Shqiptarja Ilira Gashi, ndër këngëtaret më të dëgjuara në Zvicër

Ilira Gashi, e njohur me emrin e saj skenik ILIRA, është një këngëtare, kantautore shqiptare, e cila është duke e shijuar suksesin e saj në shoqërinë zvicerane dhe atë gjermane. Ajo është 26-vjeçare, e lindur dhe rritur në Köniz-i të Bernës.

Duhet theksuar se karriera muzikore e saj filloi me shfaqjet në shkollën fillore. Ajo së pari u shfaq në televizione zvicerane dhe shqiptare si adoleshente, më pas u transferua në Gjermani dhe nënshkroi një menaxhim, kontratë botuese me Sony / ATV Music Publishing. Ndërkohë në gusht të vitit 2018 Ilira nënshkroi me Four Music dhe publikoi këngën e saj të parë “Whisper My Name”.

Së fundmi, platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify, ka publikuar statistikat vjetore për të gjithë artistët nga bota. Ilira tashmë edhe zyrtarisht është këngëtarja ndër më të dëgjuarat zvicerane në platformën e transmetimit të muzikës Spotify.

Artistja shqiptare është dëgjuar 87.7 milionë herë në Spotify. Për këtë sukses, ajo ka falënderuar fansat e saj, duke thënë se numrat tregojnë për arritjet, por arti i vertetë do të jetë gjithmonë i lirë nga numrat.

“Numrat gjithmonë tregojnë diçka për arritjen, por arti i vërtetë do të jetë gjithmonë i lirë nga numrat. Kam një shije jo të mirë të numrave, sepse unë personalisht mësova të mos i gjykoj këngët sipas numrave. Por, më duhet të pranoj se më bëri të lumtur në mënyrë të pabesueshme kur i pashë këta numra”, është shprehur Ilira.

Ajo është e gëzuar për faktin se këngët e saj janë dëgjuar në gjithë globin dhe se muzika e saj i lidh njerëzit në kuptimin pozitiv.

“Këngët e mia janë dëgjuar në gjithë globin, pa marrë parasysh se çfarë kulture, feje, gjinie apo çfarë gjuhe flasin. Muzika ime i lidhi njerëzit. Më pëlqen të shoh përkrahësit e mi të lidhen përmes muzikës time, duke u bërë miq përmes faqeve të internetit dhe duke ndarë muzikën time”, tregon ajo.

Aktualisht Iliria jeton në Berlin të Gjermanisë dhe po vlerësohet si më e mira e pop-it, për shkak të cilësisë dhe fuqisë së rrallë të zërit të saj. Ajo ka një sekret në teknikën e saj të paimitueshme vokale të cilësisë dhe fuqisë së rrallë të zërit me një gamë që përfshin mbi 4 oktava, që pak këngëtar nga bota e kanë këtë dhunti. Madje, ajo është krahasuar me yllin e madh botëror, Mariah Carey.

Vlen të theksohet se ngjashmëritë e zërit të saj me Mariah Carey janë vertet tipike, ajo së fundmi ka relizuar një cover tjetër. Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, Iliria pikërisht ka zgjedhur këngën e Mariah Carey-t, “All I Want For Christmas Is You”, e cila këndohet me mjeshtëri dhe ngjyrim emocional.

Nga ana tjetër, ndër këngët më të dëgjuara të Iliria Gashit janë “Fading”, “Royalty”, “Diablo”, “Easy”, “Lose you”, “Extra Fr!es”, “Pay my back”, “Do it yourself”, “Ladida”, “Get off my D..”, “Whisper my name”, etj. Të gjitha nga këto këngë kanë një sukses të madh, në të gjitha dimensionet. Si nga ana skenike, ashtu edhe nga ngjyrimi emocional. /albinfo.ch/ KultPlus.com

Ilira Gashi, pop-ylli zviceran me mbi 50 milionë klikime në YouTube

Vështirë të ketë ndonjë këngëtar në Zvicër më të suksesshëm ndërkombëtarisht sesa Ilira Gashi (25), shkruan të dielen gazeta Blick, teksa ka përgatitur një rrëfim për tatuazhet e saja.

