Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka vizituar varrin e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku dhe ka bërë homazhe, shkruan KultPlus.
Meta u shpreh se u përulë para memorialit të Presidentit historik, me respekt e mirënjohje të thellë.
”Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.”, shprehej ai tutje në statusin e tij në Facebook. / KultPlus.com
Më 24 prill 2002, Gjilanin e goditi një tërmet me fuqi mbi 5 ballë të shkallës Rihter. Të nesërmen, këtë qytet e vizitoi presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili pos që premtoi ndihmën e institucioneve në përballimin e gjendjes, njëkohësisht i ngushëlloi të dëmtuarit duke iu thënë se kjo është prej Zotit.
Kryetari i
komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e njoftoi presidentin Rugova me pasojat e
tërmetit, i cili la një të vdekur, që ishte humbja më e madhe, mbi 100 të
lënduar si dhe dëme të konsiderueshme materiale.
“Mbi 7 mijë
banorë jetojnë nën tenda, ndërsa rreth 80 për qind e qytetarëve të kësaj komune
nuk kanë guxim të kthehen nëpër shtëpitë e veta, nga frika e dridhjeve të reja,
të cilat po vazhdojnë për çdo ditë”, kishte thënë Haziri.
Pasi i ka
shprehur keqardhje kryetarit të Komunës për këtë fatkeqësi natyrore, presidenti
Rugova ka thënë se kjo është prej Zotit dhe ajo që vjen prej Zotit është më
lehtë e përballueshme.
“Të
lënduarit Zoti i shpëtoftë dhe do t`i shpëtojë”.
Presidenti
Rugova, i përcjellë nga kryetari Haziri dhe komandanti i SHPK-së Sheremet
Ahemti, vizitoi zonat më të dëmtuara dhe kaloi nëpër qendrën e qytetit për t’u
njohur drejtpërdrejt me pasojat e tërmetit.
Po ashtu
presidenti vizitoi qytetarët e vendosur në tenda, si dhe spitalin e qytetit, që
nuk po i zinte brenda gjithë të lënduarit, të cilëve u dëshiroi shërim të
shpejtë.
Presidenti
Rugova e lavdëroi punën e spitalit të Gjilanit, duke thënë se ekipet e tij kanë
bërë punë të mrekullueshme.
Po ashtu,
punë të mirë kanë bërë edhe institucionet e tjera, si policia, TMK-ja, KFOR-i,
UNMIK-u dhe kjo është edhe një fakt se ne po forcohemi, po forcohen
institucionet e Kosovës dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo rast, u shpreh
presidenti.
I pyetur
sesi e vlerëson reagimin e shpejtë të TMK-së, presidenti Rugova tha se punën e
tyre e çmon shumë pozitive dhe të shkëlqyeshme dhe për këtë punë ata edhe janë,
jo vetëm për raste të luftës, por edhe në raste të rregullta, për ndërtim, për
ndihmë të qytetarëve, për rastet që vijnë nga zoti dhe të këqijat e tjera.
Presidenti
Rugova tha se tani ndihmat duhet të orientohen nga Gjilani për kapërcimin e
gjendjes.
“Natyrisht do të shikojmë se çka mund të bëjmë nga buxheti i Kosovës”, tha presidenti Rugova në Gjilan, pas tërmetit, i cili e goditi këtë qytet dhe rrethinën e tij./MediaFokus/ KultPlus.com
Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij.
Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur. Gazeta Metro ju sjell 10 fakte interesante për Rugovën, jetën dhe shijet e tij, që nuk i keni ditur deri tash.
1. Presidenti Ibrahim Rugova ishte i varfër, por student i shkëlqyeshëm dhe bursist i merituar në Universitetin e Prishtinës. Këtë e siguroi jo nga simpatia e shtetit jugosllav të asaj kohe, por nga nota e lartë mesatare e studimeve. Më pastaj bursa e mirë e ndihmoi atë t’i vazhdojë studimet e veta deri në doktoraturë, duke e pasur parasysh se ishte i varfër dhe pa njërin prind, dhe se nuk mund t’i përballonte shpenzimet e studimeve. Rugova të gjithë shkollimin e kishte kryer me bursë duke mos shpenzuar nga buxheti i tij i varfër personal.
2. Student i shkëlqyer. Atëbotë Rugova e ka kryer Fakultetin Filozofik në afat rekord për tri vjet, në vend se katër, sa zgjatnin studimet normalisht, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, që tashmë është pjesë e Fakultetit Filologjik, konfirmon Gazeta Metro.
3. Gjithmonë e mbante nënën me vete. Rugova në momentin e parë që krijoi mundësitë finaciare dhe fitoi bursën… u kujdes që nënën e vet ta marrë në Prishtinë, që ishte e veçantë dhe e rrallë në atë kohë për një student në Kosovë. Ai mori me qira një banesë, në lagjen Lakrishte në Prishtinë ku jetoi me nënën e vet përgjithmonë, edhe pasi u martua, deri sa ajo ndërroi jetë.
4. ‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë esspreso dopio’ në ditë. Dhe këtë e bënte në embëltoren e famshme ‘Elita’ që gjendet ende në qendren tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë. Tavolina e tij, ende mbetet e njejta në këtë lokal ku ruhen legjenda të tilla për të.
5. Rugova i pinte deri katër pako duhan në ditë. Këtë duke e përcjellur kafen që shumë e preferonte e pastaj vazhdonte edhe me bisedat e gjata me miq e tij. Pinte lloje të ndryshme të duhanit gjatë studimeve dhe karrierës së tij. Por, marka e tij e preferuar e duhanit ishte ‘Dunhill’, që prodhohej atë kohë në Fabrikën e Duhanit në Gjilan.
