Shfaqja ‘Minotauri’, premierë në Teatrin Kombëtar

Nesër në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar do të jepet premiera e shfaqjes ‘Minotauri’, një shfaqje që shpalos 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, shkruan KultPlus.

Ngjarja zë vend në Prishtinë, në vitet 1989-1990.

‘Minotauri’ është shkruar nga Vjollca Dibra, nën regjinë e Albana Krasniqit ndërsa dramatizimi nga Ilir Muharremi.

Në shfaqje do të luajnë: Kosovare Krasniqi, Vjollca Hoti-Selimi, Arben Bajgora, Avdi Gërvalla, Ilir Muharremi, Rion Selmani. / KultPlus.com

Shtatore dinjitoze dhe e merituar e Ibrahim Rugovës

Kritikë artistike nga Ilir Muharremi për shtatoren e Ibrahim Rugovës të punuar nga Gëzim Muriqi

Skulptura është art i shijes dhe nëse arrinë estetikisht ta pushtoj qetësinë shpirtërore e ka arritur qëllimin. Shohim një mur mbrapa që konceptohet si derë, hyrje, lëvizje, mund të mendohet edhe si libër, faqe nga e cila del presidenti. Simbolika lartësohet në atë se ky mur është ndarës i epokave që simbolizon Rugovizmin. Është një kohë e re që vjen me të vazhdon me të dhe prapë kthimi bëhet te presidenti i përhershëm historik e i lartësuar në fushën e shkencës, letërsisë dhe artit.

Ai e bën hapin me këmbën e djathtë pra këmba e mbarë e pastaj vazhdon me gishtin tregues drej tokës duke na vetëdijesuar dhe hequr perdën për kuptimin dhe dashurinë ndaj atdheut dhe trojeve tona. Rrezaton më i ri dhe imazhi na shfaqet ndërmjet artisti, shkrimtarit dhe diplomatit. Simbolika e idesë është e lexueshme dhe e qartë.

Skulptura komunikon me hapësirën dhe publikun pra thyen atë heshtjen statike që e kishin skulpturat e Renesancës.

Depërtimi i dritës dhe ndryshimi i imazhit gjatë procesit natyror: mëngjes, pasdite, muzg dhe mbrëmje nuk e humb imazhin e sakt të shpirtit dhe karakterit të presidentit, e afron edhe më shumë drejt rrënjëve të shpirtit pra është ky Rugova në mendjen e secilit te ne.

Është profesionalisht art me strukturë të qëndrueshme dhe thellon cilesinë e formës. Artisti i iken asaj siç kemi procese mediokre të cilat lëmojnë sipërfaqen strukturore e mbetën kompozicione të mbyllura nga paaftësia e krijimit. Ështe pra artist i cili arriti të kap gjestin e presidentit dhe këtu skulptura thyen atë heshtjen dhe ngritë perfeksionin.

Kjo skulpturë kuadron gjestin, shprehjen e fytyrës, kompozcionin mbi të cilat rezymojnë të gjitha shikimet në Kosovë por edhe jashtë saj. Vlera e saj është se artisti nuk e imiton figurën e Rugovës, por e stilizon brenda përgjegjësive dhe kufizimive, ashtu siç e kërkon arti monumental, pra shprehja brenda limitit njohës të psikologjisë së personazhit. Pastaj, prezantohet shprehja domëthënëse dhe vërtitja e pafund e qëndrimit.

Fronti në internet, në Kosovë dhe jashtë ishte zhurmues e këmbues si rezultat i perfekesionit të figurës dhe reagimi pozitiv i kritikës dhe i njerzve përdori fjalë miradie dhe në superlativ për skulpturën. Atëherë , skulptura si kuadër i heshtur e me perfeksion të lëvizshëm në çdo moment do ta ngopë atë ethen e pa ndalshme të njerëzve ndaj presidentit, pra zbrazëtinë e imazhit të cilin e jetësoi në Istog.

Jashtë atelies, kjo shtatore i mbijeton dhe lozë vallen me dritën dhe hapësirën. Petku i punuar me kujdes nën dritën e diellit shpalos linja të natyrshme mbi drapërinë.

Kjo është shtatorja më e realizuar e presidentit Ibrahim Rugova. / KultPlus.com

Edhe dy shtatore të shëmtuara në Kosovë

Kritikë për shtatoren e Skënderbeut dhe Adem Jasharit që u ngritën dje në Prizren nga kritiku i artit, Ilir Muharremi

Skulptura është art tredimensional, art që i sfidon kohës, që varet nga koha, përkufizohet nga koha, vlersohet nga koha. Është art publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për shtatoret të cilat monumentojnë një figurë të shquar, ngjarje historike, hero të kombit, për të cilën opinioni i sotëm, dhe ai në ardhje duhet të jap konkluzion estetik përfaqësues të biografisë dhe meritave të dhëna nga ajo figurë, pra duhet ta rikoujtoj sakt mbas anatomisë, gjestit, karakterit origjinal, pavarësisht se është art, por është art publik shtatorja. Pastaj, shtatorja kur punohet mendohet qëndrueshmëria e saj ndaj mëngjesit, përplasja e rrezeve të diellit, shfaqja e hijeve që shpesh herë mjegullon gjymtyrët dhe vijat e krijuara nga skulptorit, pastaj pasditja, kohët me shi, muzgu dhe mbrëmja.

Vëzhgimi optik, me të cilin lidhet ngushtë hapësira se ku vendoset shtatorja, distanca e të vëzhguarit, bazamenti, lartësia, arkitektura përreth e të gjitha këto ndikojnë në origjinalitetin estetik dhe te shfaqjes së karakterit mbas udhëzimeve të fotografive ose gojëdhanave. Duke e modeluar dhe strukturuar me kujdes dhe saktësi formën, dukë i dhënë jetë, frymë skulpturës. Pra, skulptorët të cilët krijuan dy shtatore atë të legjendarit Adem Jasharit dhe heroit tonë më të madh Gjergj Kastriotit- Skënderbeut që u zbuluan dje në qytetin e Prizrenit nuk ofruan as minimumin e artit të saktë të skulpturës, por dhanë paqartësi, deformime anatomike, i fyen figurat tona të shquara sepse pamja e jashtme e skulpturës jep shumë rëndësi, janë të turpshme vizualisht dhe të shëmtuara artistikisht.

Shtatorja e Skënderbeut, tregon një pasaktësi propocionale anatomike me deformime serioze. Koka është shumë e gjatë, gjatësia e qafes e tejkalon çdo matje proporcionale të trupit dhe hollësia e saj. Pastaj, skulptori fokusohet te mjekra e cila aspak nuk është e natyrshme dhe nuk i ngjanë mjekrës së Skënderbeut. Trupi i tij hollak më shumë nxjer atë anën komike se sa luftarake dhe nuk e di se ku qe qëllimi i skulptorit. Në portale del emri i autorit të kësaj skupture që është Sinan Alija.

Ndërsa, shtatorja e komandatit legjendar Adem Jashari që po ashtu u zbulua në Prizren, emri i skulptorit nuk dihet, është krijuar nga një fotografi e Jasharit. Përmasat devijojnë, sidomos krahërori shumë i gjërë, duart e shkurtërat të holla me shuplaka të vogla. Si duket skulptori mendon qe veç mjekra dhe një pal dylbi e identifikojnë imazhin real të Jasharit. Ndonëse, dhe karakteri devijonë plotësisht, prapa syve nuk mund të vërejme shpirtin e Ademit. As një gjest, as një lëvizje nuk është e Ademit. Figura ngjanë më shumë me ato lodra të Llegos.

Deri kur më të fyhen heronjtë shqiptar me shtatore të dobëta. Nuk e dijë a është e qëllimshme kjo fyerje apo përse duhet të bëhet? Duhet sa më parë të rrënohen këto shtatore, të ngritën ato siç i ka hije heronjve shqiptar. Njëherë e masakruan serbët, tash po e masakrojmë vet ne me anë të artit. / KultPlus.com

Ilir Muharremi: Krijimtaria e artistit Jetullah Halitit është një teatër modern

Ilir Muharremi, kritik i artit

Mbrëmë në hapësirën e restaurantit “Apollonia” në periferi të qytetit të Gjilanit, u hap ekspozita personale në kuadër të 75 vjetorit të lindjes së artistit Jetullah Halitit-Etit. Ekspozita erdhi si retrospektivë ndonëse u prezantua edhe një punim për koronavirusin.

Krijimtaria e artistit Jetullah Halitit është një teatër modern me skena të absurdit të Joneskos dhe të Becketit, dhe ky absurd është i thellë dhe ne esencë ka një të vërtetë triumufse. Qëllimi është zhytja në thellësi, dhe ikja në sipërfaqe e ngjyrosur mu me atë thellësi.

Tri ngjyrat e Etit

Ngjyra më e preferuara e artistit Halitit, shkurt të cilin e thërrasin ETI, është e bardha, ngase kjo ngjyrë është tek veza, tek sinqeriteti, pafajësia, tek vellua e nuseve, tek gëzimi, hareja, tek plisi, tek qefini i Rugovasevë, dhe jo rastësisht Eti e gjen shpirtin e tij tek kjo ngjyrë. Kjo ngjyrë e pastër, pasqyron edhe pastërtinë, ose thënë më bukur fshinë brengat, vuajtjet, na liron nga energjia negative, andaj Eti më shumë e gjen sekretin e artit tek kjo ngjyrë mistike, kjo ngjyrë engjëllore e cila mban edhe aromë të engjëjve. Ndërkaq, ngjyra tjetër e cila shqetëson piktorin Eti është e kuqja, ngjyra e gjakut, e historisë, ngjyra e flamurit, vullkaneve të cilat kur shuhen krijojnë toka të reja, e në këto toka të reja artisti Eti zhytet i tëri pas sekreteve, dhe përmes brushës ai kërkon një zgjidhje ose na paralajmëron me një këshillë të lartë. Por, edhe e kaltërta ngritët si një betejë në pëlhurën e Etit, ajo nganjëherë është e ftohët, e thellë, e kthjellët, kufizuese e formave, një qiell pa kufi, por nuk ngulfatet nga ngjyrat e tjera. Të gjitha këto ngjyra si një ombrella ngritën në pentagramin e Etit, ato kanë tinguj dhe secili tingull nga një shkronjë në vete.

“Ngrohja globale” “Shkrirja e akullnajave” “Trekëndëshi i Bërmudës”

Ky cikël është një teatër avangardë, që prek majat e absurdit dhe në asnjë moment nuk të lë të qetë, të jesh pjesë e një finale reale, e cila është e pangopur. Këtu vërejmë teorinë e filozofit të lashtë grek, Heraklitit, i cili thotë: “Zjarri ka fuqi të nderohet me gjithçka, por edhe për vdekjen e zjarrit jeton ajri”, domethënë, fitues na del ajri, dhe këtë frymë mistike, Eti dukshëm na e shfaq, nëpërmjet potezave të brushës që janë tejet shpërthyese dhe që nuk mund të lirohen nga e kuqja gjakatare, ose armikja e natyrës dhe humbësja e pa ngjyrës. Në disa pjesë të ngrohjes, e bardha ngrihet në këtë betejës si diçka shpëtuese, por prapë se prapë është kufizuar nga një e vërtetë e pandryshueshme, absolute në teorinë e vet magjike. Ndërkaq, tek “Shkrirja e akullnajave”, një vdekje më e bardhë, më qetësuese, më e lehtë, disi tinëzisht ngre optimizmin, duke e rrënuar teorinë e zezë të vdekjes me një zëvendësim gëzimi. Pikërisht këtu hasim në teorinë e filozofit Friedrih Nietzche, që thotë: “Përdore dhimbjen si një instrument gëzimi”, e këtë instrument gëzimi Eti, në formë simbolike e gjen tek e bardha, e cila nuk është aq e ashpër, por një vrasëse e buzëqeshur. Kjo ngjyrë e përdorur konfliktin kryesor e ka me të zezën, nga e skuqura e tepërt ka fituar një të zezë të përkryer.

Shpirtin e pastër të Etit nuk e lë të qetë edhe misteri më i madh në botë “Trekëndëshi i Bermudës” dhe këtë mister, ai e pasqyron si diçka të vërtetë, që ka raporte në këtë kohë.

Profondizmi

E tërë artin e tij, krijuesi Eti e përfundon me stilin e quajtur “Profondizmit”. Mesazhi i profondizmit është i thellë, i pa skajshëm, nuk mund t’ia gjesh fundin, sepse artisti nuk ia përcakton fillimin, dhe në esencë, ende nuk dihet pikënisja, që të vendoset finalja.

Postmodernia e Etit e quajtur “Profondizëm”, tentohet të trajtohet dhe të hulumtohet , njëkohësisht, nga disa kritikë të artit, shqiptarë dhe të huaj. Në këto tentativa, të cilat duhen përgëzuar, por edhe pranuar se janë fillesë, synohet zbërthimi i disa prej veprave më të arrira të Eti-t, duke gërshetuar analizën ideore konkrete, me tentativën për ta zbërthyer teorikisht. Në Profondizëm, nxirret në pah dominimi i brendësisë dhe i thellësisë së krijimit mbi formën e shfaqjes, përndryshe, të paraqitjes.

Postmodernia profondiste Eti-ane vështrohet nga disa pozicione a këndvështrime, që lidhen me tematikën, me poetikën, me metodën, kulturën, stilin dhe krahasimin. Studimi mbi këtë stil a rrymë, i cili, duam s’duam ne, është sipërfaqësor, tani për tani, ka marrë formën e piketave apo tezave për studime zbërthime , analiza, debate të thukta.

Artistët e vërtetë modernistë nuk e kanë të vështirë ta pranojnë postmodernen. Ata, përkundrazi, e pohojnë, e njohin dhe jo pak herë e afirmojnë si një realitet, duke e quajtur “piktura e së ardhmes”.

“Qofsh bekuar pikturë, pikturë gjuha ime, pikturë universale e shpirtit tim, jam i dashuruar në ty, më mbaj se të dua shumë dhe vetëm shumë”. Jetullah Haliti.

“Unë kurrë nuk kam hyrë në fizikë ose në trupat e astronautëve për t’u bërë një model. Por pas fluturimit tim të parë, u bë e qartë për mua që isha një. Dhe fillova të kuptoj rëndësinë e kësaj për njerëzit. Vajzat e reja duhet të shohin rolin modele në çfarëdo karriere që ata mund të zgjedhin, vetëm në mënyrë që ata të mund të imagjinojnë veten duke bërë atë punë një ditë. Ju nuk mund të jeni ajo që nuk mund ta shihni “.

Sally Ride, gruaja e parë amerikane në hapësirë . / KultPlus.com

Shtatorja e Fadil Vokrrit larg shtatoreve kitch në Kosovë

Nga Ilir Muharremi

Kitchi ose antiarti përkatësisht antiskulptura ka mbushur hapësirat tona në Kosovë. Ndoshta më herët ishte mungesa e kritikës, mungesa e konkurseve dhe mos serioziteti i komisioneve përzgjedhësë së bucetave të mirëfillta. Kjo tragjikomedi ka pushtuar hapësirat publike, parqet dhe skutat. Disa kopjojnë Aguste Rodin, skulpturën e shekullit XIX e cila theu rregullat akademike, me një impresionizëm vizionar të kohës e që na ktheu lehtësisht te Mikellanxhello.

