Nga Idro Seferi
(Xhevdet Bajrajt)
Sa lakmi jau kam marr vdekjen
Artistëve që vdesin larg atdheut
Diku të humbur
Me dijen e vet
ndoshta me pyet a peshon si guri ma rand n’vend t’vet?
Unë s’jam njeri
Në vend temin jetojnë do tjerë
Se gjakun e kam ujë
Të luhatun
E zemren e rand për at’dhe
A thue të kishim njoft mik
Sikur atje larg të mos kishe shën n’dritë
E askush mos kish dëgju gjamën tane
Të heshtun në shumë gjuhë
Lotëve, nanave, familjeve refugjat
Edhe naj këpuce n’lloç, në kufi e n’kamp
Për aftësinë me dasht të bukurën
Me i dhënë jetë
çdo djerse të rrjedhun për liri
Dhe s’di a me u mërzitë se shkove ti
A se mbetem na pak
Kush me ëndrru për lirinë tash?
Në sofrën e engjujve
A thu ka vend boll
Për miqt e tu, për malet e tua?
Magjistar të quajnë
A thu dita po qan për ty si fëmijë Kosove?
Në elegji po hedhim dritë mbi plagët tua
që veç ti i di
Nëse vjen këtej prapë
Në paralelen tënde
Na merr edhe ne për një shëtitje
Me na ndriçu rrugën e vragëve tua
Prej copës tënde të qiellit
Si Zotni “cabron”
U ktheve edhe një herë në atdhe
Prej Meksikës larg
Hirin tënd prej urnës
Sot po i a hedhin vreshtave
atje ku ke le
Me u ba gjak ma i mirë për ne
ti, I lumi ti
Na tash cappellon tënde
Edhe 100 mijë protretet tua
Në pasuri
Po e mbajmë var goblen
Në dhomë dite
Në përjetësinë e kujtimeve
në murin e Sartrit
Si mbresë tradite
N’alarm që nuk na zgjon kurrë
Se prej sot jemi ma të vorfun
Na pa ty
Se ti ke vdek i ngopun. / KultPlus.com