6. Ibrahim Rugovës nuk i pelqente ‘whiskey’ ashtu siç është krijuar miti për të. Pija e tij e preferuar ishte vera e kuqe, të cilën e pinte me ritëm të ngadaltë dhe vazhdimisht. Pinte edhe ‘whiskey’ ndonjëherë, por kur i përket preferencës së tij personale, e para në listë për të ishte vera./gazetametro/ KultPlus.com
Kjo fotografi fisnike e përuljes së Ibrahim Rugovës para
Kryezotit tonë, përçon një mesazh të fortë historik dhe tregon forcën e madhe –
dashurinë e përvëluese – që ai kishte për kombin, kulturën dhe historinë e tij,
gjë të cilën e ka dëshmuar sa qe gjallë, me libra të shumtë dhe përmes
angazhimit aktiv në politikë.
Rugova, duke bërë një përulje të tillë respekti, ka treguar edhe njëherë sa të
rëndësishme janë lidhjet me historinë dhe se një kombi që nuk respekton
historinë e vet, rrezikon shuarjen.
Prandaj, ky gjest fisnik është njëherësh shumë domethënës dhe duhet lexuar mirë
nga bashkëkombësit e tij kudo ku ata jetojnë, sidomos nga ata që merren me
politikë.
Prandaj, jo vetëm sot, në ditëlindjen e tij, por çdo herë, e
kemi për detyrë ndërgjegje e qytetarie ta kujtojmë figurën më të ndritshme të
politikës shqiptare, sepse kështu përfitojmë forcë e dije për t’i tejkaluar
këto kohë të liga e të turbullta. Sepse, vepra e tij e begatë kulturore dhe
politike është një shkollë kulturore dhe politike dhe testament i përhershëm
për shqiptarët. Sepse ajo ka fuqi dritëdhënëse dhe shqiptarët mund t’i largojë
nga errësira politike ku janë zhytur, t’i mëkojë me dashuri dhe t’iu shërojë
veset e liga.
Ibrahim Rugova sa qe gjallë, me jetën dhe veprën e tij të madhe
kulturore e politike, ka treguar se veprat e mëdha janë vepra dashurie dhe jo
urrejtje e dhune. Ndaj, ai asnjëherë nuk pranoi t’i drejtonte shigjetat e
helmatisura kundër kundërshtarëve të shumtë, madje as kur ata tentonin ta
zhbënin.
Sepse, ai besonte te vlerat e lirisë dhe kishte një ide të madhe, që ato vlera
t’i bënte vlera të përbashkëta të gjithë shqiptarëve në Europën Juglindore dhe
t’i kthente në vlera etike të shtetit të Kosovës, të cilin e udhëhoqi deri në
vdekje.
Ai hyri në politikë për t’i dhënë politikës vlerat intelektuale
dhe morale që i kishte sublimuar me libra e studime, dhe kështu u bë prijës i
madh, dhe i tillë u vlerësua kudo në botë ku respektohen vlerat e njëmenda të
lirisë.
Rugova ishte i madh sepse kishte një ide të madhe, një ide të
qartë, një qëllim të lartë dhe një traditë të fortë ku e mbështeste filozofinë
e tij politike dhe kombëtare. Dhe, në sajë të kësaj platforme, ne i fituam të
gjitha ato që i synuam: lirinë, demokracinë dhe pavarësinë.
Rugova nuk ishte politikan dosido, që fliste përçartë, siç ndodh
të flasin shpeshherë politikanët e këtij rajoni problematik, të cilët ose
gulçojnë ose flasin përçartë për tema e projekte utopike, për të cilat s’janë
të bindur as vetë.
Edhe tani, kur politika shqiptare ka mbetë pa busullën e
orientimit, vepra e tij mbetet udhërrëfyese dhe mund të fisnikërojë kombin tonë
të ligështuar moralisht.
Intelektuali dhe politikani që kujdesej për kujtesën historike
dhe besonte te forca e lirisë, ruante autoktoninë, lexonte Bogdanin, të cilin e
kishte model, dhe refuzonte estetkisht. Me këto tipare, ai u bë politikani më
virtuoz që ka dalë nga raca shqiptare dhe një nga mendjet më të shquara të
politikës në rrafsh europian.
Rugova ishte intelektual i madh dhe kjo e bëri politikan të madh. Ai hyri në politikë me bindje të formuara kulturore dhe ato i kthej në bindje politike. Ai refuzoi në letërsi, para se të refuzonte ne politikë. Dhe në saje të këtyre vlerave, simbolikisht mund të thuhet se Rugova është Skënderbeu i dytë i shqiptarëve, që arriti t’i ripërtërinte, siç thoshte vetë, aleancat natyrale me aleatët e Kastriotit, dhe pas shumë shekujve shqiptarët arriti t’i bënte pjesë të hartës politike perëndimore. / KultPlus.com
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes.
Mustafa tha se Rugova udhëhoqi popullin drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore.
“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneritetin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa. / KultPlus.com
Sot është ditëlindja 75-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Për ta vlerësuar dhe nderuar veprimtarinë e tij, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj do të vendosë sot kurora me lule te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Rugova, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka filluar ditën me një postim përkujtues në Facebook për Rugovën si dhe në vazhdim pritet që anëtarët e Kryesisë së LDK-së të bëjnë sot homazhe te varri i tij dhe do të vizitojnë familjen Rugova.
Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006. KultPlus.com
The, durim, shpija s’mahet
pa miq, demokracia e don stupcin te dera, ne jemi këtu dhe po punojmë, kokën
mund të ma merrni por mendimin jo, mos i thuni diasporë por mërgatë, t’i kishim
do letra në histori punët më mirë do t’i kishim, një Kosovë e pavarur dhe
neutrale, e hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, me një protektorat ndërkombëtar
si fazë kalimtare, me sigurimin e NATO-s, me të gjitha garancat për serbët
lokal, do ta qetësonte këtë pjesë të Ballkanit, do të ishte zgjedhja
më e mirë, edhe pse serbët mendojnë ndryshe, shqiptareve ju duhet një Kryetar i
gagjarreltë, do ta ndërtojmë autostradën Prizren-Lezhë, duhet të mbrohet pragu
i shtëpisë, miqësi e përhershme me Amerikë, robi e Zoti, unë jam doktor i
fjalëve, Dardani, Liri, Pavarësi, Demokraci!