Ai ndjeu revoltë dhe jo ndonjë revulucion, ndonëse skulptura i përmban të dyjat, porse e para shprehë atë madhështinë personale shpirtërore artistike. Fatëkeqësisht Rodin edhe sot përdoret si strehë dhe ombrellë për skulptorët shqiptarë dhe kosovarë, sidomos të parët të prekur dhe ndikuar nga soc-realizmi, derisa të dytët nga soc-realizmi dhe arti modern më pranë Evropës.

Më së shumti është abuzuar me figurën e heroit tonë legjendar Adem Jashari, të cilën as që mund ta njohësh në skulpturë, as ta identifikosh formën teksturore apo frakturore. Është abuzuar me përmasat e gjymtyrëve të trupit, saktësisht me gabimet amatoreskte proporcionale shkollore. Andaj, kjo është për të ardh keq. Jo veç me Jasharin u abuzua edhe me figura të shquara historike dhe kjo dhimbje po na përcjellë me jetëgjatësinë e këtyre shtatoreve të cilat po qëndrojnë ende stoike nëpër sheshet publike. Skulptorët janë munduar t’i veshin me plastikën e Rodin-it. Unë këtë e shohë si një varrezë masive që ju bë heronjëve tonë dhe përdhosi vlerat dhe meritat e tyre. Reagova përmes shkrimeve të mija kritike dhe kritika u respektua si pozitive duke eleminuar këtë groteskë.

Janë për t’u lavdëruar skulptorët e rinjë të cilët çdo ditë po dëshmojnë vlera në skulpturë. Rasti i fundit me shtatoren e legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Vokrri në skulpturën fituese të Agron B. Blakcorit shfaqet i ri në moshë, me uniformë sportive, me topin duke dribluar me këmbën e djathtë. Kjo skulpturë është ende në proces dhe në dukje të parë shprehë përgjegjësi profesionale me një përvojë fizike të trupit dhe hapësirës. Puna e skulptorit hulumton karakterin, ngjashmërinë e madhe të mimikës, syve dhe shpirtit. Fotografitë mbrapa shtatorës së eskpozuar shpalosin atë hulumtimin profesional të skulptorit mbi karakterin e Vokrrit në pozita të ndryshme, gjithnjë duke u kujdesur për tonet e gjysmëtonet, linjat dhe detajet e holla të syve, hundës, ballit dhe mjekrrës.

Kjo vepër monumentale e modeluar e skalitur me shpirt, tregon origjinalitetin plastik dhe shpirtëror të lengjendës Vokrri. Nëse e vështrojmë nga 360 pika pamjeje skulpturën, vërejmë kompozicionin, dimensionet, ritmet formale, organizimin me marrëdhënien estetiko-historike deri te detaji më i imët muskuli, damarët që gjallërojnë mbi trupin e Vokrrit, pastaj drapëria e veshjes, lakimet nga fanela të përsëritura e që rrezatojnë me theksimin e muskujve, shprehin atë realizmin dhe besnikërinë ndaj kësaj lëvizje. Shtatorja e meriton të jetësohet në harmoni me eksterierin dhe vërtetë krijon një emocion ringjallës të legjendës së futbollit. / KultPlus.com

Artistët botëror i përgjigjen pandemisë COVID-19, artistët tonë i përgjigjen me peizazhe

Shkruan: Ilir Muharremi

Arti është metaforë shpirtërore, meteor estetik, galaksi e pafund ngjyrash dhe nuancash e tonesh, det idesh, zbukurim asbtrakt që i nënshtorhet imagjinatës dhe idesë e që bëhet i kënaqshëm duke u marr me të vërtetën dhe të pavërtetën, jo- ekzistente. Jeta jonë reale e çastit është burim frymëzimi magjik e shpirtëror për artin, është materie e ashpër të cilën arti e përpunon, çëndisë, rimodelon në mënyrën formale të vet. Ndaj fakteve që na ofron situata jetësore arti është shpesh indiferent sepse pranon përmes barrierës së shtruar ndaj jetës vetëm atë anën e bukur të një stili të ri të trajtuar drejt përsosjes. Nëse jeta arrinë ta merr artin atëherë arti përfundon drejt greminës e nga kjo nuk guxojmë të vuajmë sot në këtë kohë pandemie, mortje e cila na ka pllakosur të gjithëve. Arti ka për detyrë të na zbukuron çastet e lodhjes, monotonisë përmes artistëve tonë të cilët nga peizazhet, natyrat e qeta, stilit të tyre personal nuk mund të ikin. Artistë, rrënoni këtë kolerë me brushë, ngjyrë, telajo, art konceptual sepse jeta shpirtërore e personale po ju rrëmben juve dhe artin. Ikni nga gremina e mortjes individuale, shpërndajeni shpirtin tuaj çastit duke kënaqur popullin. E këtë po e bëjnë artistët botëror të cilët po i revanzhohen koronavirusit me vepra interesante artistike. Mos u merrni me shambllone, nënshtrojuni çastit tranzit momental, zgjohuni nga gjumi klasik, krijoni në kohën e tashme siç po krijojnë artistët botëror. Dilni nga atelietë, vriteni koronavirusin pa maskë kirugjike sepse kirurg jeni ju artistë. Shërues dhe vrasës të mortjes.

Arti e merr jetën si pjesë të materias të tij të ashpër, e rikrijon dhe e rimodelon atë në forma të reja, është krejt indiferent ndaj fakteve, shpikjeve, imagjinatave, ëndrrave, dhe mban ndërmjet vetes dhe realitetit barrierën e padepërtueshme të stilit të bukur, apo të trajtimit zbukurues dhe të përsosur. Hapi tjetër është kur Jeta merr anën e epërme dhe e drejton Artin drejt humbëtirës. Ky është rrënimi i vërtetë, dhe prej kësaj ne po vuajmë sot.

Vepër arti për dezinfektimin e duarve

Çdo ditë ti i pastron duart, mirëpo nuk e ke vërejt shkëndijën e shkumëzuar të shamponit dhe fluskat ngjyrë floureshente që të janë vërshuar në shuplakat e dorës. Buzëqeshja shpalos harmonin e dhëmbëve dhe ndjenjat festojnë nga akulli i pastërtisë. Koronavirusi është bërë më i bezdizshëm se zgjeba e tash dhjetë herë në ditë duart i pastron, para mortjes i laje tri herë dhe identifikoheshe si pederas, e tash që i patron dhjetë herë në ditë? “Lani duar tuaja” është vepër e artistët Sara Shakeel e cila pas çdo larjes së duarve artistes ja kthen një buzëqeshje në fytyrë dhe e zhytë poshtë membranës së trurit aty te kujtesa. Pse artistëtë tonë nuk e shohin si të rëndësishme veprën e artit pastrimin e duarve? Arti ka për qëllim të futet gjithkund dhe të na edukoj.

Dashuri në kohën e koronavirusit

Trupi dhe shpirti ndjejnë ëmbëlsinë, çiltërsinë, parajsën dhe përhumbjen. Dashuria vjen nga dora e Zotit, shtrydh zemrat dhe ja dimë vlerën humbjes. “DASHURI në vitin 2020” vepër nga artistja Giulia Rosa. Ajo përfaqëson dashurinë në kohën e koronavirusit. Dy të dashuruar puthen me njëri-tjetrin, të mbrojtur nga maska kirurgjikale. Lëngun e pështymës nuk mund ta shijojnë, gjuha nuk mund të rrokulliset brenda gojës, e as buza e poshtme nuk mund ta ndjej atë kafshimin epshor. Epshi është falso e dëshira origjinale, ndërsa fantazia surreale. Ata janë dashnorët modern. Artisti bashkëkohor çelë sytë njerzimit, e përfaqëson atë, e bën të ndjehet mirë, të ëndërroj nga karantina monotone. As kolera mesjetare e as ndonjë virus nuk u bë pengesë për dy të dashuruar sinqerisht, andaj artistja këtë e shprehë në formë më të pastër, më të sinqertë, më optimiste, përtej gjembave, përtej dhembjeve. Nga ky ferr i strukur vuajtja shuhet dhe është e paaftë sepse këta dy po dashurohen. “Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!” – Xhakomo Kazanova

Art me letër higjienike kundër koronavirusit

Artistët botëror nuk ndalojnë së krijuari kundër koronavirusit. Nga imagjinata pajtojnë idenë me materien, paraqesin idenë të kthyer në materie dhe materien të lartësuar në ide. Ata të dy sytë i mbajnë hapur, syrin e jashtëm i cili vështron dritën dhe shkëlqimin monoton, panikë, kaos dhe ai sy mbyllet sepse reagon syri i brendshëm. “Panikë”, vepër nga një letër toaleti e artistit CB Hoyo, është ekspozuar. Njerëzit rëndom krijon panikë ndaj letrave higjienike dhe është krijuar vargan njerzish të cilët presin të blejnë letër toaleti e që mendja e artisti nuk mund ta përcepton pse njerzit duhet të presin në radhë për ta fshirë bythen. Panikë, klithmë, stres krijojnë njerzit në këtë kohë pandemie e paniku sjell kaos ndërsa arti proteston kundër kësaj e ky është qëllimi i artit.

Artikulli më i shitur është letra për ta fshirë bythen. Arti lufton me të shëmtuarën për hirë të së bukurës sepse nocioni i artistikes dhe i së bukurës paraqesin nocion të përbashkët të një fryme. Bukuria është shumë e thjeshtë ajo gjendet në personalen duke prekur globalen dhe aktualen, ndërsa e keqe është ajo e neveritshme.

Askush nuk reagoi për mungesën e fotografive të artistit Alban Muja në Bienale të Venedikut

Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit

Është për t’u çuditur përse askush nga mediat, madje nuk është mbajtur asnjë konferencë ose debat në lidhje me mos realizmin komplet të projektit të artistit Alban Muja në Bienale të Venedikut 2019. Aty munguan fotot e qytetarëve të cilëve ju kërkua t’i dërgojnë. Nuk u shpjegua përse asnjë nga fotot e qytetarëve nuk u shfaq, por vetëm videoinstalacion i Alban Mujës, me çrast u kërkuan që fotot të ishin personale dhe të pa shfaqura. Kjo i bie që secili nga artistët mund të manipulojë me Institucionin dhe publikun dhe jo më kot thuhet se masa dirigjohet sikur delet. Kjo u dëshmua me pjesmarrje në Bienale.

U shpenzuan 25 mijë euro për 22 zyrtarët institucionalë që shkuan për Bienale dhe askush nga ta nuk kërkoi shpjegim për fotot e munguara.

Me 3 prill në faqen e Facebook bëhet një kërkesë publike në kuadër të konceptit të veprës së Mujës që populli t’i dërgoj fotografitë familjare të shkrepura gjatë kohës së luftës të viteve 1998-99. Ja postimi origjinal:

“Bashkëqytetarë të nderuar, artisti i mirënjohur Alban Muja, sivjet përfaqson Kosovën Bienalen e Venedikut, ngjarjen më të madhe në fushën e artit bashkëkohor. Projekti i tij multimedial i quajtur “Albumi Familjar”, flet për të kaluarën tonë gjatë luftës, e cila ndodhi pikërisht 20 vjet më parë.

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e projektit duke na dërguar fotografitë tuaja familjare, të bëra gjatë periudhës së luftës, viteve 1998/1999.

Fotografitë duhet të jenë familjare, jo profesionale, me pamje të ndryshme të përditshmërisë suaj gjatë kësaj kohe. Ato mund t’i dërgoni në emailin tonë:

[email protected] ose në faqen në FB: https://www.facebook.com/kosovopavilion58/notifications/ Ju falemnderit!”. Si duket fotografitë munguan dhe nuk u shfaqen, madje në faqen kryesore “Kosovo Pavilion / 58th Venice Biennale 2019 / Alban Muja”, nuk ka asnjë foto të ndonjë individi të dërguar gjatë 1998-99./KlutPlus.com

Në Gjilan, promovim i dy librave të Ilir Muharremit

“Moskuptimet” dhe “Psycho”, janë dy lbrat e Ilir Muharremit që do të promovohen në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit “Fan S.Noli”, shkruan KultPlus.

Ky promovim do të mbahet më 24 dhjetor, në orën 16:00, kurse në këtë promovim do të ketë edhe debat, ku me fjalën e tyre do të paraqitet drejtori i Bibliotekës Qazim Rexhepi, sikurse që do të paraqitet edhe Jeton Rexhepi./KultPlus.com

E harruam Faruk Begollin

Nga Ilir Muharremi

Kishte një ballë të lartë, përmbi dallgëzonin flokët e buta, vitet ishin ato që ja kishin gllabëruar një pjesë të flokëve, mirëpo nuk munden t’ja humbnin shkëlqimin prej argjendi. Sytë i kishte të vegjël të mprehtë, shikim të thellë i cili çarmatoste çdo gjë që e kishte përballë. Kishte një trup të drejtë, të zhvilluar dhe ecje të ngadaltë. Pasi ju keqësua shëndeti çuditej se si njerëzit munden me ec drejtë. Në atë kohë isha i ri dhe kisha një bindje se Faruk Begolli ndjehej i paprekshëm, ndoshta edhe e kisha gabim. Më vonë e kuptova se në shpirt ishte i brishtë, i thyer, i përkulur pranë vetes dhe askujt tjetër, mbi të gjitha ishte i pastër.

Në vitet e ’80-ta kishte shumë famë, ndërsa sot as që përmendet emri i tij. As studentëve, e as kolegëve nuk ju bie ndërmend për Begollin. Institucioneve hiç se hiç, madje ka edhe prej tyre që veç e kanë dëgjuar emrin e tij dhe nuk e dinë se për kë bëhet saktë fjalë. Kështu trajtohet artisti në Kosovë, i harruar pranë të gjitha sfidave dhe kontributeve profesionale duke zbuluar dhe prodhuar talent të së ardhmes të cilët ndoshta nën tymin e cigares dhe kafes, ndonjëherë lakojnë emrin e tij. Keq shumë keq.

Dikur tavolinën e tij e rrethonin radhazi shokët dhe studentët, disa edhe kishin drojë ta pyesin gjithçka.
Pinte shumë raki nganjëherë e zbuste me ujë. Thonë në dehje është e vërteta. Dehja për të ishte sikur për fëmijët çokolata, ai jetonte me të. Ai pinte në fatin e tij dhe e dinte se asgjë nuk mund të ndryshohet, nuk e shpresonte përjetësinë, jetonte me të tanishmen dhe nuk i frikësohej vdekjes.

