Dua Lipa shkëlqen në skenën e ‘iHeart Radio Music Festival’, dhuron një performancë fantastike (FOTO)

Ishte Dua Lipa ajo që hapi iHeartRadio Music Festival e veshur me një triko ngjyrë vjollcë dhe të zezë, të premten mbrëma në Las Vegas, përcjell KultPlus.

Ndërsa ajo interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha, përfshirë “Love Again”, këngëtarja shqiptaro-britanike e muzikës pop, 26-vjeçare, shkëlqente në pamjen e saj elegante, e cila përfshinte një kostum me vija me xixa në pjesën e përparme që përputheshin me bizhuteritë e saj argjendi.

Fituesja e trefishtë e Çmimeve “Grammy” dukej shumë joshëse me veshjen e saj të errët, ndërsa i kishte kapur flokët e saj bisht, shkruan DailyMail, transmeton tutje KultPlus.

Ajo u shoqërua nga një numër i madh valltarësh rezervë me trupa të argjendtë metalikë, të cilët pasqyronin çdo lëvizje të Lipës, ndërsa ajo interpretonte këngën e saj “New Rules”, dhe disa nga hitet e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”. / KultPlus.com