Titaniku po shkatërrohet, imazhet e rralla tregojnë ndryshimin në pak kohë

Një ekspeditë e re ka zbuluar ndryshimet në strukturën e anijes së famshme të Titanikut, e cila tregon se po shkatërrohet ngadaltë.

Imazhet e rralla treguan ndryshinet, ku më tepër vihen re tek kangjellat dhe pjesa e jashtme e anijes.

Humbja e parmakut, e përjetësuar nga Jack dhe Rose në skenën e famshme të filmit – u zbulua gjatë një sërë zhytjesh nga robotët nënujorë këtë verë.

Imazhet që ata kapën tregojnë se si rrënojat po ndryshon pas më shumë se 100 vjetësh nën valë.

“Harku i Titanikut është thjesht ikonik, ju i keni të gjitha këto momente në kulturën pop, dhe kjo është ajo që ju mendoni kur mendoni për mbytjen e anijes. Dhe nuk duket më kështu.

Është vetëm një kujtim tjetër i përkeqësimit që po ndodh çdo ditë. Njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës: ‘Sa kohë do të jetë Titaniku atje?’ Thjesht nuk e dimë, por po e shikojmë në kohë reale”, tha Tomasina Ray, drejtoreshë e koleksioneve në RMS Titanic Inc, kompania që kreu ekspeditën.

Imazhet dhe një skanim dixhital nga një ekspeditë e vitit 2022 e kryer nga kompania e hartave në det të thellë Magellan dhe krijuesit e dokumentarëve Atlantic Productions tregojnë se kangjella ishte ende e lidhur megjithëse kishte filluar të konsumohej, por më pas besohet se ka rënë.

Nuk është e vetmja pjesë e anijes, e cila shtrihet 3800 metra poshtë, që po humbet në det. Struktura metalike po shkatërrohet nga mikrobet, duke krijuar stalaktite ndryshku të quajtur rusticles.

Ekspeditat e mëparshme kanë zbuluar se pjesë të Titanikut po shemben. Zhytjet e udhëhequra nga eksploruesi Victor Vescovo në vitin 2019 treguan ndryshimet.

Anija u mbyt në prill të vitit 1912 pasi goditi një ajsberg, duke rezultuar në humbjen e 1500 jetëve./TCh/ KultPlus.com

Imazhet e hershme nga Hamami i Pazarit të Shkodrës

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ndau në rrjetet sociale një foto të hershme të qytetit, nga fillimshekulli i kaluar.

Deri në fillim të shek.XX ngjitur me kodrën e Kalasë së Rozafës, buzë lumit Buna, ndodhej Hamami i Pazarit të Shkodrës.

Në origjinë Kisha e Shën Vlashit ndërtuar në shek.XIV në lagjen e tregtarëve raguzanë, do të rrënohej në 1452, me urdhër të kapitenit venecian të qytetit, si masë mbrojtjeje, meqë ishte shumë pranë mureve rrethuese të qytetit të poshtëm.

Më vonë, pas pushtimit osman, rrënojat do ringriheshin për t’a kthyer në hamam, funksion që e kreu deri në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Për pak vite Hamami i Pazarit të Shkodrës shërbeu si magazinë deri në vitin 1967, kur objekti u shemb plotësisht për ndërtimin e rrugës hyrëse të qytetit./KultPlus.com

Ekspertët zbulojnë imazhin dixhital se si dukej një burrë egjiptian pothuajse 35,000 vjet më parë

Ekspertët bazilianë kanë përdorur imazhe dixhitale për të zbuluar fytyrën e një burri egjiptian që jetoi 35,000 vjet më parë.

Moacir Elias Santos, një arkeolog dhe Cícero Moraes, një projektues 3D përdorën mbetjet skeletore të një njeriu të gjetur në një vend arkeologjik në Egjipt për të rikrijuar një imazh dixhital. Imazhi paraqet një përafrim të detajuar të fytyrës të kafkës së Nazlet Khater 2, fosilit 35,000-vjeçar që u zbulua në vitin 1980 në Luginën e Nilit të Egjiptit.

Analiza antropologjike më vonë identifikoi mbetjet skeletore si të një njeriu me prejardhje afrikane, i moshës midis 17 dhe 29 vjeç në kohën e vdekjes së tij. Analiza sugjeron se ai qëndronte përafërsisht mbi pesë këmbë dhe tre inç.

Ekipi përdori procesin e përafrimit të fytyrës, i cili i ndihmon arkeologët të rikrijojnë tiparet e fytyrës së një personi të vdekur duke përdorur mbetjet skeletore.

“Disa vite më parë, ne po punonim tashmë në një seri përafrimesh që lidhen me evolucionin njerëzor, me kopjet më të njohura fosile,” tha për CNN Moacir Santos, arkeolog në Muzeun Arkeologjik Ciro Flamarion Cardoso në Ponta Grossa, Brazil. “Videot u shndërruan në foto dhe u përdorën për përpunimin e fotogrametrisë së kafkës, e cila i dha formë studimit”.