E dinte se disa vdesin shumë vonë, ndërsa disa shumë herët, por askush nuk mendonte se duhet të vdes në kohë të duhur dhe vdekja për të ishte si një mik i afërt i mirë. Nuk i pëlqente të vdiste me ceremoni, ndoshta këtë e mendonte se njerëzit e kotë kanë dëshirë të vdesin me ceremoni, të bëjnë zhurmë. Si mos te kenë dëshirë, kur edhe lëvozhga ka dëshirë të kërcasë, ndërsa Begolli e donte vetmin, por kurrë nuk ndjehej i vetmuar.
Faki vdekjen e pranoj si përmbushje detyre, as herët e as vonë, por në kohë të duhur. Luftoj, e injoroji kancerin, tallej me të, pinte alkool dhe cigare për inat të sëmundjes. Fitorja ishte vetëm një guri sipër kokës së tij.
Kanceri erdhi si kryq, ai lëshoj perden përballë fytyrës, momentalisht e obligoj të tërhiqet, por prapë qe stërmundim dhe nuk e pranonte që sëmundja të ja bëj shah mat, këtu e humbi pak optimizmin. Prapë vazhdonte me atë se nuk dua t’ja dijë për sëmundjen.

Pinte dhe pinte raki, vetë ka pohuar se pasi të marr vesh nga fotografimet, nëse është kancer, po vazhdoj me pi raki. E shihte fundin si rifillim, një ikje e lehtë nga kjo botë.
“Thjeshtë, si të më lëshon fuqia, dëshiroj me shkue te Zoti, me dekë disi lehtë e bukur. Edhe me kaq jam i kënaqun me jetën teme se realisht nuk kam pritë as kaq vjet” (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007, fq.15)

E dinte se do të vdiste, por ne e dinim se po fundoste një shpirt të madh të cilin sot askush nuk po e kujton. Në asnjë portal nuk shkruajnë për të, as që u përmend nga politikanët, por ai nuk e dëshironte një gjë të tillë, aq më pak të përmendej nga njerëzit e politikës që kurrë nuk kanë shkelur në Teatër ose nuk kanë parë ndonjë film të Farukut.
Si në të gjallë si në vdekje Faruku ishte i madh. Vdekja për të ishte festë dhe kështu vdesin njerëzit e mëdhenj. Vdekja nuk ishte për të ankuese këtë e dëshmoj me rolin e mbretit Lir në Teatrin Kombëtar. Derisa kanceri bënte punën e tij mbi trupin e Begollit, ai jetonte me shpirtin e Lirit. Madje, vetëm mungon fjalitë: “ju uroj vdekjen time, vdekjen e lirë, sepse e dua unë”. Kjo sepse ishte bohem, njeri i pijes dhe ata që pinë nuk janë të këqij.
“Bash pse kam pi raki, bash pse kam ndejtë me shumë njerëz të profileve të ndryshme, pra mu kjo jetë, ta quejm boheme, m’ka begatue, mos me mbet një punëtor i diciplinuem”, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007, fq.21) Rakia e pasuronte imagjinatën e tij, e begatonte dhe rregullonte shtratin e varrit. E dinte se vdekja po vjen dhe tha:

“Ju duhet me m’durue, se unë jam njeri i smutë, tu dekë. Duheni me m’lazdrue, me ma ba rrafsh, me m’dashtë, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007 fq.21)

Sëmundja nuk e vështirësoj artin e ti ta largonte nga skena. E priste vdekjen si Molieri, në skenë.
Nuk kishte trashëgimtar, por kishte trashëgimtarin më të mirë: rolet në shfaqje dhe filma. Nuk i donte trashëgimtarët të cilët do t’i vendosin kurora dhe lule të thara mbi varin e tij.
Ditën e fundit nuk e priti sikur do molla të thara që ju ka rra shorti të piqen dhe të rrudhen. Këta janë njerëz të plakur që në rini, kurse Faki gjithmonë kishte një shpirt rinor.
Ai i njihte njerëzit dhe e dinte se dikush kurrë nuk bëhet i ëmbël, thahet qysh në fillim. Andaj, edhe në varim nuk kërkoj prezencë të njerëzve.
E dinte se ata rrojnë gjatë shumë gjatë në degët e tyre, unë do këshilloja të vinte një stuhi t’i shkund plehrat e të mos bëhen as ushqim për krimbat.
Stuhia këtu do ishte e drejtë mbi pemën e jetës së tyre. Njerëzit e mëdhenj nuk kanë nevojë të kujtohen nga mediokrit, ata mbesin të mëdhenj.

Është ofendim ta kujtosh një aktor të cilit nuk ja ke parë asnjë shfaqje dhe film.

Është mëkat ta kujtosh një aktor për të cilin nuk ke lexuar asnjë shkrim në gazetë.

Është poshtëruese ta kujtosh një aktor me të cilin nuk ke pirë kafe ose nuk ke shkëmbyer ndonjë bisedë.

Tek e fundit si mund të flasësh për të? Atëherë më mirë ta harrosh, ose të heshtësh.
“Përderisa njerëzit janë të gjallë, shoqnia jonë nuk u jep t’paktën nji shpresë apo nji konfirmim se ata janë ta gjallë dhe se për këtë vend kanë ba diçka. E, kur të vdesësh, krejt televizionet, radiot, teatrot, institucionet kulturore dhe ato shtetërore, t’lavdojnë, por jo më gjatë se nji apo dy ditë. Kjo ngjan kur vdesësh, ndërsa për së gjalli, nuk e di pse, por nuk ju duen hic, madje, as nuk ju inkurajojnë për me qëndrue dhe me vazhdue e me punue edhe ma tutje”, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007 fq21)

Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë, dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.

Mendim i angazhuar në aspektin psikologjik

Shkruan: Besim Perjuci

Me rastin e promovimit të librit “Psycho”/ roman/, botuar më 2017, në edicion të Shtëpisë botuese ”Artini” Prishtinë, autor Ilir Muharremi.

Vepër me shumë brumë e ardhje artistike shumëdimensionale, që prek thellë indin shoqëror nivelesh të ndryshme, me nuanca psikoanalitike, pa limite kohore

Shkrimin tim dua ta filloj me një thënie të bukur të shkrimtarit libanez Kahlil Gibran: “Dashuria asgjë s’fal veç vetvetes dhe nga askush gjë s’merr përveçse prej vetvetes”. E fillova kështu, sepse edhe romani “Psycho” prek temën e madhe të njeriut.

Me të lexuar romanin “Psycho”, me shijen e pasionit tim, u ndjeva borxhli ndaj këtij krijuesi për t’i thënë disa fjalë, të cilat do t’më çlironin nga kjo shtrëngesë rastësore.

Supozimi se nxjerrja e temave nga aspekti psikologjik, i cili në tërë spektrin tekstual dominon përpjekja e angazhuar për ta dekoduar mendimin filozofik, që shtrohet si parakusht i një gjykimi të artikuluar me invencion e që kapin rrjedhën e ngjarjeve, të cilat në dukje të parë, shihen si të thjeshta, tolerante e sipërfaqësore, por në të vërtetë i tërë materiali romaneskë përmban në vete kompleksitetin shumëdimensional të një psikoanalize që kapërthehet me përditshmërinë e njeriut, poashtu të thjeshtë e të heshtur, për shkak të rrethanave të krijuara, me të cilat duhet të ekzistojë për mbijetesë.

Andaj, autori Muharremi, përpiqet ta zbret ngjarjen nga abstraktja dhe ta shtrojë në rrafshin tokësor.

Strukturalisht romani ka një shtrirje formatike të tillë pa ndonjë ndarje e nëndarje, tema e nëntema, ndonëse ka prerje të theksuara, megjithatë një i tërësishëm mbetet, duke u kategorializuar në konceptin e vetëm “psycho”, si konceptin bazë ideotematik që trajtohet.

Në këtë lëmsh mendimesh udhëton autori Muharremi për ta sfiduar imagjinatën e lexuesit si oponentin e vet më të besueshëm.

Skena kompozicionale është e vendosur aty ku frekuentohet çdo ditë dhe në dukje është statike, me lëvizje të lokalizuara, ku loja me fjalë eruptive vullkanizohet për të shpërthyer me logjikën e përmallimit për vendlindjen dhe për gjithçka që kësaj kohe i mungon, qoftë edhe morali apo etika e ndërgjegjësimit njerëzor.

Drama kolektive, si paranojë, mban peng ndërgjegjen njerëzore. Dhe ai, sikur bartë në vetvete, në vetëdijen e tij, të shkuarën e deformuar, të çakorduar, me plotë trille e gabime si dhe frikën si emocion i brendshëm që mund të rigjallërohet në vazhdim, por që e tashmja të mos rrënohet, të mos ndodhë ajo që të huton, ajo që pushtetin e ndërgjegjes ta mban peng, që dhembja me tepricat e saja të mos bëhen bashkudhëtarë të së sotmes, që ngjarjet të mos frekuentojnë përmes vibracioneve që shqetësojnë e pikëllojnë, duke e etabluar në ndonjë rreth vicioz ku psika kolektive mund të dhunohet e shkatërrohet tërësisht.

Ai ironizon me gjendjen e tanishme. Rebelohet jo rastësisht e pa qëllim, me vetëdije apo pa te, kundër individëve qëllimkëqij, pushtave fodull, puthadorëve e pushtet mbajtësve, sahanlëpirësve e fajdexhinjve, kolltukofagëve hipokrit e faqezinjve psikopatëve e maniakëve, sadistëve e kanibalëve, paranoikëve e abuzuesve. Në këtë udhëtim autori e lakuriqëson vertikalen njeri dhe drejtpeshimin e ndërgjegjes njerëzore.

Hapi tjetër mund të jetë edhe vetëvrasja, si akti më ligë i tragjikes njerëzore që arrin kulmin e “vetëkënaqësisë” sepse “vrima” siç e quan autori, e unë do t’ia shtoja edhe mbiemrin “e zezë”, kërkon viktimën e saj. Humb realitetin e kohës, neglizhohet dhe ndahet përjetësisht nga realja për të udhëtuar drejt të padukshmes dhe të panjohurës. Atëherë ndodh ajo që s’duhet të ndodhë, rrëzimi i trungut në horizontalen e mentalitetit të acaruar. Me fjalë tjera kafshohet koha bashkë me qenien njeri të shndërruar tashmë në bishë të egërsuar për vetveten.

Në momente të caktuara autori shpërthen emocionalisht, madje edhe jashtë proporcioneve mendore të lejuara se, e tashmja po ndodhë sot. Dhe drama kolektive njerëzore, në kontekstin e saj të gjerë, si paranojë mjerisht po ndodhë.

Tragjikja, me dramën e vet intrigohet nga misteret e padukshme, të privilegjuara në mendjen e njeriut e për t’u kthyer në sociografemë të nuancuar me ëndrra iluzore, gati të fosilizuara, që sedimentohen brendapërbrenda shpirtit të ikur diku larg, në pritje të riinkarnimit të saj në materie krejtësisht tjetër gjithsesi.

Rhonda Byrne, në librin e saj ”Sekreti” thotë:” Mendimet bëhen gjëra”, janë këto tri fjalë, të cilat e ushqejnë, do të thosha edhe mendimin krijues të autorit Muharremi, i përqendruar në transmetimin e gjithçkaje që funksionon si kërkesë substanciale shpirtërore mjaftueshëm për ta zbuluar shkakun dhe pasojën në botën që jetojmë.

Storiet rrëfimtare të shpalosur përjetojnë kapërcime të mëdha e të vogla për ta kapë kuptimin e tërësisë me logjikën e mendimit dialogues, si tregim brenda tregimit për ta përmbushë e plotësuar librin me gjëra të intimës shpirtërore emocionale, ku iluzionet e shpresës dhe të pashpresës gërshetohen mes vete, duke iu referuar edhe pjesës së padukshme mbase edhe të pakëndshme në rrjedhë të rrëfimit.

Imagjinata e bujshme e magazinuar në sfondin hapësinor të memoriastikës së autorit, do të fokusohet edhe në gjeografin e atdheut të prekur nga fatkeqësitë dhe pafuqia që të dilet nga ky labirinth shkatërrimtar.

Njeriu qendër e mendimit dhe e veprimit

Kërkesa për t’u divorcuar nga lakmia, si e keqja më e madhe, do të përsëritet shumë herë, përmes mini dhe metarrëfimeve, duke i thirrë un-it që sundohet nga ndërgjegjja e vertikales njeri. Pra, njeriu mbetet qendra e mendimit dhe e veprimit në këtë rrafsh.

Nga ana tjetër, autori posedon shkathtësi e aftësi mendore për t’i vendosë gjërat në tablo jete të theksuara shpeshherë si biografema personale që thurin pjesë autobigrafike me imazhe përcjellëse të natyrës me besueshmëri të plotë.

Reciprociteti midis dijeve absolute dhe relevante mbi botën njerëzore, kapin të dytën, si mbështetje e ndryshimeve, poashtu relevante, sepse asgjë nuk është e përfunduar. E pakufishmja dhe e pakuptimta edhe sot mbretëron midis nesh. Edhe e sigurta mbetet e pasigurt në epokën tonë. A duhet të gëzohemi apo të pajtohemi me këtë?-thotë autori. Përgjigjen e gjejmë tek pedanteria e tij: as të gëzohemi, as të pajtohemi. Fatkeqësitë shikojnë larg dhe mbesin dëshmi e dhimbjes. Letërnjoftim nuk kanë. Fatkeqësitë duhet shkarkuar nga vetëdija.

Ja pra, autori Muharremi preferon ndryshimin e gjendjes ekzistuese, sepse kjo e tanishmja e lodhur, të sjellë buzë një
gremine shkatërruese, ku njeriu ngushëllimin e vetëm e gjen në gotën e mbushur të zbrazur, të zbrazur të mbushur patjetër.

Autori, në një mënyrë e pranon se është i rrethuar nga heshtja dhe shumëçka tjetër e hijesuar, prandaj me pyetje-përgjigjet e veta, të gjata e të shkurtra, tenton të gjejë rrugëdalje nga kjo gjendje sakaq misterioze dhe tejet e rënduar. Përderisa zemërimin e ka të strehuar diku në vetvete, në thellësi të diçkaës që s’mund të shpjegohet dhe të cilën nuk dëshiron ta ndajë me askënd.

Njeriu i medaljeve të mëdha harrohet në historinë e ngjarjeve

Autori me dhimbje emocionale, por me sinqeritet respekti e shëtit nëpër tërë romanin njeriun e medaljeve të mëdha, i cili dalëngadalë harrohet në historinë e ngjarjeve dhe në vdekjen e fitoreve të mëdha. Statujë e heshtur në gjeografinë tone. Edhe heshtja thotë diçka për të heshturit dhe sikur pa dashtë përsëritet ajo thënia e madhe: “i vdekur i gjallë, i gjallë i vdekur”. Kështu është tmerri i kësaj bote lavire, do të thotë autori.

Personazhi është i dëshpëruar dhe i dëmtuar. Ka miqësi me gotën që zbrazë, duke evokuar dhe reflektuar ngjarje episodike, herë me emocione që tejkalojnë balancën shpirtërore, herë duke iu nënshtruar shfrenimit të çastit, madje me nuanca mendore e shkujdesjeje serioze dhe të një paranoje fillestare pa e konsultuar fare vetëdijen.