The
ti me shallë në fyt, i urti, jo i buti, që s’e vrave këngën, i pa grryeri,
fjalëpaku, me cigare, me kafe t’shpeshta, gjak omli, i bekuari, dijetari!
Ty,
që shpëtove qenie njerëzore, theve mite, të besuam, të deshtëm, të kritikuam,
s’na zhgënjeve, s’ishe i vetëm, bota të deshti, nuk na ngope, prore të kemi!
Foto: Dijetari në profil, New York, 1994/KultPlus.com
Pak kush e kishte pritur fitoren e LDK-së menjëherë pas luftës në Kosovë, duke qenë se kjo parti “nuk e kishte përkrahur luftën e UÇK-së”.
Por rezultatet ishin befasuese. LDK doli fituese e zgjedhjeve të para lokale të mbajtura në vitin 2000 por edhe në zgjedhjet nacionale.
Por sado e thellë që ka qenë fitorja, Rugova është treguar modest duke mos dhënë shenja euforie pavarësisht fitores së madhe.
Në këtë video, shihet se si lideri i LDK-së festonte fitoret e zgjedhjeve brenda rezidencës së tij me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, në momentin që dalin rezultatet e zgjedhjeve.
Kujtojmë se LDK-ja në zgjedhjet e fundit ka dal e dyta, ndërsa festa këtë herë i ka takuar Vetëvendosjes pasi ka fituar këto zgjedhje./Magazina.al / KultPlus.com
E kemi parë me personalitete të njohura evropiane e botërore, me shall apo me kostime kuq e zi. Por edhe plisi i bardhë ka qenë pjesë e veshjes dekorative të presidentit Ibrahim Rugova.
Kjo foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet presidenti Rugova gjatë një darke me komunitetin shqiptar në Chikago.
Fotoja mendohet se është bërë më vitin 1994 ndërkaq është shpërndarë nga aktivistë të diasporës shqiptare në Chikago të Amerikës.
Sa shumë i ka hije plisi i bardhë në kokën e Presidentit Rugova. O4 Online/ KultPlus.com
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e famshme për këngën kushtuar presidentit Rugova, ka treguar për herë të parë për takimin që ka pasur me Presidentin historik të Kosovës dhe çfarë ai mendonte për atë këngë, shkruan KultPlus
Në një intervistë për emisionin “Pressing” të TV7 në Kosovë, Adelina Ismajli tha se në kohën kur ishte 14 vjeçe, ishte bërë “trend” që të takoheshe me Ibrahim Rugovën. “Ne kemi caktuar takim dhe kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde, ta shohim si duket”. Ajo shtoi se nëna e saj kishte arritur që të caktonte një takim dhe e gjithë familja kishte shkuar ta takonte.
“Mami kishte kontaktuar dikë tek Shoqata e Shkrimtarëve dhe kishte caktuar takim. E gjithë familja shkoi e takoi, pavarësisht se unë isha shumë skeptike për të. Kur je adoleshente dhe prindërit e tu “kallen” pas dikujt, je më skeptik” tha Ismailji. Mirëpo, më pas, ndodhi e kundërta, pasi ajo ishte mahnitur nga sjellja e tij. “E kundërta ndodhi. Unë u mahnita, ishte shumë ‘cool’, na duronte, ajo ishte me rëndësi. Tre fëmijë në zyre, t’i durosh gjatë kohës…” tha ajo.
Më tej, Adelina Ismaili tha se dëshiron ta quajë veten “rugoviste” dhe se e ka shkruar vetë tekstin e këngës ku i këndonte një ushtrie shqiptare, që do të udhëhiqej nga Ibrahim Rugova. Sipas këngëtares, kënga nuk i kishte pëlqyer edhe aq shumë presidentit. Në pyetjen se a i ka pëlqyer presidentit kënga, ajo tha: “Jo shumë. I ka pëlqyer që ishte “rock”. “ Po futem në borxh të madh, se po më këndon për së gjalli”. I thashë: President, në rastin tënd guxoj ta bëj këtë!/syri.net/ KultPlus.com
Si sot, 27 vjet më parë, 16 anëtarë të Kongresit të SHBA-ve
(Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve) i dërguan Ibrahim Rugovës një letër
uruese dhe përkrahëse, pas fitores bindëse për President të Kosovës në
zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992. Ibrahim Rugova u rizgjodh edhe tri herë
President (1998, 2002 dhe 2004) dhe udhëhoqi popullin e Kosovës deri kur dha
frymë, më 21 janar 2006. Nga nënshkruesit e letrës nuk jetojnë më: Tom Lantos,
William Broomfield, Wayne Owens, Frank Horton, Charles Wilson – shkruan
RTKlive.
I dashur President Rugova,
I kemi përcjellë zgjedhjet e 24 majit në Kosovë, me një
ndjenja të përziera të brengosjes së madhe dhe pritjeve të thella: me brengosje
se regjimi i Beogradit, do të përpiqej ta ndalonte me forcë votimin dhe me
pritjen se kosovarët, do të bëjnë edhe një hap të rëndësishëm drejt pavarësisë
dhe demokracisë së papenguar.
