Poezi e shkruar nga Donika Dabishevci.
Fole ni fjalë burrë
pashë ata sy tu
shkrepe t’shkretën
t’fundmen fjalë me mu
e ik i qeshun – vetëkënaqu!
Digjmë…!
Le t’em diftohet sontja,
ti dritë tuj ba
e unë tuj u gjunjëzu
veç për ni fjalë burri
për ni fjalë mu.
Shkrepe t’shkretën
gjuhëvrazhdë.
Shkrumom e ik!
E more lirinë?
Fllad mali t’duhej?
Ty burrë i përtejmë,
burrë i betejave për jetë a vdeje,
burrë i t’rrnuemit n’zgripc,
burrë që se shkrepe asni fjalë e ikë!