Ai preferon të ikë nga realiteti duke e harruar esencën e qenies njeri edhe përtej deficitit mendor. Tek atëherë kur viktimizohet do të fitojë epitetin humanist, kur të tjerët veç e kanë harruar. Mbase kjo më asocion në boksierin e njohur Bashkim Kosova te “Dosja e hapur” e Buxhovit apo të ai kosovari i nënkampionit olimpik.

Llafos shumë për femra e gra të martuara apo të pamartuara. Kjo fare nuk i bën përshtypje. Lidhjet i bën aty për aty, kurse lojën e dashurisë e ka për qejfi pa e zgjedhur kohën as vendin. Aventurist i llojit të vet. Skeptik për lidhje të gjata miqësore. Vizitor i rregullt i shtëpive publike dhe i prostitutave. Egoist dhe egocentrik me tepri. Shpeshherë luan rolin e sadistit.

Megjithatë, çdo rrëfim i shpalosur ka profilin e personazhit të vet. Janë pa identitet, pa emër e mbiemër, pa vendin dhe datën e lindjes. Mbahen, si të thuash, tepër sekret, andaj edhe s’duhet pare ndryshe. Kaq. Këto pak tipare ia qëndisin karakterin e personazhit të prezantuar në romanin e zhanrit triller “Psycho” të Muharremit.
Prandaj, në këtë dimension shpirtëror dhe abstraksion mendor, mendja e personazhit qëndron e mjegulluar, e shkapërderdhur dhe e pakontrolluar.

Trinomi: personazhi- narratori-vetmitari, identifikohet me vet autorin, i cili preferon vetminë, pijen, këngën dhe shpirtin që i kupton fijet e jetës dhe gllënjkën e fundit të pijes si pikë referente të humbur në iluzione shurdhuese dhe të heshtura.

Ai e akuzon njeriun. Por edhe e arsyeton. Po kënd e akuzon, denoncon e shpif;- njeriun apo ligjet e natyrës? Njeriun për gabimet e veta e arsyeton ndërsa ligjet e natyrës thotë janë të barabartë, veprojnë si për të dënuarin ashtu edhe për atë që ka kamxhikun dhe dënon. Jeton me bindjen se është për gjithçka i pafajshëm, duke shtuar se: ”Kam dëshirë që zëri im të jehojë gjer në veshët e Zotit sepse vetë ai është i pafajshëm ”Pra, gjykatësi je ti, i gjykuari je poashtu ti! Qe të dy janë të pafajshëm, qe të dy janë materie që do të shuhen.

Autori Muharremi ka rezervuar mjaftueshëm kohën e tij për të nxjerrë detajet më të përimtësuara të përditshmërisë sonë dhe të jetës shoqërore, nëpërmjet një analize të gjithanshme të ngjarjeve situative, me të cilat kacafytet e tanishmja e këtij nënqielli, herë duke ia shtuar shpresat, herë duke ia errësuar madje dhe mbijetesën që s’mund të kapërdihet vetëm me thjeshtësinë e fjalëve, sepse drama njerëzore endet në psikën kolektive si bashkudhëtare nëpër levat e historisë sonë.

Në këtë pellg mendimesh dimensionohet vetëdija me mëlmesa e alegorizmit kohor, nëpër të cilën kalon shoqëria miope, e shurdhër dhe e destinuar të paguaj haraç të lartë për gjendjen në të cilën është katandisur, dhe natyrisht për të marrë formën e narracionit rrëfimtar si gjykim ironik i shoqërisë së sotme dhe botës e cila bën sehir.

Bota po rrëshqet drejt humnerës, njerëzimi po e humb drejtpeshimin ekuilibrues. E tashmja po helmohet, po kancerizohet, kurse e ardhmja nuk po shihet askund sepse atë nuk e njohim.

Të gjitha këto do të shënohen e përjetësohen si ëndrra halucinante dhe si rezultat i fortifikimit të vetëdijes e cila patjetër do të prodhojë keqinterpretime ndaj realitetit.

Monologët i ka të gjata, pa rivalitet dhe të përshkuara me minirrëfime karshi dialogëve për të cilat merr përgjigje lakonike.

Gjuha që përdor autori, në dukje të pare mendohet se është me nuanca vullgariteti, por kur lexohet mire e me kujdes na del si gjuhë e përditësisë dhe e mentalitetit tone, nëpërmjet të cilës janë zbërthyer shumë detaje të botës enigmatike. Thjeshtë një gjuhë me frazeologji të artikuluar dhe sintaksë të nivelit gjuhësor të qëlluar gjithsesi.

Autori Muharremi, gjithë këtë shkarje halucinative, të prezantuar përmes një analize psikologjike, ka arrit ta shndërrojë në art, në letërsi dhe në diçka të bukur.

Dhe krejt në fund” t’i shmangësh anktheve e maktheve e të shpëtosh nga fshehtësitë e mëdha dhe misteret e heshtura të kësaj bote, është mençuri, inteligjencë dhe forcë. E ky trinom rri tek secili prej nesh” thotë Ekhart Tole, në bestsellerin e tij ”Një tokë e re”./KultPlus.com

Romani “Psycho” nderohet me çmimin si libri më i mirë i vitit

Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës me kryetar Esat Loshaj, sot ka ndarë çmimin për librin më të mirë të vitit 2018.

Ky çmim i takoi romanit triler ‘Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi.

Para të pranishmëve kryetari Loshaj u shprehë: “Ky roman është vepër e një firme të madhe, dhe autori tashmë është një emër në letërsinë shqiptare. Autori nuk i ndjen firmat, por veprat, jo emrat, por vlerat, dhe ky çmim i takon autorit Muharremi”. ‘Një libër hapet, një dritare më shumë dritë në kalanë e artit dhe kulturës” tha ai.

Ndërsa, për librin foli studiuesi i letërsisë Besim Perjuci i cili theksoi: “Strukturalist romani ka një shtrirje formatike të tillë pa ndonjë ndarje e nënndarje, tema e nëntema, ndonëse ka prerje të theksuara, megjithatë një i tërësishëm mbetet, duke u kategorizuar në konceptin e vetëm “psycho”, si konceptin bazë ideotematik që trajtohet. Në këtë lëmsh mendimesh udhëton autori Muharremi për ta sfiduar imagjinatën e lexuesit si oponentin e vet më të besueshëm”. Sipas tij, ai ironizon me gjendjen e tanishme. Rebelohet jo rastësisht e pa qëllim, me vetëdije apo pa te, kundër individëve qëllimkëqij, pushtave fodull, puthadorëve e pushtetmbajtësve, sahanlëpirësve e fajdexhinjve, kolltukofagëve hipokrit e faqezinjve psikopatëve e maniakëve, sadistëve e kanibalëve, paranoikëve e abuzuesve. Në këtë udhëtim autori e lakuriqëson vertikalen njeri dhe drejtpeshimin e ndërgjegjes njerëzore. Hapi tjetër mund të jetë edhe vetëvrasja, si akti më i ligë i tragjikes njerëzore që arrin kulmin e “vetëkënaqësisë” sepse “vrima” siç e quan autori, e unë do t’ja shtoja edhe mbiemrin “e zezë”, kërkon viktimën e saj. Humb realitetin e kohës, neglizhohet dhe ndahet përjetësisht nga realja për të udhëtuar drejt të padukshmes dhe të panjohurës. Atëherë ndodh ajo që s’duhet të ndodhë, rrëzimi i trungut në horizontalen e mentalitetit të acaruar. Me fjalë tjera kafshohet koha bashkë me qenien njeri të shndërruar tashmë në bishë të egërsuar për vetveten.

Për librin foli edhe drejtoresha e Bibliotekës Shengyl Kelmendi Gashi e cila e vlerësoj lartë punën e Muharremit.
Në fund fjalën e morri autori Muharremi i cili tha se “kam sjellë një roman me një stil të ri, zhanër të pa trajtuar më parë dhe liri totale të shprehjes. Jetojmë në një shekull ku njerëzit më nuk kufizon dhe erotika vjen e drejtpërdrejtë”./KultPlus.com

Mos e kritikoni logon e Federatës së Futbollit

Ilir Muharremi

Në art nuk mund të ketë saktësi dhe gjithherë rezultati nuk mund të pritet i saktë. Arti është vlerësim subjektiv e më pak objektiv. Që disa ditë po ngrihet pluhur rreth logos së përzgjedhur të Federatës së Futbollit të Kosovës. Është kjo logoja e piktorit Sali Musliu e dizajnuar nga vet ai dhe ka ngjallur mjaftë kritika dhe reagime. Kush e kritikon, dizajnerët, artistët? Normal që dizajnerët qohen kundër sepse vet ata janë pjesë e konkursit dhe logot e tyre nuk janë vlerësuar si logoja fituese. Sa marrin vesh ata nga dizajni? Secili në mënyrë të vet gjykon e sa ja qëllon këtë koha e dëshmon. Të gjithë kanë të drejtë ta gjykojnë, por jo në forma tendencioze të ngulin këmbë si gomari në baltë. Këta “artist” kundërshtarë kërkojnë rezultate matematikore në logon fituese. Mos harroni arti është art dhe mund të prezantohet edhe më ndryshe. Cilat parime janë ndjekur te kjo logo? Vet autori e pohon se janë ndjekur parimet e Bauhaus-it. Nuk është logo e ngarkuar, është e minimaliste, në të ka pak, thjeshtësi, natyralitet, por domethënie.

Gjashtë yje moderne, të cilat i gjejmë edhe në flamurin tonë. Një top i konstruktuar me kimik më shumë ngjanë me vizatim. Është një katrorë i mesëm i cili simbolizon hartën e Kosovës. Kurse katrorët anash kanë domethënien për të kaluarën tonë. Cila e kaluar? Futbolli zhvillohej nëpër fusha e livadhe dhe kalon deri te yjet e sotme. Ato fusha tamam përshtaten me vizatimin Musliut të pa sakta, me vija jashtë kontureve. Përfundi me font të thjeshtë shkruan Federata e Futbollit e Kosovës. Është pedante, modeste, me shumë kuptime, e thellë.

Të klikosh në internet për logot e futbollit të gjitha janë të thjeshta dhe janë munduar t’i ikin shumë efekteve kompjuterike. Logoja fituese është shumë unike dhe nuk ngjanë me asnjë logo në internet. Tashmë në botë kërkohet thjeshtësia dhe kuptimi. Pra, arti i konceptit e jo arti i estetikës. Pa të keq, por i shikova një numër të logove konkurruese ishin më shumë të fokusuara në estetikë, detaje, dhe krejt kompjuter. Arti i stom është ngopë nga ekzagjerimi dhe patetika, ka nevojë për thjeshtësi “naive”. Ndoshta një këshillë mund të jetë në këtë logo: do të ishte mirë t’i kishte edhe dy gjuhë të tjera: Angleze dhe Serbokroate sepse jemi shtet multietnik./KultPlus.com

“Psycho” i Ilir Muharremit promovohet në Akademi të shkencave në Tiranë

Romani “Psycho” i krijuesit Ilir Muharremi së shpejti do të ketë një promovim në Tiranë. Më saktësisht, sipas Muharremit, “Psycho” do të ketë një promovim më 22 qershor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Studiuesi Vilson Culaj, në një konstatim të tij, pohon se “Psycho” është sfidant për t’u kuptuar dhe i lehtë për t’u lexuar dhe që ta mbarështosh një vepër letrare me fondament, psikologjinë dhe filozofinë e jetës me gjithë kompleksitetin e saj, fiksuar në një gotë vere dhe një banakiere fiktive femër, është thjesht një mjeshtri e rrallë që buron nga një univers njohjeje empirike./ KultPlus.com

Muharremi: Më pëlqeu guximi i artistes Hoxha që riprintoi tri fotografitë e bllokuara nga policia serbe

Gabim të madh bën autoritet serbe që ndaluan tri fotografi të artistes Eliza Hoxha për t’i ekspozuar në Festivalin treditor “Mirëdita- Dobardan”. Arti ka për detyrë të shprehë realitetin e ky realitet rrjedh nga përshkrimi i jetës së artistes, konkretisht gjatë viteve të 90-ta. Serbët tentojnë të pengojnë dhe ta dënojnë me mos ekspozim të veprave dhe dihet përfundimisht se ata ishin fajtor. Vështirë e kanë ta gjykojnë krimin për vete ndërsa me lehtë ju bie dënimi për të tjerët.

Ilir Muharremi

Më pëlqeu guximi i artistes Hoxha që riprintoi tri fotografitë e bllokuara nga policia serbe në kufi, dhe në ato fotografi tregoheshin demonstrata kundër pushtimit serb, të cilat dukeshin aq dokumentare, më pak artistike, ndoshta kjo qe pikë e dobët për serbët. Protestat ndodhën në vitin 1998 dhe studentët ngrinin duart lartë me parullën UÇK, pastaj vazhdonte fotografia tjetër me parullën ““Kosova, është gjaku që nuk falet”, e treta ishte me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit. Kjo mund të jetë ajo thembra e Akilit ose pika më e dobët e cila kishte ngjallur reagime nga serbët. Realitet i pa pranuar i pavarësisë së Kosovës.

Mediat serbe reaguan duke e cilësuar ekspozitën si provokim. Radikalët kërkuan ndalimin e Festivalit, ndërsa mediat tona e publikuan si ndalim të artistes për të marrë pjesë në festival. E gjitha ndodh kur politika i fut hundët në art dhe historia dokumentare bëhet pengesë për artin. Kishte edhe nga ata që kërkuan që Festivali të vazhdoj. Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur. Serbët duhet ta dinë se arti duhet të mbrohet nga ekstremistët dhe çdo artist ka të drejtë të shprehë revoltën, mendimin pavarësisht në cilin shtet ndodhet, më së paku vepra artistike duhet të pengohet.

Përshkrimi i veprave të Hoxhës

Ekspozita e Elizës titullohej “Midis ëndrrës dhe realitetit”. Një rrugëtim në të kaluarën, një klithmë revolte, aksion që direkt na qoj te vrasja, dhe rëndësia ishte të kthehemi në rrënjët e gjërave, t’i tregojmë armikut se nuk mund të bëhesh mik, mbetesh armik dhe s’ka pajtim. Ajo botë ishte e tillë, por ne jetojmë në një botë tjetër. Në botën e së ardhmes dhe duhet ndarë artin me historinë, gjë për të cilën Aristoteli fliste te libri “Poetika”, jam dakord me Aristotelin, por nuk jam dakord të harrohet historia, e arti si tregimtar i së ardhmes duhet të veprojë ndryshe.