Dëshirojmë të të urojmë për fitoren gati unanime për Presidencë dhe të
dëshirojmë gjithë të mirat, për detyrat e vështira me të cilat do të
ballafaqohesh. E morëm vesh, që ju dhe anëtarët e zgjedhur në mënyrë të
rregullt të Parlamentit të sapokonstituuar të Kosovës, jeni të përcaktuar të
qëndroni në Kosovë dhe të veproni hapur me qeverisjen tuaj.
Vështirësitë me të cilat, ju dhe kolegët tuaj, jeni ballafaquar e po
ballafaqoheni, janë shumë të mëdha andaj ne do të bëjmë çka është e mundur,
t’ju përkrahim juve dhe anëtarët e Parlamentit kosovar në këto kohë të
vështira.
Komuniteti ndërkombëtar, përfundimisht ka filluar të kuptojë se çfarë regjimi e
kontrollon ushtrinë serbe dhe ne na mban shpresa se, Millosheviqi dhe
përkrahësit e tij, së shpejti do të fillojnë të ndiejnë efektet e përbuzjes
ndërkombëtare.
Qëllimi ynë është të vazhdojmë të bëjmë presion për liri politike në Kosovë dhe
të kundërshtojmë politikat brutale dhe mashtruese të qeverisë së Beogradit.
Edhe një herë, ju urojmë për fitoren bindëse në zgjedhje dhe mirëpresim
bashkëpunimin me ju, në të ardhmen.
Pasojnë nënshkrimet:
Eliot Engel, Susan Molinari, William Broomfield, Dick Swett, William Zeliff,
Tom Lantos, Frank Horton, Albert Bustamante, Michael McNulty, Wayne Owens, Don
Ritter, James Sensenbrenner, William Dannemeyer, Jolene Unsoeld, Charles
Wilson, Elton Gallegly.
Në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, sjellim dhjetë thënie nga presidenti historik Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus.
Arti është si jeta, secili e gjen
kuptimin e tij për vete.
Kosova është një vend i vogël, por ka aq
shumë pasuri që ia ka falur Zoti.
Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin
kurrë.
Kosova sot është më pranë Evropës se
vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.
Si president i Kosovës, unë jam shumë i
shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70% të
popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja
dhe që janë ekspertë në shumë fusha.
Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh
se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.
Ne kemi euron monedhë, çka do të thotë
shumë. Ajo nuk e ka stabilizuar vetëm situatën në Kosovë politikisht dhe
ekonomikisht, por i ka lehtësuar edhe kontaktet e drejtpërdrejta që kemi me
Europën.
Sa i përket shqetësimit që shpreh
Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë
ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të
Jugosllavisë.
Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo
ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare,
gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk
ishte forca absolute e bashkimit.
Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO; si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA. / KultPlus.com
Sot bëhen 27 vite që kur Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president në Republikën e parë të Kosovës.
Këtë datë historike e ka përkujtuar ish-këshilltari shumëvjeçar i president Rugovës, Muhamet Hamiti.
“Si sot, para 27 vjetësh, më 24 maj 1992. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Republikën e parë të Kosovës. Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja DemokratikeKosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend. Në këtë pamje, Rugova duke hedhur votën në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë” shkruan Hamiti në Facebook.
Pavarësia është katarzë…; Gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës dhe ne nuk mund të harrojmë të kaluarën, por ndoshta do të ndjehem e sigurtë tani dhe ankthet e mia përfundimisht do të më largohen. (Antoneta Kastrati, New York Times, 18, Shkurt, 2008, ref)
Ndihmojeni vendin tonë, që po bën çdo gjë të e shpëtojë
Kosovën nga këta që duan të na e rrëmbejnë. Nëse e harrojmë Kosovën, Kosova do
të na harrojë ne. Kosova është Vendi jonë i Shenjtë, Jerusalemi jonë. (patriarku
serb Irinej, 25 Janar 2010)
Unë besoj se në fund të fundit situata në Kosovë mund të
zgjidhet vetëm nëpërmjet vetëvendosjes. (Eliot Engel, Congressional Record
Volume 150, Number 35, 2004)
Si një republikan, kam votuar me Presidentin Klinton në
vazhdimësi në përpjekjet tona për dorëzani nga miqtë tanë evropianë në Kosovë
për të ndaluar gjenocidin. Unë jam krenar për ato vota. Unë jam krenar me
presidentin Klinton për këtë. (Gordon Smith, Congressional Record, V. 150,
Pt. 6, 2004)
Unë mendoj se është e përshtatshme për komunitetin
ndërkombëtar në situata si kjo për të ndërhyrë në Kosovë. Unë jam në favor të
një ndërhyrjeje. Në një nivel, duhet thënë se të paktën dikush është duke bërë
diçka. (Mike Farrell, W. Europe Daylight Time)
Unë besoj se në fund të fundit situata në Kosovë mund të
zgjidhet vetëm përmes vetëvendosjes. (Eliot Engel)
Dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të
njihet. (Ibrahim Rugova)
Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur,
demokratike, me një shoqëri tolerante dhe politikisht me një ekonomi solide, e
integruar në BE, NATO-s dhe për të vazhduar me marrëdhëniet tona të mira me
SHBA. (Ibrahim Rugova)
Ne mendojmë se Kosova do të vazhdojë të shërbejë si një
qendër e dhunës dhe paqëndrueshmërisë rajonale në të ardhmen. (Boris
Trajkovski)
Çdo herë që kam kërkuar të hymë në luftë, e kam urryer atë. Kam kaluar muaj duke u përpjekur që ta bëjë Millosheviqin të ndalojë spastrimin etnik në Kosovë, duke vonuar veprimi përderisa ne të negocionim pa fund. (Toni Bler)
Kosova nuk është pjesë e Serbisë, është zemra e Sërbisë. (Sllobodan Millosheviq)
Jetën e japim, Kosovën se japim. (Thënie popullore serbe)
Ju keni vuajtur mjaft. Unë nuk dua dikush tjetër që të
humbur një krah ose një këmbë ose një fëmijë për shkak të një mine tokësore.