Këngët e kësaj këngëtareje të njohur të muzikës pop nga Berni, prindërit e së cilës janë me prejardhje nga Shqipëria dhe Kosova, janë klikuar mbi 50 milionë herë në YouTube.

Me këngën “Fading”, ajo ishte në krye të top-listave gjermane për javë të tëra.

Pas Tina Turnerit (80), Ilira është këngëtarja më e njohur zvicerane në “Spotify”.

Por, si shkruan Blick, Ilira është edhe adhuruese e madhe e tatuazheve.

“Ata janë simbole të identitetit tim krijues”, shpjegon ajo. “Një identitet i formësuar nga gratë e forta”./ KultPlus.com

Ilira Gashi, “këngëtarja më e dëgjuar zvicerane pas Tina Turner-it”

Pas Tina Turner (diva e madhe, e cila jeton në Zvicër), Ilira është këngëtarja më e dëgjuar zvicerane në platformën e transmetimit të muzikës Spotify.

Praktikisht asnjë këngëtar/e tjetër nga Zvicra nuk ka aktualisht sukses ndërkombëtar sa Ilira (Gashi). 25 vjeçarja nga Köniz-i i Bernës tashmë po brohoritet si mbretëresha e re e pop-it dhe është jashtëzakonisht e suksesshme edhe në kohën e koronës, kur janë të mundshme vetëm paraqitjet në internet, shkruan blick.ch.

Këngët e këngëtares nga Zvicra, prindërit e së cilës vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, janë klikuar mbi 50 milion herë vetëm në YouTube, transmeton albinfo.ch. Pas Tina Turner (diva e madhe e muzikës, e cila jeton në Zvicër), Ilira është këngëtarja më e dëgjuar zvicerane në platformën e transmetimit të muzikës Spotify.

“Kjo gjë më emocionon shumë pasi që është një ndjenjë e pabesueshme ta marr këtë njohje në vendin e lindjes”, thotë Ilira. “Jam shumë krenare për këtë”.

Gjithsesi, kriza e Koronës e ka sjellë atë edhe më pranë fansave të saj, shpjegon ajo, përcjell albinfo.ch. “Unë marr shumë mesazhe në Instagram nga njerëz që shpesh më japin hollësi për tema shumë private. Kjo afërsi me fansat e mi që marr në internet do të thotë shumë për mua”.

Të kujtojmë: Ilira Gashi jeton prej vitesh në Berlin, Gjermani, ku ka edituar disa albume shumë të suksesshme. Për shkak të cilësisë  dhe fuqisë së rrallë të zërit të saj, që kap 4 oktava ajo është krahasuar me yllin e madh botëror, Mariah Carey. / KultPlus.com

Ilira Gashi publikon këngën “Pay me back” (VIDEO)

Ilira Gashi po e dëshmon çdo ditë e më shumë se është në rrugën e drejtë për të siguruar famë të madhe në botën e muzikës. Ajo ka nënshkruar kontratë me “Four Music”, që është degë e “Sony” dhe projektet nuk po mungojnë, shkruan KultPlus.

Sot, Ilira ka publikuar këngën e re të titulluar “Pay me Back” e cila vjen e shoqëruar me një videoklip shumë interesant.

Ndërsa artistja shqiptare edhe kësaj radhe duket e veçantë në dukjen e saj.

Ju kujtojmë që ajo është me prejardhje nga Prishtina, derisa e lindur në Bernë. Babai i saj është nga Kosova, kurse nëna nga Shqipëria, derisa Ilira ka ndërtuar karrierën në Zvicër. Ajo është një këngëtare shumë e talentuar, dhe po shkon hapave të Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës.

Ajo ishte edhe kandidate më 2011 për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong”.

Së fundmi ajo ka performuar para një publiku gjigand në Spanjë, performanca e të cilës u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Por, ajo nuk ishte e vetmja shqiptare që këndoi në këtë skenë. Ishte Ava Max e cila gjithashtu pati një performancë të mrekullueshme.