Në ato fotografi secili prej nesh mund ta shoh veten duke mbajt bukë në dorë ose qirinj, sidomos gjenerata ime kujton kohën e adoleshencës. E ata që nuk ishin në atë kohë, mund të vetëm ta shohin si fragment historik e këtu arti distancohet. Ky realitet mendoj nuk rri pezull sepse dihet krimet e Serbisë. Realiteti i cili duhet të trajtohet përmes artit janë të zhdukurit, kthimi i eshtrave të tyre dhe kërkim falja e Serbisë për krimet e bëra ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Punimet më shumë duhet të ngritin shqetësim për rregullim të situatës, bashkëpunim, urëlidhje sesa konflikt historik. Dihet që dy shtete fqinjë herë do kurë duhet t’i rregullojnë raportet. Kjo është ajo plagë e gjallë që ende nuk po fshihet, ndërsa, pjesa e fotografive të Hoxhës është e kaluar.

Në kokë ajo mban kurorën me gjemba të punuar me tela, në të njëjtën kohë simbolizon plisin që na kthen në traditën tonë, e kjo është pjesa artistike e bukur e ekspozitës, saktësisht etnografia.
Situata e ndjeshme bëhet kur në fotografi shpalosen edhe gratë e dhunuara, të cilat duken të turpëruara, të pavlerë dhe sipas tyre më parë do zgjidhnin jetën se vdekjen. Pastaj, fëmijët të cilët iknin për në Maqedoni.

Çdo njeri i thjeshtë, çdo artist, por edhe politikan ka mundur të vërej se ishte pengesë e kot t’i ndalosh fotografitë e imazheve të ndodhura. Ata nëse donin të pengonin, atëherë duhej veprën e së ardhmes sepse aty mund te kemi ndryshim, kurse kjo vetëm na kujton në një rrugëtim të kohës. “Ajo pjesa në kufi për çfarëdo arsye që është bërë, ka qenë paksa e ekzagjeruar. Unë i takoj një gjenerate që është ballafaquar me policinë në forma të ndryshme dhe në këtë pikë jemi të kalitur. Më është kthyer ai emocioni i viteve ’90. Ky rrëfim për gjeneratat e reja këtu e edhe në Kosovë është i panjohur. Mendoj se mundësia për ta shpalosur kontekstin mund t’iu ndihmojë dy palëve për ta parë realitetin”, tregoi Eliza Hoxha për KultPlus. Këtë realitet të gjithë e dinë, çdo media ndërkombëtare, çdo historian, çdo arkiv dhe kjo nuk mund t’i takoj ndonjë vepre të madhe.

Pjesa tjetër e ekspozitës fotografitë që lidhen me shtetin e Kosovës ishte diçka ndryshe, diçka e kohës, vullkan aktiv ndërmjet dy shteteve njëra loz me Tomin kurse tjetra me Xherin. (personazhe nga filmi vizatimor “Tomi dhe Xheri”.)
Punimet mund të quhen si rrëfim i së kaluarës protestat nga vitet ’90. Kemi një fëmijë teksa ja zgjatë dorën një ushtari, shtëpitë e tjera të djegura pa kulm dhe më e vështira është t’i shohësh sytë e fëmijëve, shpirtin prapa syve, të lodhur, të frikësuar, buzëqeshjen e humbur, parajsën e imagjinuar, humbjen e fëmijërisë dhe kultivimin e frikës dhe shuarjen e shpresës. Këta fëmijë edhe sot jetojnë nën ombrellën e traumës dhe trauma mbas psikologjisë është plagë që nuk shërohet. Atëherë, Kosova ka një të ardhme të plagosur e cila ka nevojë për ndërrim të gjeneratave. Çfarë të bësh? Është Ballkan ky vend me mentalitet të poshtër. Jetojmë në këtë ferr dhe vështirë të rilindim.
Artistët Ballkanas gjithmonë prezantojnë art nga e kaluara e dhimbshme e tyre. Krijohet vepra me drama dhe tragjedi e këtu nuk nevojitet ndjenjë artistike ose imagjinatë sepse vet trauma është më e thellë,e artisti vetëm se e kopjon atë.

Nisja e Festivalit

Vet serbët gabuan, pse gabuan? Krijuan barriera artistike, pastaj vërshuan protestat në Beograd pranë Qendrës për Dekontamin Kulturor. Ata disi rriten fajin e tyre, i ngjallën krimet me vet ndalesën. Ata fajësuan veten shumë, tepër shumë. E arti ka për qëllim provokimin e bukura e kësaj ishte se ekstremistët reaguan ndaj krimeve të tyre, ndaj dorës së tyre.
Gabim i madh është se shteti e urdhëroj ndalimin. Ky Festival a mund të zgjoj debat për të zhdukurit, natyrisht se jo sepse nuk u trajtua asnjë vepër në lidhje me ta, por ky festival ngriti debat vetëm për protesta nga e kaluara.

Udhëheqësit shtetëror Kosovar nuk mund t’i ndalojnë barrierat e Serbisë ndaj artistëve kosovar sepse çdo shtet i ka ligjet e veta. Edhe ndalesa e Atifetet Jahjagës, edhe kjo e fundit e Hoxhës. Edhe pse Hashim Thaçi ka nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, prapë shteti vepron mbas kushtetutës së vet. Serbia vazhdon të përdor shantazhe mospërfillje dhe ndalesa. Përgjegjësi vështirë të mbaj dikush nga udhëheqësia Kosovare për aktin e fundit dhe të tjerat. Nëse Thaçi ka udhëhequr dialogun dhe vazhdimisht ka tentuar të merrej vesh me homologun e tij serb dhe ja ka dështuar, faji nuk mund të bije vetëm mbi udhëheqësin, por edhe mbi Brukselin.
Qartë shihet se Serbia nuk do normalizim dhe pak duhet të flitet për këtë. Nuk e di se çfarë prisnim ne nga Serbia: të respektoj marrëveshjet e nënshkruara, kur dihet që as në vitin 1999 asgjë nuk respektoj. E shoh të kot të flasim për një gjë të tillë.

Ne i kemi dy fate të kundërta të së kaluarës me Serbinë: ne jemi viktimë, ndërsa ata agresori. Ti qetësojmë gjërat edhe ne duhet ta rrëfejmë të vërtetën derisa për serbët dihet e vërteta. Këtu do të ndodh armëpushimi. Të dy palët e dimë dhe vështirë është për rregullim të së kaluarës. Andaj, mos të presin asnjë prodhim nga dialogu dhe asnjë përmirësim.

Artistet më mirë të rrokin tema me numrin e të prekurve me kancer pas luftës së fundit në Kosovë
Pas luftës numri i të prekurve me kancer ka shënuar rritje veçanërisht te të rinjtë. U besua se ky numër ishte rezultat i luftës dhe Uraniumit të varfëruar. Nga onkologët e Kosovë kjo po kundërshtohet derisa Serbia këtë po e pohon. Cila mund të jetë e saktë? Artisti këtë duhet të prek dhe po harrojmë se arti shkon paralel me shkencën e jo me historinë. Artistët tonë janë të varfëruar në këtë sferë.
Menjëherë pas përfundimit të luftës se armatosur të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit, Bernard Kouchner kishte vizituar kampet në të cilat është dyshuar se ka uranium të varfëruar. Kjo dëshmon rritjen e numrit të njerëzve të prekur me kancer si shkak i luftës së fundit.

Ne “Express” shkruante se Protagonist, për fatin e tij të keq, ishte një ish-rreshter major italian, 38 vjeç, nga Filadelfia. Ushtaraku gjatë kohës sa po i shërbente NATO’s në Kosovë u sëmur një lloj tumori i qelizave të gjakut. Është vërtetuar se shkaku i sëmundjes është uraniumi i varfëruar. Nga kjo është vërtetuar se Uraniumi i varfëruar mund të jetë si shkaktar kryesor për sëmundjet e kancerit në vend.
Pasi që kjo çështje po merr konotacion politik, artistët duhet ta trajtohen këtë problem dhe njëherë e përgjithmonë të dihet saktë. Ky është problem madhor në Kosovë sepse fotografitë të cilat i shfaqi Hoxha janë arkiv historik dhe arti nuk bën të harxhoj më kohë. Pastaj “Express” vazhdon të shkruaj se Agjencia për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore në një përgjigje për Express dhe T7 ka thënë shëndeti i njeriut dhe mjedisi nuk janë të rrezikuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit i cili vjen nga prezenca eventuale e Uraniumit të Varfëruar në territorin e Kosovës.
Shteti i Kosovës si dhe ai Serbisë duhet të formojë një komision profesional për vërtetimin e bombardimeve që ndodhen në 1999, e të tregoj se a është shkaku i rritjes së numrit të prekurve me kancer pikërisht nga Uraniumi i varfëruar në territorin e Kosovës dhe të gjitha pjesët ku është përdorë.

Artistët pamor si dhe ata të filmit duhet ta trajton këtë problem sepse kjo po i merr përmasat e mëdha në rajon. E nëse arti qenka tregimtar dokumentar i ngjarjeve ai duhet të hyjë gjithkund./KultPlus.com

U promovua në Prizren romani ‘Psycho’ nga Ilir Muharremi

Sot, në hapësirat e Kolegjit Fama në Prizren u promovua romani “Psycho” i autorit Ilir Muharremi.

Për veprën foli profesori Eqerem Zenelaj i cili e vlerësoi lartë veprën e Muharremit duke i këshilluar studentët të lexojnë më shumë.

Ndërsa, Mensur Bytyqi – drejtor i librarisë “Pena” në Prizren foli fjalë miradije për romanin:
“Ky roman është shkruar me mbi vetëdije, është shumë psikologjik dhe rrëfen për një realitet të pa trajtuar në Kosovë dhe më gjerë”, shtoi mes tjerash Bytyqi, shkruan KultPlus.

Ndërsa, vet autori Muharremi tha pak fjalë rreth librit që tanimë ka marrë vëmendjen e lexuesit shqiptar.

“Jam i lumtur për këtë vepër e cila çdo ditë po gjen lexuesin e vet, shpresoj të promovohet edhe në gjeografitë ndërkombëtare” shtoi Muharremi.

Ky roman rrëfen për erotikën, kanibalizmin, dëshpërimin, psikopatinë, çmendurinë, vrasjet, dhunën, tema këto të ndërthurura në roman në formë interesante. / KultPlus.com

Lufta sizifiane përballë psikologjisë së turmave

( Një vështrim Telegrafik për letërsinë psikologjike të prof. Dr. ILIR MUHARREMIT )

Nga:Vilson Culaj

Libri ,, Psycho ‘’ është sfidant për tu kuptuar dhe i lehtë ( shije ) për tu lexuar. Eshte fuqia Gnostike dhe Epistimiologjike për ti perceptuar gjerat jashta shablloneve klasike të traditës që nuk është traditë por rigjiditet e fatkeqësi sociale. Aty është e etiketuar dhe e atakuar hipokrizia, miopia, formalizmi dhe emitimet e rrejshme të jetës – jetë që nuk shijohet por vetëm na shpifet si e lumtur. Aty kryqezohen kohërat kalorsiake, moderne e posmoderne në kërkim të njeriut real por gjakimi i shkrimtarit megjithatë mbetet i kotë. Hulumtimi për mbinjeriun e Niçës dhe njeriut normal të autoit mbetet i njejte në ketë libër edhepse shekujt rrjedhin si uji ndër urë. Autori si Eugeni dikur nga prizmi i tij letrar ,, Psycho ‘’ sheh vetëm hije njerëzish në sheshin e Athinës e jo njerëz që në sytë e zemrat e tyre gjallon jeta.. Është lufta e përhershme e legjendës Edipiane për tu shkëputur njëherë e mirë ,, kërthizën ndërpsikike ’’ me prindin, ambientin, shoqerinë naive dhe masat primitive edhepse të gjitha keto të veshura më maskën e postmodernës dhe rrobave të argjendëta.

Në këtë libër reflektohet vazhdimisht e gjakohet ngultas për identitetin personal dhe pranverën e moshës dhe formimin e një desingu ndërpsikik jashta diktatit të botës e nga bota. Është një gjakim letrar e jetësor për tu shkëputur nga Narcisi kolektiv i kësaj shoqerie e cila në vend të lumturisë e progresit sjell vetëm ligësi, maska, intriga, obsukurantizem, lufta, përplasje ideologjike, mu ata prototipa që mbjellin luftë dhe fshehin gjurmët e luftës. Është renja – goditja në kokë përmes një gjykimi Iluminist ndaj veseve njerëzore, luftën e mirë të Logosit ( Fjalës së gjallë ) që nuk mbaron kurrë dhe Etnosit që kapitullon e rikapitullon vetën nëpër gjurmet e historisë hera heres, por më plot herezi e më shpesh përbysje e vendnumërim. Ky libër nuk është libër i Epikondrisë morale as seksuale ( edhepse trajtohet kjo temë ) por i një realiteti të thyer dikur në kohë e hapësirë, që askund si shihet drita në tunel. Romani PSYCHO nuk është një pelhurë e bardhë për lexuesit as autorin por është libër i jetës i mbushur plot jetë dhe bërthamë – ngjarje të jetës.

Idetë e autorit nuk janë të ngurta falë kultures se tij të madhe të leximit e njohjes por janë tepër fluide e konkrete që sillën mes qiellit tokës, e realitetit tonë hera herës të dhimbshëm dhe pa një rrugë zgjidhjeje. Edhepse në shikim të parë libri të krijon përshtypjen e një qasjeje Nihiliste dhe Egzistencializmi post modern në fakt ky libër në strukturën e tij ngerthen edhe racionalizëm Dekartian, klasicizëm, frymë të rilindjes Evropiane , por edhe një lloj Platonizmi të nënshtresuar që fijen e tij mund ta nuhas vetëm lexuesi i kultivuar. Autori është relator idesh dhe lundron nëpër ide sepse idetë e reflektimet letrare i ka tepër të konceptuara, dritëgjata, largpamëse dhe frymëdhuruese.
Libri Psycho është libër për veshët e shurdhër e mendjet e hapura.

Duhet kulturë leximi për ta lakmuar e durim për ta shijuar ketë libër unik. Aty nuk i është vënë pika e dualizmit të jetës si diskurs, por në të ka dualizëm të theksuar që një faqët e para të tij. Ndoshta pak kush nga lexuesit e ka më të kjartë thënjen e John Lockut se sa autori : ,, Bota zhvillohet e përparon si rezultat i të kundërtave ‘’. Autori prof. Dr. Ilir Muharremi nuk është kundra botës përmes diskursit e kosmosit të ketij libri, por botën psikologjike shqiptare deshiron dhe synon ta kultivoj e pikëveshtroj më të përparuar pikërisht përmes fenomenit Ezistencial Psycho.
Psycho është aftësia e autorit për ta njohur psikën e tij përsonale e kolektive, por është edhe një lloj thirrjeje se : Njohja e vet njohja është njëra ndër misionet më fisnike të kësaj botë pa fillim e mbarim, përveç jetës dhe lirisë sonë nese ajo… ( liria ) nuk është e arratisur diku në shkëmbinjtë e thërrmuar të kohës…/KultPlus.com

U promovuan dy librat e Ilir Muharremit “Moskuptimet” dhe “Psycho”

Sot në Klinë, në kuadër të aktiviteteve të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën e Kuvendit Komunal u organizua promovimi i dy librave të autorit Ilir Muharremi. Më fjalë përshëndetëse në emër të shoqatës u paraqit Bashkim Hoti, kurse me një fjalë urimi dhe mirënjohje u paraqit Skënder Merturi, drejtor DKRS-Klinë

Për librin ‘‘Moskuptimet’’ me një kumtesë u paraqit Vjollca Dibra, e cila ligjëron në ndër të tjera tha se formulimi i përmbajtjes, jo vetëm përcakton kapituj a tërësi, po edhe nënkapituj. “Unë veçoj tri tërësi a pjesë, do të thosha labirintesh, ku përvijohet vrojtimi i autorit: Religjioni, Arti, Njeriu. Pjesën e parë autori e përmbledh brenda kornizës së titullit “Zoti dhe ekzistenca”, të dytën, “Arti dhe vlera” dhe të tretën “Njeriu i revoltuar si dominues””, ka thënë ajo.

