Muzeu i Mitrovicës në bashkëpunim me Galerinë “The Kosovo Art Exchange” do të bëjë hapje të ekspozitës me fotografi “Imazhe të qytetit të Mitrovicës gjatë Luftës së Parë Botërore (1916-1918)”, shkruan KultPlus.
Qëllimi i kësaj ekspozite është prezantimi i imazheve që pasqyrojnë gjendjen social ekonomike dhe kulturore të qytetit me rrethinë gjate viteve të lartcekura. Ekspozita paraqet imazhe të qytetit të Mitrovicës, si lagje, rrugë, shkolla dhe objekte të ndryshme.
Fotot e prezantuara janë kryesisht fotografi të cilat janë shkrepur nga ushtarë dhe oficer austriak, si dhe janë burim nga arkivi digjital i Vjenës të dhuruara nga studiuesi Fahri Avdiu. Kujtojmë se gjatë viteve të pushtimit austro-hungarez popullsia shqiptare e këtyre zonave gëzonte disa liri si përfshirja e shqiptare në administratën publike, hapja e shkollave shqipe si dhe përdorimi i simboleve kombëtare./ KultPlus.com