Agim Vinca
(Marinit, për ditëlindje)
Historia shqiptare ka shumë Marinë,
Marin Barleti, Marin Beçikemi, Marin Sirdani…
Burra me nam. Emra që s’shuhen ndër brezni.
Sa shumë Marinë paskësh përkundur nëna Shqipëri!
Barleti, Beçikemi, Sirdani… Deri edhe ai gazetari
që sjell në ekran imazhin e një Shqipërie tjetër.
Marin e ka emrin. Marin Mema.
E ti, im nip, Marin Vinca, që linde në Bruklin,
u bëfsh i urtë e trim si Marinët e vjetër
dhe bir besnik i vendit tënd,
patjetër!
(Ulpianë, 12.12.2022) / KultPlus.com