Ndërsa pas një jave ajo do të vijë në Prishtinë për të performuar para publikut shqiptar në Sunny Hill Festival.

 “Perspektiva e re e Pop-it, me miliona dëgjues tashmë nën rripin e saj, Ilira do të na bëjë të gjithë të biem në dashuri me muzikën e saj”, ka shkruar festivali “Sunny Hill” në njoftimin zyrtar.

Mediat zvicerane e quajnë atë si këngëtarja e vitit, pasi vetëm në Youtube, këngët e saj kanë mbi 30 milionë klikime. / KultPlus.com

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ilira Gashi do të performojë në “Sunny Hill”

Festivali “Sunny Hill” ka bërë të ditur tashmë një pjesë të mirë të emrave pjesëmarrës këtë vit.

Përveç super yjeve si Miley Cyrus dhe Calvin Harris, të shumtë do të jenë edhe këngëtarët shqiptarë që do të marrin pjesë.

Njomza Vitia e cila është mike e ngushtë e Ariana Grandes, do të këndojë në një prej netëve, teksa së fundmi u konfirmua edhe pjesëmarrja e një tjetër këngëtareje shqiptare që po bën famë ndërkombëtarisht.

Është fjala për Ilira Gashin, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

“Perspektiva e re e Pop-it, me miliona dëgjues tashmë nën rripin e saj, Ilira do të na bëjë të gjithë të biem në dashuri me muzikën e saj”, ka shkruar festivali “Sunny Hill” në njoftimin zyrtar.

Ilira është artiste shqiptare që po bën bujë në tregun e huaj,  ndërsa është pjesë e labelit të njohur “Sony Music” – label ky në të cilin bën pjesë edhe Era Istrefi.

Mediat zvicerane e quajnë atë si këngëtarja e vitit, pasi vetëm në Youtube, këngët e saj kanë mbi 30 milionë klikime. Projektet e saj mbajnë tituj provokative si ky i fundit “Get Off My D! Ck”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Gazeta zvicerane “Blick” shkruan për këngëtaren shqiptare Ilira Gashi: Rita Ora e re

Ilira Gashi (Foto: Instagram/iliramusic)

Është një nga zbulimet muzikore të vitit: Ilira , këngëtarja me rrënjë shqiptare, konsiderohet ndërkombëtarisht si ylli i ardhshëm i muzikës pop, e nis artikullin e saj gazeta zvicerane “Blick”.

Mediat zvicerane e quajnë atë si këngëtarja e vitit: Ilira (24 vjeçe) nga Koniz BE, pasi vetëm në Youtube, këngët e saj, prindërit e të cilës vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë mbi 30 milionë klikime. Projektet e saj mbajnë tituj provokative si ky i fundit “Get Off My D! Ck”.

Fansat e krahasojnë atë me yllin Rita Ora, si pasardhëse të mbretëreshës shqiptare të popit. “Ky është një kompliment i madh dhe më nderon shumë,” thotë Ilira. “Por kur ju shikoni muzikën time,e kupton se unë nuk jam i klasifikuar dhe se jam origjinale”.

1.Vendi i tretë në garën për festivalin “Song Contest Euro”

Talenti muzikor i këngëtares së re është i njohur fillimisht nga nëna e saj e cila edhe e inkurajoi atë. Në vitin 2010, ajo hyn në një grup zviceran në garë për festivalin “Song Contest Euro” (ESC), teksa zuri edhe vendin e tretë. “ESC, ishte lumturia më e madhe e jetës sime”, thotë Ilira. “Përndryshe unë ndoshta nuk do të kisha shkuar në Berlin.”

Pas ESC, këngëtarja mori një ftesë për kryeqytetin gjerman nga reperi i suksesshëm Prinz Pi (39 vjeç). Ajo bashkë me DJ-në rezultoi sukses të mëdha me bashkëpunim e tyre “Fading” dhe përfundoi si një nga hitet më të mëdha të vitit 2018.