(Bill Klinton në Maqedoni 23 qershor 1999)
Fushata e Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe e nevojshme. Dhe unë besoj se Bler – ndaj të cilët unë kam shumë kritika – në këtë rast tregoi vendosmëri të vërtetë në realizimin e saj. (Margaret Taçer , Mars 2002)/KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka ndarë të martën afër 60 mijë euro mjete për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova” (57 mijë e 934 euro).
Këtë vendim, kabineti qeveritar e mori në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet sot./gazeta blic
Ibrahim Rugova kishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Ibrahim Rugova, ishte Presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar. Rugova pas vetës la shumë, gjurmët e tij janë të pashlyeshme që përcillen brezë pas brezi.
Më poshtë mund t’i gjeni disa nga thëniet e tij:
“Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë”.
“Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e saj për vete”.
“Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”.
“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”.
“Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor”.
“Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”.
“Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit”.
Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 në moshën 62 vjeçare dhe është varrosur në Prishtinë. /KultPlus.com
Hashim Thaçi ka thyer rekord sa i përket shpërndarjes se mirënjohjeve e dekoratave. Këto tri vitet e fundit sa ai është president, shumë personalitete të fushave të ndryshme kanë kaluar përmes zyrës presidenciale pasi që Presidenti Thaçi ka qenë goxha dorëlirë sa i përket dhënies se dekoratave.
Por jo të
gjitha dekoratat kanë shkuar prej nga janë nisur, pasi që disa edhe kanë
refuzuar të dekorohen nga Thaçi. Në
mesin e tyre ishin edhe Veton Surroi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sylejman
Selimi, Rexhep Qosja, Agim Vinca.
Sipas listës së publikuar në ueb-faqen presidenciale, e përditësuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Thaçi ka ndarë 657 dekorata, ku përfshihen medalje, tituj, urdhra e mirënjohje. Në mesin e të dekoruarve ishte edhe presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Medaljen presidenciale jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, vitin e kaluar e pranoi bashkëshortja e presidentit të ndjerë, Fanë Rugova e cila për tek presidenti u shoqërua me djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajzën Teuta Rugova, shkruan KultPlus.
Veç asaj, më 15 shkurt presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave edhe renë e Rugovës, dizajneren Blerina Kllokoqi-Rugova. Thaçi përmes një njoftimi kishte thënë se këtë medalje ia dhuron Kllokoqit-Rugova për kontributin e dhënë në fushën e artit, mirëpo nuk kishte vonuar shumë e ky postim ishte fshirë nga faqja zyrtare e Thaçit.
Deri tani Thaçi mban rekordin sa i përket dekorimeve, pasuar nga Atifete Jahjaga që gjatë mandatit të saj nga viti 2011 deri në vitin 2016 kishte ndarë 550 dekorata. Por sa dekorata kishte ndarë presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova?
Që nga viti
2000 e deri në vitin 2006, presidenti Rugova kishte ndarë 225 dekorata, ku
përfshihen medalje e urdhra, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell listën ku mund të shihni të gjithë emrat e të dekoruarve nga Rugova.
1.Abdyl
Frashëri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
2 Adem Azemi
– Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
3 Adem
Jashari Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
4 Adem
Jashari Urdhri Hero i Kosovës 26.11.2004
5 Adem
Mikullovci – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
6 Adem Vitia
– Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
7 Adnan
Zhelta – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
8 Afijete
Azizi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
9 Agim
Hajrizi Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
10 Agim
Morina – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
11 Agush
Balaj – Deçan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
12
Presidenti Alfred Moisiu (Shqipëri) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
10.06.2003
13 Ali Aliu
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
14 Ali Hadri
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
15 Ali
Shahini – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
16
Ambasadori Ëilliam Ëalker (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
17 Anton
Çetta Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
18 Antonio
Belushi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
19 At Gjergj
Fishta Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
20 At
Shtjefën Gjeçovi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
21 Ati të
Shenjtë Papa Gjonë Pali II
(Vatikan)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
22 Avdi
Grajqevci – Obiliq Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
23 Azem Hajdari
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
24 Azem
Neziri – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
25 Bahri
Abazi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
26 Bajram
Arifi – Lipjan Medalja e Pavarësisë
27 Baki
Krasniqi -Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
28 Basri
Bajrami – Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
29 Besa
Basha – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
30 Binaze
Jashari – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
31 Bujar
Gjurgjeala – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
32 Bujar
Hoxha Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
33 Burim
Muhaxheri – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
34 Daut
Jashanica – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
35 Enver
Hadri Urdhri Hero i Kosovës 04.04.2005
36 Enver
Maloku Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
37 Enver
Pula – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
38 Eqrem
Çabej Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
39 Eqrem
Kryeziu Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
40 Ernest
Koliqi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
41 Ethem
Bekeri – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
42 Otto Von
Habsburg (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
43
Eurodeputetja Doris Pack (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
44
Eurodeputetja Nicole Fontaine (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
45
Gjenerallejtënant Fabio Mini (Itali) Medalja e Artë ushtarake në Shërbim të
Paqes
dhe Lirisë
03.10.2003
46 Fatos
Pula – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
47 Fehmi
Agani Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
48 Fehmi
Agani Urdhri Hero i Kosovës 06.05.2004
49 Fehmi
Agani Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
50 Fehmi
Nallbani – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
51 Ferhat
Dinosha Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
52 Ferid
Currri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
53 Feride
Hyseni – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
54 Feti
Broqi – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
55 Fetije
Shala – Deçan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
56 Flamur
Xhiha – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
57 Gafurr
Kiseri – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
58 Gani
Miftari – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
59 Gani Vula
– Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
60 Gëzim
Haklaj – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
61 Gëzim