Me një recension analitik për romanin ‘‘Psycho’’ të autorit Ilir Muharremi u paraqit para të pranishmeve kritiku letrar Mahir Morina i cili theksoi se struktura e librit nuk e paraqet një ngjarje, po bëhet ngjarje e paraqitjes, ku romani zhvillohet si rrëfim i së kaluarës, ideve, pikëpamjeve e bindjeve krejt brenda një mbrëmje në një lokal nate, me një personazh kryesor, dhe një femër banakiere si personazh dytësor, ku i pari i rrëfen të dytit nga ngacmimi deri të trillimi, edhe pse i ngarkuar me trajtimin e shumë temave, nuk ndahet në kapituj, fillon e mbaron pa respektuar rregulla letrar, fokusohet në fuqinë e mendimit si determinim i vlerës dhe esencës e cila efektizon funksionin e idesë.
Pas kumtesave u organizua edhe një debat të cilin e filloi shkrimtari Vilson Culaj. Ai diskutoi për konceptet filozofike veçanërisht ato ateiste që përmban libri “Moskuptimet”. “A duhet të jesh ateist të shkruash për ateizmin”, kurse Muharremi ka replikuar “Jo gjithherë duhet të jesh ateist të shkruash një vepër ateiste siç është “Moskuptimet”.

Të pranishëm në promovim ishin profesorë, drejtorë shkollash, drejtor komunal e nxënës të shkollave si një kombinim i natyrshëm të cilin e ndërton aktiviteti artistik./KultPlus.com

Ilir Muharremi promovon dy libra

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, të hënën, artisti Ilir Muharremi do të promovojë dy vepra: “Psycho”, romani i fundit i këtij autori, i zhanrit triler që rrëfen për erotizmin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, vullgaritetin… Ndërsa, libri i dytë është “Moskuptimet”, që rrëfen për religjionin, vdekjen e Zotit, historinë e artit, artin skenik, dramaturgjinë, letërsinë absurde… Libri është ndarë në pesë kapituj, ndër të cilat rrëfehet edhe për letërsinë: kuptimin e romanit, përse shkruajmë, letërsia dhe historia.

E veçanta e këtij libri është se kjo lëndë ka jetën dhe momentalen, derisa e ardhmja dhe e kaluara trajtohen si shpresë e shuar.

Për librat e Muharremit do të flasin profesoresha Vjollca Dibra si dhe kritiku letrar Mahir Morina. Pas prezantimit të kumtesave do të organizohet edhe një debat në lidhje me të dyja veprat. “Për mua është një nder i veçantë të promovoj dy vepra, veçanërisht romanin e fundit i cili u prit shumë mirë nga lexuesit”, tha Muharremi duke shtuar se “Të dy librat kanë një vlerë të veçantë, njëri është shkencor e tjetri roman vulgar sidomos aty ku flitet për erotikën.

Ky promovim organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj. Promovimi fillon në orën 14:00./KultPlus.com

“Psycho”, romani më i ri triler

Ky romani i zhanrit triler rrëfen për erotizmin, ironinë, humorin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, muzikën psy-trans, shfrenimin…

Këto ditë pritet të del nga shtypi romani më i ri “Psycho”, i autorit Ilir Muharremi. Ky romani i zhanrit triler rrëfen për erotizmin, ironinë, humorin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, muzikën psy-trans, shfrenimin…

Libri botohet nga shtëpia botuese “Artini”. Në shtije do të jetë në librarinë “Artini” në Prishtinë si dhe librarinë “Pena” në Prizren. Ilir Muharremi është autor gjashtë librave: “Djalli në qytetin tim” 1996 (poezi), “Dera e fundit e çmendurisë” 2003 (poezi), “Van Goghu kosovar”, 2010 (dramë). “Drama” (Unë me veten, Kafeneja). (dramë, komedi), “Moskuptimet”, 2016 (libër shkencor) dhe “Psycho”, 2017 (roman)/ KultPlus.com

Zhvendosja e padrejtë e “Ushtarit të Panjohur”

Ilir Muharremi

Gjilani mbeti lakuriq pa shtatoren “Ushtari i Panjohur”, tashmë e zhvendosur dhe e premtuar të vendoset në ndonjë lokacion tjetër. Hapësira është e rëndësishme për skulpturën ja pse: Çdo trup fizik i zhvilluar i krijuar gjithmonë zë vend në hapësirë reale, ndërsa iluzioni i takon vetëm motivit. Hapësira u krijua për skulpturën si skulptura poashtu për hapësirën, janë ngushtë të lidhura sikurse trupi dhe zemra. Ndërsa, për piktorin hapësira është vetëm iluzion, ose mashtrim optik, ngaqë ajo qëndron bukur kudo. Piktura i ka dy dimensione (gjatësinë dhe gjerësinë) derisa skulptura tri (gjatësinë, gjerësinë dhe thellësinë.) Skulptura më shumë ka zhvillim te thellësia (dimensioni i tretë), në raport me hapësirën, vështrimin nga distanca, optikën, nga pjesa poshtë dhe lartë, poshtë anash prapë lartë, dhe në rrotullim nga distanca të ndryshme.

Ana artistike e veprës

Shpirti i skulpturës është thellësia, dhe rasti në fjalë “Ushtari i Panjohur”, i punuar në bronz komunikonte ndjeshëm me hapësirën, frymonte me lojën e hijes dhe dritës, frymëmarrjen e formës, plasticitetin e veçantë, raporte mahnitëse të masave, veçanërisht këmbëve, thuajse të ngjitura, ose të fëmijës së vdekur që e mbanë në duar. Është në lëvizje, me ritme të ngërthyera dhe krijojnë lojë me drithërima të shqetësuara, jo patetike, e as soc-realiste, sepse vërtetë i shkon koha në të cilën skulpturat ishin patetike, kjo është shumë moderne dhe modernizmi i jep frymë veprës.

Figura është në raport me figurën tjetër. Në dorë mban një fëmijë të plagosur që duket si i vdekur me gjysmë trup, viktimë e terrorit fashist që kishte ndodhur kudo nëpër botë. Fytyrën e ka gjeometrike, hunda është e bashkuar me ballin, ndërsa sytë janë të pikëlluar të tërhequr, derisa ushtari i plagosur pothuajse është pa frymë si i vdekur. Vepra është në lëvizje, me pak detaje, më shumë e formësuar si formë e plotë, dhe gjymtyrë jo të vendosura harmonishëm njëra afër tjetrës, të shkapërderdhura në kompozicion, të stilizuara, dhe kjo dukshëm për atë kohë kopjonte artin e modern nëpër botë i cili tamam edhe lulëzoi. Kjo vepër nuk është reale, më shumë gjeometrike nga këmbët ngjashëm me cilindrin që ka lakime, lëmime tek gjunjët për ti veçuar, ose pulpat për tu dukur, por nuk anon ka arti realist i cili edhe detajet më të imëta i shprehë. Nga jashtë ka vija sidomos kraharori dhe dora merr formën e trekëndëshit ose parakrahu poashtu. Është kubiste.

Estetika qëndron te forma, shprehja e fytyrës, linjat, fryma e skulpturës dhe poetika e saj. Poetika as që mund të paramendohet pa hapësirën. Te forma hermetike duhet të qëndroj hapësira me skulpturën sepse ka efikasitet, ritëm, perspektivë, dritë- hije të cilët poashtu ndikojnë në estetikën dhe komplet trupin e veprës. Hapësira është një kufij i mirëfilltë i skulpturës, poashtu këtu i bashkëngjitet edhe rrethina, ngaqë ka projektin e ndikimit te shikuesi, i cili nëse sheh skulpturën të rrethuar me objekte të mëdha ose afër shumë, minimizohet vepra, kurse në rastin në fjalë, objektet janë larg dhe ajo frymon e lirë. Komunikimi është në nivel. Kjo vepër është e plotë vetëm në këtë hapësirë dhe e çuditshme se si kryetari Lutfi Haziri tenton t’ja ndërroj lokacionin, disi poshtë bie vlera e artit këtu dhe vlera e kryetarit me këtë gjest të dobët dhe nuk e dijë përse ministri i kulturës nuk reagon me këtë gjest. Ndoshta është edhe mungesë njohurie për skulpturën dhe hapësirën, e cila po zhvendoset pa ndonjë debat publik.

I nderuar kryetar, hapësira si kufizuese e formës së skulpturës e jetëson veprën, e kufizon dhe zbukuron shtrirjen e saj, mbanë në kontroll lojën e relieveve, thellësive dhe plotësisë së formës, përmasat, ekzagjerimin që në këtë rast i shkon. Nga kjo duket shumë sintetike vepra, porse nga bazamenti, ose më poshtë nga vështrimi optik, nga të tri anët, koka duket paksa më e vogël në perspektivë krahas me përmasat e mëdha të trupit (kur dihet që objektet më larg rriten për pak, me qëllim të peshohen dhe t’i shkojnë përmasave.) Kurse hapësira dhe rrethi i ndihmon kësaj skulpture në përhapjen e formës, dritën e cila depërton te format e përthyera, pjesa e belit, këmbëve dhe duarve, e fuqizon skulpturën ndërmjet komunikimit të dritës, hijeve nga pemët që janë afër, e bëjnë më të bukur. Sa është kjo vepër në lëvizje? Sipas Kalderës skulptura është objekt fizik i palëvizshëm, me gjest shprehës natyrisht, por i zënë nga ndonjë pozitë, qoftë në ecje, pushim, kalërim, ulje, meditim…. Lëvizja këtu më shumë është iluzive, është një imazh i fotografuar dhe më shumë le hapësirë për të menduar dhe gjykuar për të. Artistoteli shumë e vlerëson skulpturën e cila qetësisht rri në hapësirë. Dakord, më shumë vlerësohet qëndrimi se aksioni ose lëvizja. Rasti në fjalë është në aksion, qëndrim dhe lëvizje, nuk është e qetë. Qëndrimi nuk është mashtrim optik, ose ideja më e bukur se e vërteta. Skulptura në fjalë paraqet revoltë të luftës dhe humanizëm ndaj ushtarëve të vet. Kjo skulpturë ka shumë estetikë, (e veçanta e skulpturës), madje më nuk është e rëndësishme biografia e saj krahas bukurisë dhe pranë bukurisë çdo gjë përulet.

Andaj, mbas Lesingut prezantimi i çastit të skulpturës në hapësirë është më i rëndësishëm se vet vepra, edhe është çast i patejkalueshëm, shumë i rëndësishëm. Në fakt mbartja e ushtarit të plagosur nga fashistët gjermanë. Kjo skulpturë nuk e reprodukon çastin, lëvizjen, aksionin, punën, por edhe përjetësinë e saj. Disi gjesti i saj ndal për një çast kohën e 1944, luftën ekstreme.

Ndryshimi i lokacionit

A duhet t’i ndryshohet lokacioni pasi po e quajnë si vepër jo shqiptare? Nëse qenka siç pohojnë atëherë, duhet të asgjësohet, por nuk qenka ashtu. Në vend të kësaj do vendoset shtatorja e Idriz Seferit, derisa ajo u mohua të vendoset përkrah shtatores së Agim Ramadanit ngaqë aty ishte ajo e Car Lazarit. E si bënë të vendoset kjo në vendin e asaj që tashmë nuk është më? Absurditet jo kulturor dhe mungesë e njohjes historike si dhe artistike. Qytetarët e Gjilanit me të drejtë reagojnë ja një pjesë e reagimit të tyre: “Kjo shtatore ka identifikuar qytetin për dekada të tëra dhe është bërë pjesë e memories kolektive të Gjilanasve.

“Ushtari i Panjohur” është simbol i qytetit të Gjilanit që prej vitit 1963. Është e vetmja statujë që ka një qëndresë kaq të gjatë në komunën e Gjilanit, i mangët në objektet e trashëgimisë kulturore. Kjo shtatore ka kuptim të plotë vetëm në vendin ku ndodhet tani. Gjilanasit janë mësuar ta asocojnë qendrën e qytetit me këtë shtatore të punuar bukur. Nëse ndryshohet lokacioni kjo do të mbytë një objekt që i jep kuptim qendrës së qytetit tonë. Ruajtja dhe respektimi i monumenteve që sjellin emocione e që na bëjnë të konsiderojmë Gjilanin “shtëpi” duhet të jetë prioritet i komunës tonë, andaj ndryshimi i lokacionit të shtatores duhet të ndalohet. Ne kërkojmë që për vendime të tilla shumë të rëndësishme të mbahen debate publike dhe të vendos zëri qytetarë. Shtatore të tjera që nderojnë kontribuuesit e vendit tonë janë shumë të respektuara. Ato nuk duhet të vendosën në lokacione për të zëvendësuar shtatoret e mëparshme por, të krijojnë një raport të ri e të veçantë me qytetarët. Objektet e tilla i japin kuptim hapësirës. Mos i lëvizni! Nënshkruaj peticionin dhe ndaje me të tjerët ta ndalojmë largimin e shtatores. Mos të lejojmë të shkatërrohet shpirti i qytetit tonë!” përfundon reagimi.

Ana historike e veprës

Në një fotografi të vjetër shihet kjo përmendore, në të shkruan: “Përmendorja e luftëtarëve të ramë të Pomoravles së Kosovës në Gjilan, vepër e skulptorit A. Rzhetiq 16.11.1964”. Çfarë do të thotë kjo? Bëhet fjalë për luftëtarët që luftuan kundër Nazizmit, e jo serbë kundër shqiptarëve ose shqiptarë kundër serbëve. Mos të përzihet kjo. Ky monument flet për historinë e Kosovës, jo vetëm për anën estetike artistike. Shprehë luftën e ndodhur në Gjilan, luftën kundër Fashizmit dhe dhunën e partizanëve që masakruan civilë në vitin 1944. Atëherë, përmendorja është fakt, dëshmi e komunizmit mbi historinë e qytetit të Gjilanit. Dëshmitë a duhet të zhdukën? Natyrisht që jo. Atëherë, pse të hiqet skulptura plotë dëshmi, sakrificë, luftë, revoltë dhe paqe? Kryetar mendoje mirë këtë. Kjo i bie që ky qytet nuk ka më të kaluar, jeton vetëm me një histori folklorike tonën, kurse ajo botërore nuk ka ekzistuar kurrë. Kjo përmendore përfaqëson dëshmorët e rënë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe është ngritur me motive të një politike të re të forcimit të vëllazërimit e bashkimit të të gjithë popujve të Jugosllavisë dhe atyre të Gjilanit e rrethinës në veçanti.