Fotogrammetria është procesi i nxjerrjes së informacionit 3D nga fotografitë, gjë që bënë Santos dhe Moraes pasi panë mbetjet skeletore të njeriut në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian në Kajro.

Ky proces është përdorur nga ekspertët për të përcaktuar se si njerëzit kanë evoluar gjatë shekujve.
Në shkurt, studiuesit zbuluan një ndërtim 3D të një gruaje të lashtë Nabataean bazuar në mbetjet që u zbuluan në vitin 2015 në një varr 2000-vjeçar në Hegra, një vend arkeologjik në Arabinë Saudite.
“Përdorimi i kafkave të njerëzve të gjallë përveç punës së kryer në fushën mjekoligjore… probabiliteti që imazhi të ngjajë me atë që dukej NK2 është dukshëm i lartë,” tha Moraes, projektuesi, për CNN.

Santos dhe Moraes shpresojnë se puna e tyre do të informojë kërkimet e arkeologëve të tjerë mbi evolucionin njerëzor. Ata planifikojnë të tregojnë rindërtimin e fytyrës në një ekspozitë në të ardhmen pas studimit të tyre, i cili u botua në revistën braziliane OrtogOnline muajin e kaluar.

“Fakti që ky individ është mbi 30,000 vjeç e bën atë të rëndësishëm për të kuptuar evolucionin njerëzor”, tha Santos. Moraes theksoi se ndërsa nofulla e njeriut është më e fortë se ajo e njerëzve modernë sot, “35,000 (vite më parë) jemi pothuajse të njëjtë.”

“Nëse një njeri i asaj kohe mund të ecte në rrugë (sot), njerëzit nuk do të shihnin ndonjë ndryshim nga të tjerët”, tha ai./cnn/KultPlus.com

Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë

Foto tronditëse që tregojnë realitetin e zymtë të një bote pa bletë  dhe një pikniku të trishtë pa ngjyra janë postuar në mediat britanike, duke treguar vetëm një pjesë të vogël të asaj që do t’i mungonte njerëzimit pa insektet e vogla gumëzhitëse.

Është e vështirë të imagjinohet një verë ku hamburgerëve u mungon sallata, domatet, qepët, shija dhe ketchupi. Prodhuesi i mjaltit “Rowse” krijoi një seri imazhesh provokuese, të cilat rrëfejnë shumë thjesht sesi do t’ishte natyra pa këtë pllenues të rëndësishëm të saj, në përpjekje për të nxjerrë në pah pjesën e rëndësishme që luajnë bletët në ushqimin që ne konsumojmë çdo ditë. 

Pa “fuqinë punëtore që gumëzhin”, britanikët nuk do të ishin në gjendje të konsumonin disa nga ushqimet dhe pijet e tyre të preferuara të verës. Në vend të shportave të piknikut, të mbushura me një ylber ngjyrash nga ushqimet e shumëllojshme, do të gjendeshim para mundësisë së një ushqimi tejet të reduktuar, e madje ku nuk do të gjenim thuajse  asnjë prej artikujve tanë të domosdoshëm.

Do t’i mbeteshin së shkuarës ditët kur mund të shijonim lëng portokalli të shtrydhur, sallata të freskëta, avokado, luleshtrydhe, musht etj, sepse këto nuk do të ekzistojnë.  

Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë
Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë
Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë

Nga bardh e zi në shumë ngjyra, imazhe të New York-ut ndër dekada

Një fotograf me përvojë shumëvjecare me syrin fotografik vendosi që të merrej edhe me ngjyrosje të imazheve domethënëse që shkrepuara gjatë dekadave.

Tërë kjo nisi nga ideja e tij që udhëtimi me kohë do të ishte argëtues, por ndryshimi i rrjedhës së kohës është një dhimbje dhe thjesht nuk ia vlen.

Kur ngjyros, ai shprehet se ndihet një udhëtar duke parë detajet nga afër dhe duke mbushur me ngjyrë. Pjesët e përfunduara duken sikur ai me të vërtetë është kthyer në kohë dhe i ka bërë ato shkrepje me kamerën e tij.
Shumë prej tyre kanë pamjen e një picture klasike.

Ky grup fotografish është vetëm New York. Disa nga këto ndërtesa janë zhdukur, ndonëse ende mund t’i gjeni disa prej tyre tani. / KultPlus.com

NASA sjell imazhe jashtë botës sonë

Male të mbuluara plot me dëborë, hapësira qiellore, galaktika, Hëna, Toka dhe Dielli, këto janë disa nga shkrepjet më fantastike të NASA-s.

Foto të cilat tregojnë shumë për të tashmen dhe të ardhmen e njerëzimit.

“Imazh i ditës, por të gjitha fotot janë jashtë kësaj bote”, kështu ka preferuar NASA t’i përshkruajë fotografitë e përzgjedhura. / KultPlus.com

Image