Lipoveci – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
62 Gjenarali
Michael Jackson (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
63
Gjenereali Ëesley Clark (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
64 Gjyljeta
Mulla – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
65 Haki
Ymeri Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
66 Halil
Maxhari – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
67 Halim
Dema -Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
68 Halit
Kryeziu – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
69 Hanife
Elshani – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
70 Hilmi
Muhaxheri – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
71 Hisen
Bashota – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
72 Hisni
Salihu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
73 Akademik
Idriz Ajeti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
74 Ilaz
Ramajli – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
75 Ilirjana
Jusufi – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
76 Imer
Gashi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
77 Isa
Shefkiu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
78 Isak
Restelica – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
79
Presidenti Ronald Regan (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
80 Islam
Gashi – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
81 Ismail
Kadare Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
82 Ismajl
Sahiti – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
83 Ismet
Rraci Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
84 Isuf
Konjufca – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
85 Jahir
Bekteshi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
86 Jakup
Bullatovci – Fushë Kosovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
87 Jim Xhema
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
88 Jusuf
Gërvalla Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
89 Kadrije
Dajqi Gashi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
90 Kadrije
Ismajli -Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
91 Kancelari
Gerhard Schreder (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
92 Kancelari
Helmut Kohl (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
93 Komanda e
NATO/KFOR-it Kosovë Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
94 Komanda e
NATO-s -Bruksel Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
95 Komandant
Sali Çeku Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
96
Komisioneri Evropian Chris Patten -(Britani e Madhe) Medalja e Artë e Lirisë
12.06.2004
97 Kongresi
i SHBA-së Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
98
Kongresmeni Benjamin Gillman (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
99
Kongresmeni Eliot Engel (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
100
Kongresmeni Tom Lantos (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
101
Kongresmenja Sue Kelly (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
102
Kryeministri Jose Maria Aznar (Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
103
Kryeministri Masimo D’Alema (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
104
Kryeministrit Silvio Brlusconi (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
105
Lartmadhëria e Tij Juan Carlos II (Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
106 Leonard
Foks Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
107 Leonora
Zajmi – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
108 Lordi
George Robertson (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
109
Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II (Britani e Madhe) Medalja e Artë e
Lirisë 12.06.2004
110 Lucia
Laqi – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
111 Maliqe
Bajoku – Podujevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
112 Akademik
Mark Krasniqi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
113 Maxhun
Shala – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
114 Mehmet
Bardhi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
115 Mehmet
Gjevori Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
116 Mehmet
Ibrahimaj – Istog Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
117 Mehmet
Sahatqiu – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
118 Mikereme
Nishliu – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
119 Milazim
Vitia – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
120 Ministri
Robin Cook (Britani e Madhe) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
121 Ministri
Alain Juppe (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
122 Ministri
Alois Mock (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
123 Ministri
Bernard Kouchner (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
124 Ministri
Flavio Cotti (Konfederata
Zvicerane)
Medalja e
Artë e Lirisë 12.06.2004
125 Ministri
Hubert Vedrine (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
126 Ministri
Joschka Fischer (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
127 Ministri
Joseph Deiss (Konfederata
Zvicerane)
Medalja e
Artë e Lirisë 12.06.2004
128 Ministri
Klaus Kinkel (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
129 Ministri
Rudolph Scharping (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
130
Ministrja Ana Lindh (Suedi) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
131 Mishel
Ruks Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
132 Muhamet
Ahmeti – Skenderaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
133 Muhamet
Shabani – Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
134 Muhamet
Shukriu Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
135 Muharrem
Shabani – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
136 Murtez
Rahmani – Shtërpcë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
137
lartmadhëria e Tij Leka I Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
138 Naser
Gashi – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
139 Nazif
Berisha – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
140 Nazif
Matoshi – Kamenicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
141 Nazmi Fejzullahu
– Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
142 Nazmi
Kelmendi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
143 Nebih
Abdullahu – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
144 Nejazi
Hoxha – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
145 Nezir
Prokshi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
146 Nezir
Sallahu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
147 Nikë
Prela Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
148 Nikollë
Shabani – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
149 Noel
Malkolm (SHBA) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
150 Osman
Nuhiu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
151 Pajazit
Nushi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
152
Parlamenti Europian Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
153
Presidenti Bill Clinton (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
154
Presidenti Carlo Azeglio Ciampi (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
155
Presidenti George Ë Bush (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
156
Presidenti George Herbert Ëalker Bush
(SHBA)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
157
Presidenti Heinz Fischer (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
158
Presidenti Jacques Chirak (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
159
Presidenti Oscar Luigi Scalfaro (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