Ata që shkatërrojnë kulturën janë barbarë, disi si pa qeliza nervore, pa emocione. Atëherë, edhe ndërtesat e ndërtuara në ish jugosllavi duhet të rrënohen, çdo metër katrorë beton. Skënder Zogaj, analist politik, i del në mbrojte Lutfi Hazirit, duke pohuar se , “Kjo statujë është një simbol sllav që simbolizon riokupimin e Kosovës nga ana e Serbisë komuniste.” Kjo përmendore është përgjithësuese i nderuar, i përket të gjithëve kundër nazizmit, nëse hiqet përkrahet nazizmi ose tentohet të fshihet historia e tij. “Çështja e përmendoreve është problem shprehimor i regjimeve që, me rastin e sundimit të tyre në hapësira të caktuara, përpiqen që të etiketojnë edhe ambientin gjeografikë me sa më shumë shenja të vetat, sepse kjo është një nga mundësitë e shumta për t’ia imponua influencën e tyre të sundimit tek popullata.”, thotë Zogaj. Nuk e dijë në cilat media u përmend ndonjëherë kjo përmendore si etiketim gjeografik ose si përvetësim i veti.
Kjo është shumë e thjeshtë: revoltë kundër nazizmit. “Prandaj, unë mendoj se përmendorja “ushtari i panjohur” e vitit 1945 në Gjilan, është një përmendore koti, që nuk e ka asnjë vlerë për nën qiellin e Kosovës dhe traditën kulturo-historike shqiptare, pos tjerash edhe për faktin se është përmendore një rrëgjimi dhe për qëllime antishqiptare”, shprehet ai. Nuk është përmendore koti, është futurizëm i asaj kohe dhe estetikisht është shumë e qëlluar. Cili regjim? Fashistët normal që ishin kundër, kurse qëllime anti-shqiptare, askund nuk shprehë kjo. Ushtari mbartë një ushtarë të plagosur nga nazistet. Kjo vepër nuk i përket asnjë kombi sepse mund të përdoret për të gjitha kombet. Parullën e ka të thjeshtë: Kundër Nazizmit. Pse a nuk ndodhi kjo gjatë historisë? Kjo nuk lidhet me traditën shqiptare sepse skulptura nuk e prezanton këtë, andaj edhe s’le hapësirë të kritikohet në kuadër të kësaj. Dakord dhe është gjë e bukur të vendoset shtatorja e Idriz Seferit, por jo mbi fatkeqësinë e tjetrës të ndërtohet një fat i mirë. Më së paku duhet të pyeten politikanët për shtatorët, kjo është punë e historianëve, dhe historianëve të artit, pastaj edhe popullit.

Me të drejtë ka reaguar ish kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa i cili ka shkruar se historinë nuk mund ta bësh mbas shijes tënde duke e përdhosur apo mbuluar kulturën e pararendësve tu. “Këtë përmendore (që ishte e vetmja trashëgimi e këtij lloji për historinë e mesit të shekullit të kaluar në këto hapësira) nuk e rrezoi përtokë populli i Gjilanit në vitin më kritik e më frustrues 1999 kur, me plotë të drejtë e rrëzoi atë të Car Llazarit.”, shënon Mustafa. Shtrohet pyetja pse? Kjo përfaqëson të gjithë të rënët kundër nazizmit, të gjithë të bashkuar. Nëse hiqet mbas asaj bindje se kinse është sllave, atëherë edhe piramidat e Egjiptit duhet rrëzuar, ngaqë faraonët qenë diktatorë të mëdhenj. Kulla Eiffel, të hiqet sepse nuk u ndërtua në kohën e demokracisë. Skulpturat greke duhet rrënuar ngaqë shprehin fëmijërinë naive për ne, por bota ruan me fanatizëm këtë nostalgji për këtë fëmijëri. Edhe kryeveprat e renesancës duhet djegur. Definitivisht kjo iniciativë kundër artit shprehë një naivitet dhe jo njohuri për vlerat. Historia nuk ndërtohet nga e sotmja e as folklori, por nga arkivi i së vërtetës. Pa vullnetin e popullit u hoq nga një grusht njerëzish të politikës, pothuajse kjo e vetmja skulpturë pas luftës së dytë botërore e mbijetuar në Gjilan derisa në qendra tjera u hoqën nga analfabetët, injorantët dhe servilët.

Trashëgimia jonë ka nevojë për katarsis, e them jonë sepse “Ushtari i Panjohur” na përket të gjithëve. Problemin e trashëgimisë komuniste duhet kuptuar në Kosovë, por Kosova kishte më shumë probleme me nacionalizmin se sa me komunizmin. Edhe sot më shumë ka probleme me nacionalizmin se sa me demokracinë. Disi më duket se heqja e ushtarit tenton t’i manipulojë faktet e fashizmit, por kjo kujtesë është shumë e kristaltë te populli dhe librat.

Dobësitë e veprës dhe konceptit te ‘E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar’

Ilir Muharremi

Nëse analizojmë konceptin në katalog dhe veprën si imazh tredimensional kemi një disharmoni ndërmjet asaj çka shkruan dhe asaj çfarë shohim. “E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar”, titullohet vepra fituese e artistit Dardan Zhegrova në ekspozitën kolektive të fotografisë “Çmimi Gjon Mili 2017”, që u mbajt në Galerinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Kjo vepër së pari nuk është fotografi ashtu siç kërkohet në këtë ekspozitë, por “instalacion”, ndoshta kemi një përzierje ndërmjet kërkesës së konceptit kuratorial: “Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona”.

Në katin e dytë, menjëherë në hyrje në anën e majtë ndodhet një pëlhurë e gjelbër e varur në mur dhe e shtrirë në dysheme, në fillim të pëlhurës është një mbajtëse partiturash. Por në vend të partiturave aty janë vendosur polaroid për ekspres-fotografi. Në fotografi nuk mund të shohësh asgjë, përveç reflektimit të dobët të vetvetes, thjeshtë monotoni dhe asgjë estetike, ngaqë vet shikuesi nganjëherë mund të bëhet përcaktuesi i veprës, por ku mbetet logjika shkencore e thellë e artistit? Thjeshtë një asgjë, fotografi të pazhvilluara dhe të pa ndikuara. Mos të harrojmë se arti provokon, por asgjënë s’mund ta quaj provokim.

Duket si studio e vogël e improvizuar, por duhet ndarë improvizimin dhe realitetin e skenës. Te shumë aktorë thuhet se nëse improvizojnë mbeten vetëm improvizues e jo aktor.

Tjetra, titulli në art, libër, punim shkencor është pjesa kryesore që lidhet me tekstin ose punimin. Ky titull i pavarur krejtësisht me imazhin, shprehë një dobësi analitike nga vetë artisti. Nëse jemi artist nuk do të thotë se nuk jemi vetëkritik dhe analitik ndaj kronologjisë, lidhshmërisë konceptuale. Këtu fare s’ka kronologji, kuptim me atë “E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar”. Ku është ajo që dëshmon kërcimtarin? Para se të botohen tekstet rreth shpjegimit të punimeve duhet të analizohen thellësisht a korespodojnë me atë çfarë thuhet në tekst, apo diçka tjetër është teksti e diçka tjetër është vepra. Teksti mos të jetë një letërsi e kotë me të meta poetike apo si tendencë e shprehjes estetike tekstuale. Ja koncepti origjinal nga katalogu:

“E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar”.

Puna e dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar përbëhet nga pesëdhjetë filma Fuji, një stendë muzikore, dhe një sfond kryesor Chroma, një model që përdoret zakonisht për të xhiruar film, në të cilin mbivendosen imazhe të palëvizshme dhe të lëvizshme në postprodukt. Nuk ka asnjë kontribut personal ose përpjekje nga ana e artistit. E paraqitur si një skulpturë dhe/ose skenë (filmi, fotografie apo edhe skenë teatri), ku audienca mund të ndërveprojë me të dhe mbi të, puna bëhet një deklaratë që mund të zhduket dhe të mbetet vetëm si kujtim. Zhegrova është i interesuar të hulumtojë saktësisht këtë proces të ndarjes vizuale (‘ndarja me’), të krijimit dhe zhdukjes – në këtë rast, shtresat e punës (nga artisti) dhe reflektimi (nga audienca) po mbivendosen me njëra-tjetrën, duke mjegulluar definicionin e ‘punës’ dhe atë të ‘imazhit të autorit’, që është ajo që epoka e medias dhe ekonomia jonë dixhitale po prodhon vazhdimisht në një nivel global”.

Asgjë nuk arsyetohet me titullin me atë se si e kuptoj që do bëhet kërcimtar. Më mirë do ti shkonte se “E dija se një ditë do të bëhesha kameraman”…

Juria e përberë nga Eleni Laperi, Vahida Nimanbegu dhe Afrim Spahiu zgjodhën fituesin, kurse në ekspozitë kishte artist ndërkombëtarë, dhe është dashur bile së paku njëri prej jurisë me qenë ndërkombëtar./ KultPlus.com

Shtatorja e dobët e heroit Edmond Hoxha zëvendësohet me shtatore të mirëfilltë

Ilir Muharremi

Shtatorja e punuar dobët e heroit Edmond Hoxha e vendosur në Junik, më në fund u hoq dhe u zëvendësua me një shtatore më dinjitoze, plot dinamikë të formës, ritëm, tamam skulptural me përmbajtje të fortë patriotike , me shprehje origjinale të fytyrës, dhe jo veç që imiton karakterin origjinal, por edhe e stilizon dhe mbanë ngushtë shprehjen domethënëse heroit. Kjo shtatore u punua nga skulptorët: Sabri Behramaj dhe Ylber Krasniqi .

Qëndrimi i drejtë muskulatura e theksuar më shumë se kostumi shprehë atë zhurmimin, forcën, sakrificën, patriotizmin dhe fuqinë e luftëtarit. Skulptorët kujdesën që pjesët e trupit mos të patetizohen të eskalojnë në ekzagjerim sepse atëherë kemi kthim në kohë, por ruhet një realizëm profesional skulptural me përmasa natyrale.

Figura edhe pse duket e qetë është në lëvizje, aksion, por edhe në pushim, mund të përcaktohet nga këto tria, sepse me lëvizje nuk kuptojmë vetëm ecje pa pushim ose vrapim. Kokën e ka të kthyer dhe bukur shfrytëzohet elementi skulpturë-hapësirë, pastaj krijohet masa, volumi, linja dhe drita. Në mes të këtyre elementeve shumë i kushtohet linjës, edhe volumit, simetrisë, baraspeshës, harmonizimit të saktë anatomik….

Nga koka gjerë te fundi i këmbëve është punuar në një frymë e lëmueshme dhe më anë të hijeve dhe gjysmë-hijeve integrohet detaji, bëhet e dukshme muskulatura, thellësia, e bukura e kësaj është se çdo gjymtyrë vërehet saktë dhe artistët punuan në kufizim ngaqë ky art e ka këtë “dobësi”, krahas me pikturën.

Skulptorët e din se duhet të reproduktohet në formë kronologjike heroi dhe fillohet nga primarja vazhdohet drejt të saktës, renditjes dhe qysh në fillim mendohet perfeksioni ose përfundimi i plotë, atëherë ringjallet figura e heroit, ndjehet karakteri dhe kapet shpirti. Pjesa e fundit është estetika e cila shkëlqen nën rrezet e diellit, bëhet e dukshme, arrihet efekti, pastaj edhe në shi, edhe në kohën me mjegull, pasdite, në muzg dhe nën dritën artificiale në mbrëmje. Të gjitha këto janë të menduara mirë.

Skulptorët gjatë procesit përveç që janë fokusuar te materiali si krijim i fizikuesit ata gjatë rrugës inkuadrojnë edhe shpirtin e heroit, por pa formën shpirti s’ka dukje. Njëherë është material fizik, e pastaj bëhet shpirtëror-artistik, të dyja këto bashkëpunojnë. E mira e shtatores është se nuk teprohet lëvizja ose pozicioni, nuk zgjatet këmba, ose nuk ngritët dora, nuk eskalohet në diçka treguese ose siç i punonin heronj skulptorët e dikurshëm soc-realist. Kjo është realizëm i mirëfilltë, korrekt, tamam me kompozicion ashtu siç e kërkon detyra. Kostumi është i thjeshtë, xhaketë lufte, pantallona lufte, me thyerje të sakta dhe linja të mjaftueshme.

Kjo mos të shërbejë si iniciativë e parë e zëvendësimit të shtatores shëmtirë me atë të mirëfilltë. Në të gjitha pjesët e Kosovës shtatorët e dobëta duhet të zëvendësohen me ato të mira, duke u nisur nga Prishtina e deri në pjesët më rurale të Kosovës sepse kjo ndikon pozitiv te gjeneratat e reja të cilat përmes artit i mbajnë mend edhe figurat historike. Andaj, mos t’i shëmtojmë heronjtë, por ti paraqesim real ashtu siç ishin./KultPlus.com

Për shtatoret e deformuara në Kosovë dhe heqjen e shtatores së Nënë Terezës nga aeroporti i Rinasit

Ilir Muharremi

Në Kosovë si duket disa nga artistët nuk janë të aftë t’i shprehin gjendjet shpirtërore të njerëzve heronj, të cilët dhanë vërtetë jetën për këtë vend.

Dështim tjetër është shtatorja e Edmond Hoxhës në Junik e cila është shumë qesharake, fyese, e shtrembër estetikisht, kurrfarë përmasa anatomike, trup të hollë… duket si në lëvizje, por nuk është në lëvizje, këmba e djathtë e tërhequr mbrapa është më e gjatë dukshëm krahas me këmbën e majtë, ndërsa dora e majtë e ngritur, duke si e thyer e pavarur me pjesët tjera trupore të heroit. Nuk e dijë çfarë donte të simbolizonte autori me këtë dorë, e cila më shumë të jep imazhin e invalidit sesa njeriut normal simetrikë. Fytyra serioze, po, kjo mund të pranohet, por e ngulitur në një trup qesharak, kjo s’mund të durohet. Kjo figurë jo që nuk duket e gjallë, por është shumë e shëmtuar, bastarduese ndaj kësaj figure heroike, dhe a kështu duhet të tallemi me heronj? Natyrisht jo. “Artisti” komplet e deformon skulpturën jep përshtypjen se duket si e çmendur. Kostumi i cili është i tejdukshëm, kinse thekson muskujt, ndonëse më i rëndësishëm është muskuli se kostumi. Jo skulptor, të gjitha peshojnë në vendin e vet. Kjo shtatore duket e deformuar kokë e këmbë, dhe jep përshtypjen se është i qullosur nga uji, e jo balta. Sikur dikush që sapo ka dal nga dushi. Pamja e tij në këtë rast vërtetë është e pamëshirshme, të vjen për të qarë kurrë e sheh në këtë gjendje një hero. Jo veç që ekziston mungesa e estetikës, por larg është ana poetike, ose raporti me hapësirën që duhet të ketë çdo shtatore.