Pothuajse në të njëjtën kohë,  ka nënshkruar kontratë si artist solo. Ilira: “Unë vendos gjithçka vetë. Tekstet e mia, muzikën time dhe veshjet e mia të mprehta. Unë nuk jam një fabrikë industriale, por një këngëtare e bërë vetë”.

2.Jam Feministe

Megjithatë, të qenit grua në biznesin e muzikës nuk është gjithmonë e lehtë. “Jam shpesh e nënvlerësuar dhe e reduktuar për shkak të pamjes time sidomos nga njerëzit”, thotë këngëtarja, që i pëlqen të eksperimentojë me veshjet në klipet e saj.

Ajo shkruan tekste mjaft të thella: “Edhe pse unë bëj flluskë-çamçakëz tekstet e mia gjithnjë kanë një mesazh”. Unë jam vetëm një feministe si gjithë të tjerët”, thotë Ilira. Me këngët e mia dua të inkurajoj gratë që të qëndrojnë ashtu siç janë.

3.Kam trashëguar më të mirën nga të dyja kulturat

Aktualisht, mbretëresha po e vazhdon karrierën e saj muzikore me të dashurin producentin Jumpa (24 vjeç) dhe jeton në Londër, pasi është duke punuar në albumin e saj debutues. Ilira po punon vazhdimisht për të shpërthyer në Zvicër dhe Shqipëri. “Temperamenti im është shqiptar, por perfeksioni im është zviceran”, thotë ajo duke qeshur.

“Kam trashëguar më të mirën nga të dyja kulturat”, përfundon Gashi për Blick. /Telegrafi/KultPlus.com

Ava Max dhe Ilira Gashi takohen bashkë, bëjnë simbolin e shqiponjës me duar (FOTO)

Shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë, kohëve të fundit i ja në shtuar edhe dy emra të rinj.  Amanda Ava Koci është vajza me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës. “SWeet but Psycho” mban titullin kënga të cilën ajo e ka publikuar në tetor të vitit të kaluar, dhe ka arritur majat e klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptarja ka arritur të nënshkruajë kontratë me shtëpinë e madhe diskografike, “Atlantic Records”, e cila ka nën menaxhim disa projekte muzikore të Rita Orës dhe Bebe Rexhës.

Një tjetër këngëtare shqiptare e cila tashmë po dëshmon që rruga e suksesit për të do të jetë e siguruar, është këngëtarja shqiptare nga Zvicra Ilira Gashi e cila ka nënshkruar kontratë me “Four Music”, që është degë e “Sony”.

Ajo është me prejardhje nga Prishtina, derisa e lindur në Bernë. Babai i saj është nga Kosova, kurse nëna nga Shqipëria, derisa Ilira ka ndërtuar karrierën në Zvicër. Gashi është një këngëtare shumë e talentuar, dhe po shkon hapave të Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës.

Ajo ishte edhe kandidate më 2011 për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong”. Ndërkohë, në maj 2010, Ilira Gashi merr pjesë në “Top Fest 7” me këngën “Shoku im më i ngushtë”. Në nëntor 2010 merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Tek”.  Në qershor 2011, Ilira Gashi merr pjesë në “Top Fest 8” me këngën “Ëndërr”. Por, megjithatë këto paraqitje nuk e bënë shumë të njohur për publikun shqiptar, ajo ka arritur të marr vëmendjen e merituar pasi filloi karrierën në Zvicer.

https://www.instagram.com/p/BxmS342IRBp/

Së fundmi ajo ka performuar para një publiku gjigand në Spanjë, performanca e të cilës u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Por, ajo nuk ishte e vetmja shqiptare që performoi në këtë skenë. Ishte Ava Max e cila gjithashtu pati një performancë të mrekullueshme.

Ndërsa prapa skenës, të dy këngëtaret shqiptare janë takuar bashkë ku edhe kanë realizuar disa fotografi e në mesin e tyre shihen edhe disa foto ku ato bëjnë simbolin e shqiponjës me duar, duke shfaqur dashurinë për vendin e tyre. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bxo5bPvIy5a/