160 Presidenti
Tomas Klestil (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
161 Prof.
Latif Berisha Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
162
Prof.Femi Agani Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
163 Qamil
Bajraktari – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
164 Qazim
Kelmendi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
165 Qefsere
Boshnjaku – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
166 Qemajl
Sahatqiu – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
167 Raif
Ramabaja – Kamenicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
168 Ramadan
Kelmendi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
169 Ramiz
Bacaj – Istog Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
170 Refik
Raka – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
171 Refika
Belegu – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
172 Remzi
Maliqi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
173 Rexhep
Ismajli Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
174 Rifat
Rifati – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
175 Riza
Halimi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
176 Robert
Elsie (Kanada) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
177 Ruzhdi
Bakalli – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
178 Sabit
Berisha – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
179 Sabri
Hamiti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
180 Sabri
Hashani – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
181 Sali
Çeku Urdhri Hero i Kosovës 19.04.2005
182 Sami
Repishti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
183 Sanije
Qitaku – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
184
Sekretari i OKB Kofi Annana Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
185
Sekretari i Shtetit James Baker (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
186
Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright
(SHBA)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
187 Selami
Gashi – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
188 Selim
Krasniqi – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
189 Selman
Riza Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 17.06.2005
190 Selvije
Gjinaj – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
191 Senatori
Bob Dole (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
192 Hillari
Clinton (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
193 Shaban
Hashani – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
6 / 6
EVIDENCA E
TË DEKORUARVE NGA PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA (2002 – 2006)
194 Shaban
Manaj Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
195 Shaqir
Curri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
196 Shefi i
diplomacisë së BE-së Javier
Solana
(Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
197
Shemsedin Bytyqi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
198 Shemsi
Hajdini – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
199 Shukri
Rrahimi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
200 Skender
Aliu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
201 Skender
Skenderi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
202 Smail
Hajdaraj Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
203 Sokol
Prokshi – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
204 Sylejman
Vokshi Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
205 Tafil
Berisha – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
206 Tafil
Salihu – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
207 Teki
Dervishi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 28.05.2004
208
Kryeministri Tony Blair (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
209 Ukë
Bytyqi Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
210 Ukë
Gashi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
211 Valentin
Domniku – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
212 Vaso
Pash Shkodrani Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
213 Veli
Haxha – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
214 Veton
Shala – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
215 Xhemail
Mustafa Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
216 Xhemajl
Dizdari – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
217 Xhemajli
Bajri – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
218 Xhevat
Pllana – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
219 Xhevat
Zejnullahu – Skenderaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
220
Kongresmeni Joseph J. DioGuardi (SHBA) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
10.06.2003
221 Ymer
Prizreni Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
222 Tahir
Lush Berisha Medalja e Artë e Pavarësisë 24.05.2004
223 Zekeria
Cana Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
224 Zijadin
Salihu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendu, shkruan Gazeta Metro.
Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij. Gazeta Metro, është kujdesur dhe ka biseduar me të afërmit e Rugovës, këshilltarë të tij, shokë të klasës fillore e të studimeve, për të sjellë fakte interesante që nuk dihen publikisht.
Më poshtë ju sjellim 6 fakte interesante për Rugovën, jetën dhe shijet e tij, që nuk i keni ditur deri tash.
1. Gjithmonë e mbante nënën me vete. Rugova në momentin e parë që krijoi mundësitë finaciare dhe fitoi bursën… u kujdes që nënën e vet ta marrë në Prishtinë, që ishte e veçantë dhe e rrallë në atë kohë për një student në Kosovë. Ai mori me qira një banesë, në lagjen Lakrishte në Prishtinë ku jetoi me nënën e vet përgjithmonë, edhe pasi u martua, deri sa ajo ndërroi jetë.
Ibrahim Rugova, sa ishte student
2. ‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë esspreso dopio’ në ditë. Dhe këtë e bënte në embëltoren e famshme ‘Elita’ që gjendet ende në qendren tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë. Tavolina e tij, ende mbetet e njejta në këtë lokal ku ruhen legjenda të tilla për të.
3. Rugova, nuk kishte pasion për pronën dhe botën materiale. Po ashtu edhe nga familja fillimisht nuk i trashëgoi hise. Pasi që ja vranë babën dhe gjyshin Presidenti Rugova është rritur fillimisht me mixhën e tij, deri sa fitoi bursën dhe një punë mësuesi për t’u shpërngulur në Prishtinë.
4. Rugova ishte 9 vjeç, dhe jo 6 kur u regjistrua në klasë të parë të shkollës fillore. Ai ishte më i vjetri nga nxënësit e klasës për faktin se familja e vonoi të regjistrohet se nuk i kishte kushtet dhe mundësitë finaciare. Kjo i ndodhi pasi që babain dhe gjyshin e tij, e kishin pushkatuar partizanët komunistë, për një ditë, në afërsi të Istogut. Dhe nga prindërit, të gjallë e kishte vetëm nënën.
5. Rugova i pinte deri katër pako duhan në ditë. Këtë duke e përcjellur kafen që shumë e preferonte e pastaj vazhdonte edhe me bisedat e gjata me miq e tij. Pinte lloje të ndryshme të duhanit gjatë studimeve dhe karrierës së tij. Por, marka e tij e preferuar e duhanit ishte ‘Dunhill’, që prodhohej atë kohë në Fabrikën e Duhanit në Gjilan.
6. Nëse shumë kush në Kosovë sot e idhujzon Presidentin Rugova, le ta dijë se edhe ai i kishte idhujt e vet të letërsisë dhe poezisë. Ata ishin Frederiko Garcia Lorca dhe Sergej Aleksandrovic Jesenjin, të cilëve edhe ua dinte pothuajse të gjitha poezitë përmendësh, dhe nuk pritonte t’i recitonte para miqve të vet. Sidomos atyre të gjinisë femërore. / KultPlus.com
Mehmet Gjevori ishte pishtar i devotshëm i arsimit shqip dhe tërë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë”, u tha në akademinë komemorative.
Gjevori ishte autori i Abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësues, pedagog, dhe veteran i arsimit.
Gjevori vdiq në vitin 2007. Në vitin 2003 ai kishte marrë një dekoratë nga Ibrahim Rugova, për të cilën pati fjalë miradie.
“Falenderoj përzemërsisht Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën, për Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, që ma dha me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të mirëkuptimit e të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi në vitet ’90-ta” tha në qershor të vitit 2003 Gjevori, kur e morri dekoratën.
“Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë “Naim Frashëri t klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar” vazhdoi asokohe tutje Gjevori.
“Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën, ku po jetoj, po punoj e po krijoj qe 62 vjet në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj”, thoshte ne letrën e tij Mehmet Gjevori. / KultPlus.com
Shkrimtari i njohur shqiptar Dritëro Agolli ka thënë disa fjalë për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Në një intervistë, ai kishte cilësuar Rugovën si një lider të veçantë të popullit shqiptar që dallonte nga liderët tjerë shqiptarë dhe ata të Ballkanit. Tutje Agolli kishte theksuar se ishte një fat i madh që Rugova vinte nga letërsia.