Syri im në këtë rast duket sikur vështron përmes qelqit drejt këtij subjekti, personazhi me tendencë të motivit moral, duke mos e qëlluar bile asnjë element të bukur të veprës së artit. I mungon edhe shpirti i fortë e i bukur që duhet t’ja instaloj artisti. Kjo shtatore duhet të zëvendësohet me një shtatore më profesionale kushtuar heroit Hoxha, të arrijë një rezultat që trupi i tij, fytyra, të shndërrohen në natyrë të gjallë, e jo kështu e turbulluar dhe e shëmtuar, ta besoj edhe bota se po shikon natyrën e një trimi që vërtetë dha jetën për këtë vend. Defektet anatomike e bëjnë shumë të ftohtë figurën.

Skulptura duhet të përmbajë si anën poetike ashtu edhe estetike, të jetë në lëvizje, dhe shumë e rëndësishme është pika e vëzhgimit, nga cila anë vëzhguesi pozicionohet ta shikoj veprën. Çdo skulpturë në vete përmban edhe distancën jo shumë të largët nga vëzhguesi. Por, kjo distancë duhet t’i përshtatet natyrës së vet. Nga pjesa e djathtë e shtatores, nëse pozicionohemi kah këmba, dhe prej një distance jo shumë të largët, jepet përshtypje se heroi çalon, krejt ky defekt i zgjatjes së madhe të këmbës. Skulptura është art që ndryshon nga pozita e vëzhgimit. Nëse qëndrojmë në një pikë, ne dhe shtatorja do përshkohemi nga hijet, atëherë disa pjesë të trupit dhe fytyrës nuk i vërehen, duhet theksuar mirë, në këtë rast çdo gjë është defektuoze dhe statike. Skulptura ndërron pamjen, nga mëngjesi, pasditja, muzgu dhe mbrëmja. Ndryshe ka imazh dimrit nën mjegull, ndryshe verës, andaj duhet mirë të punohet t’i rezistojë kohës. Varet edhe drita si i bie, a drejt në fytyrë apo ka pjesa e shpinës, sido që të jetë heroi shëmtohet dhe shëmtohet në këtë rast. Skulptori nuk e dijë se vepra e tij nga momenti që del në shesh ballafaqohet me dritën dhe hijet, andaj lakimet, vijat dhe lëmimet duhet të jenë shumë estetike dhe natyrale, bëhet fjalë për realizmin.

Kurrë shtatorja vihet në lëvizje, ajo tenton ta thyen statiken, në fakt është statike, por lëvizja i jepet si rrethanë dhe motiv i personazhit, në këtë rast pjesa nga koka e gjerë te beli është patetike, kurse ajo tek këmbët kaluese me defekte serioze. Skulptura çfarë është në hapësirë ajo është edhe në kohë, kurse shtatorja e Hoxhës as në hapësirë e as në kohë. Në fakt shtatoren nuk mund ta njohim nga takimi i parë, atë duhet shfletuar si libër. Në këtë rast çdo faqe është e shtrembëruar. Nga momenti i vëzhgimit, nuk do të thotë se e kemi anketuar tërë shtatoren, por rasti në fjalë nga çdo pikë e vështrimit, anët optike, gjymtyrët janë dobët të punuara.

Skulptura me figurë njeriu, konkretisht shtatorja i nënshtrohet çdo natyraliteti njerëzor. Në këtë rast duhet t’i përmbahemi asaj çfarë kishte thënë skulptori i madh Roden: “Skulptori kopjon atë çfarë shikon”, këtu bëhet fjalë për realizmin. Në këtë rast te Hoxha kemi imagjinatë, karikaturë dhe satirë.

Skulptorët po harrojnë se nëse modelohet trupi i njeriut, nuk mund t’i shmangen skulpturës greke dhe njohjes shpirtërore. Detyra më e vështirë e skulptorit është krijimi i figurës së njeriut. Këtë e kishte pohuar edhe Shopenhaueri. Shtatorja duhet të ketë baraspeshë ngaqë paraqet trup fizik të kufizuar.

Vite më parë nga aeroporti i Rinasit është hequr shtatorja kushtuar Nënë Terezës e skulptorit nga Kosova Luan Mulliqi. Në vend të saj është vendosur shtatorja e skulptori Thoma Thomait. Vepra e Mulliqit ishte shumë e nxituar, e derdhur me plotë defekte. Vepra ishte lyer me bojë antiruxho krejt kjo për t’i dhënë ndoshta edhe hi syve publikut sepse masa edhe nuk kupton mirë nga arti. Trupi i saj është shumë hollak, jep përshtypjen e shtizës, raketës, madje edhe minares së xhamisë dhe ngritët drejt qiellit. Është ndjesi jo shumë e mirë nëse ndonjë i huaji do vinte në Shqipëri dhe ta shihte në këtë mënyrë figurën e famshme të Nënë Terezës. Kjo figurë duhej të kishte ndjesinë e paqes dhe atë të krenarisë, pastaj elementi tjetër shpirtëror, as që vërehet fare.

Krijimi i imazhit modern që jep formën e raketës, e shëmton Nënë Terezën. Po, edhe sikur t’i shkonte modernia kësaj figure, fytyra duhet të jetë origjinale e humanistes, kurse fytyra ngjanë me shtatoren e Jezu Krishtit në Rio De Janeiro, përveç mjekrës që i mungon në shtatoren e Mulliqit. Trupi hollak i jezuit gati identik është me atë të Nënë Terezës, ndonëse si ndikim i tepruar dhe i qëllimshëm me tentim të kopjes. Pjesa e poshtme është anti-estetike te shtatorja e Nënë Terezës, kurse fytyra s’kishte ndonjë qëndrim të butë të humanistes. Ndjesia se ajo po e bënë lutjen universale as që vërehet, duart janë sikur të ndonjë aktori pa emocion i cili bënë aktrim tregues, ta bind në të jashtmen publikun, ana shpirtërore shumë çalon. Vetëm duart dallojnë nga ajo në Rio De Janeiro, që i ka të hapura, kurse nënë Tereza e Mulliqit i vendos në një mënyrë sikur po lutet, në të njëjtën kohë duke uruar njerëzve mirëseardhje në aeroport.

Pjesa fillesë e poshtme del nga toka tamam si raketë ose shigjetë duke u orvatur drejt qiellit. Monumentaliteti i saj në pjesën e poshtme as që vërehet, është në gjysmë të rrugës procedura e punës, kërkohet më shumë punë për tu finalizuar, dhe nuk e dijë pse shtatoret gjysmake i vendosin në sheshe publike, kjo ndoshta do ishte më mirë të rrinte në park sesa në hapësirë ku vijnë vizitor të huaj. Është deformim i humanistes dhe bëri mirë qeveria që e hoqi nga Rinasi. Dimensioni i thjeshtësisë së saj as që duket dikund, nuk e dijë përse e ngarkojnë fytyrën, duke mos kapur aspak shpirtin e saj. Nga teprimi i stilizimit dhe përpjekja drejt modernes, e humbet komplet efektin shpirtëror estetik të skulpturës. Këtu duhet të kemi shumë kujdes. Kjo është shumë statike e pa jetë s’të len fare mbresa.

As kjo e Thomait me tendenca të realizmit me pak ekspresivitet nuk është shumë e përsosur, ndonëse dukshëm më larg estetikisht nga ajo e Mulliqit. Si punë në frymën e skulpturës ka më shumë vlera. Kjo posedon një dimension nga një vështrim optik më afër, është më e vogël, dhe as kjo në përsosmëri nuk e mishëron humanisten, kjo paska duket si kërkon lëmoshë e nuk jap lëmoshë, është lypsare në këtë pozicion. As kjo nuk tregon thjeshtësinë dhe madhështinë. Gjithmonë ajo afër kishte fëmijë të braktisur të uritur, përse nuk e ngarkojnë me këtë problem, por e individualizojnë, në fund e shëmtojnë. Andaj, të vjen edhe keq për ta shikuar. Po të ishte pikturë çdo gjë të ishte më në rregull, kurse skulptura është më e kufizuar sa i përket figurave të famshme kurrë merren të punohen. Pikaso nuk i ka punuar skulpturat reale, por kurrë është fjala për figura si kjo duhet të kenë karakterin dhe ngjashmërinë.

Disi më duket si ilustrim i një plake shumë të lodhur, të rraskapitur nga vuajtjet e jetës, pa energji, anemike, e kundërta e asaj që duhej ta kishte kjo grua, energjinë hyjnore e cila vërtetë e karakterizon veprën. As e para e as e dyta nuk e kanë këtë energji. Është si degradim soc-realist i kësaj figure humaniste. Andaj, kjo e dyta është realizëm kiç, siç ishte realizmi-socialist, balsamosje e njeriut të gjallë, një imitim, gjithçka mund të jetë vetëm art jo. Nëse kërkohet të jetë e një fryme të sotme, energjia hyjnore, karakteri nuk bënë ti mjegullohen. Mos të harrojmë se kush ishte Nënë Tereza, lutjen që e bëri për njerëzit, dhe ne aspak nuk ja kthyem këtë, por po lozim duke e transformuar prishur në shtatore të dështuara.

Shtatorja e re duhet të shpërndaj, ngacmoj, ndikoj me energji shumë hyjnore. Mjafton, e përkulur, me një dritë hyjnore mbi fytyrën e saj, drejt njerëzimit gjysmak idiotë, të pamëshirshëm, kokëtrashë të cilët kurrë nuk do ta njohin shkencën e shpirtit të saj. Mjafton kostumi i bardh dhe ngjyra e kaltër.

Syzet, shallin e tij, disa ja hoqën syzet, shallin e bënë si shami, krijuan parodi, humor, satirë me bucetat që i ekspozuan për konkursin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Fytyrat qenë si mumie, anemike, pa gjak, me ballë herë të qitur jashtë, e herë të vogël, dikund edhe i shtrembëruar, nuk dihej saktë cili mund të jetë ish presidenti. Disa e paraqiten si valltarë bluzi, disa si balerinë, disa të tjerë si xhuxhë, kurrsesi t’ja qëllonin figurës. Përse ndodhi kjo? Skulptori veprën e tij e trajton si fëmijën e tij, andaj edhe kur ta krijon të shëmtuar i duket e mirë, ngaqë është pjesë e tij. Kurse ata profesionist ndjejnë ftohtësi ndaj veprës, distancë, bëhen vetëkritik, por prapë ekziston një sasi e euforitetit që i ngritë në maje bashkë me veprën e tyre. Lehtë klithet për këto buceta se janë të shëmtuara, por ta nxjerrim më të mirën më edukuesen, më origjinalen, kjo është më e vështira.

Shtatorja e Ibrahim Rugovës e vendosur në shesh të Prishtinës krahas atyre shëmtirave është e punuar më mirë. Ka lëvizje interesante, kostum prej intelektuali, ka ngjashmëri me fytyrën e tij origjinale… Ka disa veçori po them të ngjashme me shtatoren e Enver Hoxhës, pjesa e drejtë e trupit, kraharori, thyerjet e kostumit te kraharori, dora e majtë e ngritur pak në pozicion të njëjtë, vetëm se të Rugova nuk vërehet që është e lirë, por si e detyruar të jetë e ngritur, paksa e djathta e shtrirë është më e gjatë në raport me përmasat trupore që bëhen si matje te “Njeriu Vitruvian’. Shuplaka është shumë e madhe e dorës, komplet shtatorja është e madhe. E kuptoj atë krenarinë dhe shpirtin, por duhet fizikuesi të jetë brenda normales.

Është pak e dhimbshme se si t’i ngjaj një figurë që gjithmonë tentonte demokracinë një komunisti siç qe Enveri. Shtatorja komplet i ka përmasa e realizmit socialist, dhe Rugova nuk duhet t’i ketë. Ndoshta skulptori dhe kërkesat ishin që të shfaq individin patetikë, porse jo të hulumtuar në katalog ose google për dhënien e formës së trupit, sepse trupi më shumë është i Enverit sesa i Rugovës, por edhe ai i Enverit nuk qe i Enverit por kërkesë e sistemit. Andaj, kjo nxit imitimin dhe vërtetë ishte prej shtatoreve më të realizuara krahas shëmtirave.

Shtatoret e sotme përveç që duhet të jenë estetike duhet të duken edhe të vërteta, por s’po flas për hiperrealizmin. Rodeni më kot nuk thotë se karakteri e tejkalon bukurinë e skulpturës. Pjesa e syve te Rugova nuk mund të identifikohet mirë, duken si të mbyllura apo me shikim drejt tokës, por nga sytë pasqyrohet shpirti. Krahas me shtatoren e Enverit si të ngjashme, Enveri është më i plotë më i fryrë, kjo si shkak i sistemit.

Skulptori kur modelon portretin duhet ta shmang lirinë e tij, ai nuk është i lirë, ai është i kufizuar ndaj portretit që pritet të lind. Kurrë merret të krijohet një figurë e famshme, skulptori duhet të jetë arkeolog i fortë ndaj mendjes dhe informator i mirë për jetën, fizikun e portretit. Nëse nuk i respekton këto, atëherë krijon art individual dhe personal. Nëse hulumton shumë për qëndrimet, mund të ndikohet, keqkuptohet dhe të shpallet si plagjiatorë. Kurrë shtatorja arrin të krijoj bindje vizuale te shikuesit, skulptori është sfidues i vërtetë.

Në kohërat e saj, skulptura e mirë kërkon gjestin, tek ne ajo rënkon për gjestin, pastaj shprehjen e fytyrës, te ne vajton ta ketë shprehjen origjinale të fytyrës, porse edhe shikimin e zbrazët, sepse në dukje ashtu reflekton, por shpirti origjinal duhet të rezymojë mbi të gjitha gjestet, e ti kthej kah vetja krejt shikimet e botës. Këtë nuk e kemi ne, vetëm vazhdimësi e soc-realizmit dhe vetëm soc-realizëm, sikurse edhe shtatorja e Rugovës që u përjetësua pothuajse me trup të ngjashëm të Enver Hoxhës. Qëllimi i shtatores së Rugovës nuk duhet të imitojë Enverin, por të stilizojë presidentin e ndjerë, dhe të ruaj në vete shprehjen tejet domethënëse, afshin kalimtar nga koka gjerë të këmbët, vetëm kështu ajo do ta prezantonte perfeksionin që është i palëvizshëm, por vizualisht i lëvizshëm. Origjinaliteti dhe stilizimi do të kishin forcën dhe unitetin, dhe shtatorja do ishte më provokuese. Stilizimin e kemi pasur në fillim të epokave artistike dhe gjithmonë dilte në fund.