Nëna ime ha bukë më këmbë!

Shkruan Ilir Kadia

Nëna ime ha bukë më këmbë!
I ka mbetur nga koha kur mënjanë lindte djemtë e mënjanë ushqente vajzat, mënjanë qepte në makinë e mënjanë thurrte triko, mënjanë trazonte gjellën në zjarr e mënjanë vraponte tu hapte derën miqve nga fshati, mënjanë shtronte dyshekë e mënjanë lante çarçafë, mënjanë ndërtonte metalurgjik e mënjanë mbillte ullinj, mënjanë vraponte të shihte prindërit në fshat e mënjanë na përciĺlte ne në kamp pioneri, mënjanë priste plitharë e mënjanë zbardhte shtëpinë me gëlqere, mënjanë lyente flokët me këna e menjanë kërcente në dasma si flutur, mënjanë qante dajën e mënjanë këndonte për nipin e mbesën…
Nëna ime flinte tek hante… në këmbë!
Nëna ime sot mbush 83 vjeç!
Në këmbë!