KultPlus me
poshtë ju sjell fjalët e Agollit për Rugovën:
Ibrahim Rugova ka qenë një udhëheqës i veçantë i popullit shqiptar në Kosovë, një udhëheqës që ndryshonte nga shumë udhëheqës shqiptarë, por edhe nga shumë udhëheqës në rajonin e Ballkanit. Udhëheqës të tillë të një forme të afërt ka pasur në botë, siç ishte Gandi, që shumë e krahasojnë Rugovën me Gandin, por siç ishte edhe Martin Luter, por edhe siç ishte Alende i Kilit. Merita e madhe e Ibrahim Rugovës është që e bashkoi popullin në një popull të vetëm që të luftonte për pavarësinë. Edhe ata që ishin për luftë në fund u bashkuan me Ibrahim Rugovën pasi ai ishte një burrë i mençur, dinte t’i zbuste gjakrat, dhe formoi një koalicion edhe me ato forca që kishin një drejtim tjetër për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një fat i madh që ai vinte nga letërsia; udhëheqës, e nuk vinte nga politika të bënte më pas vjersha. Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë./ KultPlus.com
Nga njohësit e zhvillimeve politike dhe partitë opozitare është
paralajmëruar se Kosova është edhe në rrezik nga ndarja, gjë të cilët e
dëshiron vazhdimisht Serbia.
Por, çfarë
kishte deklaruar presidenti Ibrahim Rugova në vitin 1992, kur ishte pyetur
rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës atëherë kur Kosova ishte e rrethuar me
tanke e okupuar nga ushtria serbe.
Gazeta
gjermane “Der Spiegel” e ishte pyetur Rugovën: Rrethi intelektual i serbëve
është pajtuar ta ndajë Kosovën mes shqiptarëve dhe serbëve?
Përgjigjja e
presidentit historik kishte qenë kjo:
“Atëherë prapë do të jetonin një milion shqiptarë jashtë mëmëdheut. Gjithashtu serbët shikojnë me këtë “ndarje”, që secila tokë me pasuri natyrore ti takojë asaj. Atëherë neve do të na mbetnin vetëm tokat pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave. Do pranonim një protektorat të përkohshëm të OKB-së, sepse do të ishte qesharake të mendohej se 8% e minoritetit serb të sundonte dhe të mundte me dhunë 2 milionë shqiptarë”, deklaronte Rugova për median gjermane “Der Spiegel”.
Ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Republikës së Kosovës”, e përgatitur nga Muzeu i Kosovës dhe nën përkujdesjen e Ministrisë së Diasporës, përmban eksponate të ndryshme që lidhen me presidentin Rugova.
“Kontributi i
Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Republikës së
Kosovës”. Kështu është titulluar ekspozita e hapur mbrëmë, më 21 janar në një
ambient të restorantit “Salmen” të Schlierenit, afër Cyrihut.
Hapjen e ekspozitës e ka bërë konsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani ndërsa fjalën përshëndetëse e ka mbajtur ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca. Ajo, duke iu referuar ekspozitës, foli gjerësisht për shëmbëlltyrën dhe rolin e presidentit të ndjerë, dr. Ibrahim Rugova në shtetndërtimin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Zonja Breca me këtë rast kujtoi rrugën jetësore të dr.
Rugovës që nga lindja e tij në një familje patriotike dhe të persekutuar e deri
te periudha kur ai dha kontributin e tij madhor në ngritjen e shtetit të
Kosovës. Është ironi e fatit, nënvizoi ndër të tjera Breca, që presidenti
Rugova nuk arriti ta shohë rezultatin final të përpjekjeve të tij jetësore,
shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Një fjalë rasti e ka mbajtur zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës dhe të investimeve strategjike, Arian Daci. Ai, në emrin e ministrisë së përmendur ka përkujtuar rolin vendimtar që presidenti i ndjerë ka pasur në gjithë periudhën rreth njëzetvjeçare të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Këtë periudhë, siç ka theksuar Daci, e karakterizojnë dy personalitete emblema të historisë më të re të Kosovës: komandanti i UÇK-së, Adem Jashari dhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Sadik Krasniqi si bashkautor i ekspozitës, (krahas Ma Besnik Rraci) nga Muzeu i Kosovës, është ndalur në punën që ky muze, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës ka bërë për hapjen e ekspozitës në Zvicër. Ai ka sqaruar se eksponatet janë kryesisht ato që qëndrojnë në ekspozitën e përhershme, që është hapur në maj të vitit të kaluar në muzeun në Prishtinë. Dr. Krasniqi ka folur edhe për personalitetin dhe shëmbëlltyrën e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Kjo ekspozitë do të bartet edhe në disa qytete të Evropës Perëndimore ku jetojnë shqiptarët.
Ekspozita, e përgatitur nga Muzeu i Kosovës dhe nën
përkujdesjen e Ministrisë së Diasporës, përmban eksponate të ndryshme që lidhen
me presidentin Rugova, duke filluar nga kostumi origjinal që ka veshur ai në
aktivitetet zyrtare, rekuizita të ndryshme, si një stilograf të dhuruar nga
presidenti Clinton, disa letra, dorëshkrime të tij të hershme, një gur
kristalor të Trepçës, etj. Por, sigurisht ato që mbizotërojnë, janë fotografitë
e shumta që pasqyrojnë aktivitetet e presidentit të ndjerë përgjatë periudhës
së shtetformimit të Kosovës. Mbresëlënëse në këtë vazhdë ishte sidomos panoja
ku jepet trungu gjenealogjik i familjes së Ibrahim Rugovës, i përbërë nga 15
gjenerata.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri të shtunën, 26 janar 2019. Adresa: Restoran “Salmen” Uitikonerstrasse 17 8952 Schliren, Cyrih. /KultPlus.com