Ilir Rizaj dhe Adriatik Bërdaku realizojnë këngën ‘Samba Griega’ të këngëtares së njohur greke (VIDEO)

Fotografi shqiptar i cili jeton në Amerikë, Ilir Rizaj, së fundmi ka bërë regjinë e videoklipit të këngës ”Samba Griega” të kënduar nga këngëtarja e njohur me prejardhje greke Aggeliki, përcjell KultPlus.

Ilir Rizaj ka realizuar regjinë e këtij videoklipi në bashkëpunim me kinemtografin Adriatik Bërdaku.

”Këtë video e kemi bërë për Aggeliki, një këngëtare e re me prejardhje greke, e cila këngë është rikomponu nga gitaristi i njohur grek, Spiros Exaras. Teksti origjinal është në greqisht, por Spiros vendosi që këtë version ta bëjë spanjisht, quhet Samba Griega (Samba Greke)”, ka treguar Rizaj për KultPlus.

Rizaj ndër të tjera ka theksuar për KultPlus se videon e ka realizuar në atë mënyrë që ta përcjellë tekstin e këngës, duke dalur kështu si një tregim i shkurtër.

Bashkangjitur gjeni videon e këngës. / KultPlus.com

Yllka Gashi me fotosesion

Aktorja e njohur Yllka Gashi e cila ka disa vite që është tërhequr nga jeta publike, së fundi ka zgjedhur një formë tjetër që të jetë më afër adhuruesve të saj, shkruan KultPlus.

Fotografi Ilir Rizaj, i cili poashtu jeton në Amerikë dhe njihet për punën e tij profesionale në fotografi ka realizuar një fotografi me portretin e Yllka Gashit, fotografi që ka nxjerrë në pah bukurinë e aktores kosovare.

Edhe pse në Amerikë, për realizimin e këtij fotosesioni është angazhuar një ekip i tëri shqiptarë: flokët Noli, kurse griimin e ka realizuar Shqipe Namani./KultPlus.com