da vicino”. – Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150
Heroi i një fabule është një piktor
“I adoptuar nga mbreti i Shqipërisë, Ibrahim Kodra është një artist me një jetë legjendare. Poeti Eluard e quajti atë “primitivi i një civilizimi të ri”. Jetën dhe punën e tij e tregon vetë në “Të parë nga afër – Visti da vicino”
Ai është një “legjendë”.Ai ishte tetë ose nëntë vjeç kur një mjeshtër i zellshëm i oborrit të mbretit i foli sovranit për një djalë që pikturonte si një piktor i madh.Mbreti dhe mbretëresha e birësuan (adoptuan).Nuk është një fabul, as historia e një piktori të Rilindjes.Por legjenda e Kodrës.I lindur më 1918 në Tiranë në Shqipëri në kohën e Mbretit Zog, ai u adoptua nga ky i fundit me premtimin e mbretëreshës për ta dërguar për të studiuar në Itali.Dhe kështu ndodhi.Në fillim të të njëzetave, me një bursë, i riu arrin në Itali, në Milano dhe hyn në Brera në shkollën e Carra-s, Carpi-t, Funi-t, Morlotti-t, Dova-s, Peverelli-t. Pastaj lufta. Hy në Rezistencë.Dhe nuk largohet më nga Italia.Bëhet qytetar italian dhe nënshtetësia e tij firmoset nga i njëjti president Saragat-i që e uroj atë në “Quirinale”.Por edhe fitorja milaneze midis viteve 1940 dhe 1950 ka gjithashtu aromën e legjendës. Shkurtimisht, piktori nuk ndan, ashtu si në të kaluarën, ekzuberancën e jetës nga gjeniu artistik dhe bëhet një lloj heroi i romanit. Dhe është vetë ai që rrëfen tërë jetën e tij fantastike në takimin e tij me publikun në “Të parë nga afër – Visti da vicino” (e premte, ora 6 pasdite. Rete 2).Natyrisht, personaliteti i pagabueshëm i artistit të madh nuk është i ndarë nga stili i tij konfuz.
Është e gjitha në një.Rezultati është një vepër artistike gati si magjistare, drita, ngjyra, idhuj, aludime lirike për Orientin e tij Ballkanik, përzier në një stil të pagabueshëm.“Kodra është primitivi e një civilizimi të ri”, tha poeti Paul Eluard.Në përpjekje për të shpjeguar këtë alkimi misterioze artistike të këtij “primitivi” në transmetim është Carlo Munari.“Legjenda” e Ibrahim Kodrës është kështu një takim tjetër me artin bashkëkohor dhe mbi të gjitha me artistin, në ciklin e gjatë të Renzo Bertoni-t:një cikël që ka sjellë dhe sjell në shtëpi “të mëdhenjtë” e artit në dimensionin e tyre të përditshëm, në momentin e punës së tyre dhe në momentet e relaksimit:në një rrëfim që secili i bën vetes dhe artit të tij për publikun e gjerë.”
https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1979-kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/
Burimi : Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150
Ka shumë koleksionist që posedojnë vepra të Kodrës, të blera në ankande të ndryshme. Përveç koleksionistëve shqiptarë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonise janë shume aktiv në këtë drejtim.
Silvio Berluskoni posedon një koleksion të veprave të Kodrës me 41 punime.
Një tjetër punim, është zbuluar te shtëpia e Dario Fo-së./ KultPlus.com
Në episodin e 18-të Artkand zgjodhi të prezantojë për publikun një vepër të Ibrahim Kodrës.
Firzamonicisti, Përmasat: 51 X36, Viti 1992, Teknikë e përzier në cartone schoeller, Çmimi: 3000 euro.
I cilësuar nga Paul Eluard si primitivi i qytetërimit të ri, mjeshtri Kodra spikati për personalitetin e tij artistik.
Kjo vepër e një koleksioni privat I përket ciklit “Muzikanti” që maestro Kodra i kishte shumë përzemër dhe ka realizuar shumë të tilla që nga vitet ’60 deri në fund të jetës së tij. Cikli i veprave “Muzikanti” janë të shumta si violinisti, kitaristi, firzamonicisti, saksofonisti, trompetisti kontrabasisti, flautisti.
Ka shumë koleksionist që posedojnë vepra të Kodrës, të blera në ankande të ndryshme. Përveç koleksionistëve shqiptarë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonise janë shume aktiv në këtë drejtim.
Silvio Berluskoni posedon një koleksion të veprave të Kodrës me 41 punime.
Një tjetër punim, është zbuluar te shtëpia e Dario Fo-së.
Mjeshtri që e dashuroi deri në fund vendlindjen e tij, realizoi “Shqipëria Fantastike” në vitin 1997, kohë kur në shtypin botëror flitej për një Shqipëri në luftë.
Vepra e tij Firzamonicisti do të qëndrojë në ankand për të paktën një javë.
Në pjesën e dytë të programit, në Galerinë Artkand u prezantuan, Vilson Halimi-Peizazh-Vaj në pëlhurë-Viti 1979-Permasat 50×60 cm-Çmimi 1700 €.
Qirjako Meniko-Peizazh-Vaj ne kanavace-Permasat 53×71 cm-Viti 2007-Çmimi 1000€.
Këta janë artistë që kanë krijuar imazhin e tyre të rëndësishëm dhe janë tepër të kërkuar nëpër koleksionet shqiptare. Dhe peizazhet që sjellin janë tipike shqiptare.
Andrea Mano-Projekt monument minatori, Përmasat Lartesia 35cm, gjeresi 19cm, thellesi 12cm. Derdhur ne aliazh alumini- Çmimi 1500€ përmbylli programin e 18./top channel/KultPlus.com