Kapela e njohur e ‘Indiana Jones’, shitet për 630 mijë dollarë

Kapela e veshur nga aktori, Harrison Ford në pjesën e dytë të ekskluzivitetit të filmit ‘Indiana Jones’ është shitur për 630 mijë dollarë në ankand.

Fedora me ngjyrë kafe e krijuar posaçërisht për filmin ‘Temple of Doom’, arriti të enjten në Los Angeles, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të tjerë të kujtimeve të filmit u shitën në të njëjtën kohë, duke përfshirë rekuizita nga prodhimet e ‘Star Wars’, ‘Harry Potter’ dhe ‘James Bond’.

Prezantohet në Londër statuja e Indiana Jones

Statuja e Indiana Jones, të cilën e prezantoi disa ditë më parë në Londër aktori 80 vjeçar, Harrison Ford, u prezantua edhe në publik.

Statuja tregon eksploruesin e famshëm Jones me një kamxhik në dorë. Ajo u ekspozua në sheshin Leicester në Londër.

Prezantimi i kësaj skulpture koincidon me lansimin e filmit të ri “Indiana Jones and the Dial of Destiny” që po shfaqet tani në Britani.

Në këtë film, rolin e eksploruesit e luan Ford. Kjo është paraqitja e tij e pestë me këtë rol ikonik.

Skulptura është nga bronzi. Ajo më saktësisht u vendos në terracën veriore të sheshit Leicester, që është një prej vendeve më të frekuentuara të Evropës.

Sa i përket filmit Indiana Jones, filmi i parë “Raiders of the Lost Arc” u lansua në vitin 1981. Më pas në vitin 1984 u lansua një film me ngjarje që i paraprinë atij të vitit 1981, e që u titullia “The Temple of Doom”, e në vitin 1989 u lansua filmi vazhdim “The Last Crusade”. Filmi i katërt ‘The Kingdom of the Cdystal Skull” u lansua në vitin 2008.

Filmi i pestë “The Dial of Destiny” u lasua në festivalin e 76-të të filmit në Kanë të Francës me 18 maj 2023.

Ky film ka marrë kritika të përziera. Ai çmohet për paraqitje të aktorëve me role, për anën vizuele e regji, ndërkaq kritikohet për përfshirje të skenave që vënë në pyetje se kush janë në të vërtetë protagonistët. Ky film u realizua me një buxher prej 295 milion dollarëve, dhe pritet të shihet sa do të arrijë sukses./21Media/KultPlus.com

TikTok në probleme serioze, paditet dhe akuzohet për dështim të mbrojtjes së privatësisë

Aplikacioni popullor i mediave sociale TikTok është paditur nga shteti amerikan i Indianës, përcjell KultPlus.

Prokurori i përgjithshëm i saj Todd Rokita ka akuzuar kompaninë bashkëpunuese të TikTok, ByteDance, për shkelje të ligjeve të shtetit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Shteti pretendon se aplikacioni nuk arrin të mbrojë të rinjtë dhe privatësinë, shkruan BBC.

Sidoqoftë, TikTok tha se konsideron mirëqenien e të rinjve në politikat e saj dhe se janë të bindur se mund të kënaqin shqetësimet e sigurisë kombëtare të SHBA.

Indiana ngriti dy padi të mërkurën. I pari pretendon se aplikacioni i ekspozon përdoruesit e rinj ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme.

Në ankesën tjetër, aty gjithashtu pretendohet se TikTok nuk zbulon potencialin e qeverisë kineze për të hyrë në informacione të ndjeshme të konsumatorëve.

“TikTok është një ujk në petkun e deleve”, sipas dokumenteve të gjykatës.

“Për sa kohë që TikTok lejohet të mashtrojë konsumatorët e Indianës në lidhje me rreziqet ndaj të dhënave të tyre, ata konsumatorë dhe privatësia e tyre janë pre e lehtë.”

Ankesa thotë se algoritmi i aplikacionit promovon një sërë përmbajtjesh të papërshtatshme, “që përshkruajnë alkoolin, duhanin dhe drogën; përmbajtje seksuale, lakuriqësi dhe tema sugjestive; dhe fyerje të forta”.

Ai gjithashtu pretendon se mashtron përdoruesit e rinj me vlerësime të moshës 12 vjeç e lart në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google.

Indiana po kërkon një urdhër kundër praktikave të saj dhe dënime civile kundër kompanisë për “sjelljen e saj të padrejtë dhe mashtruese”.

Një zëdhënës i TikTok tha se “siguria, privatësia dhe siguria e komunitetit tonë është prioriteti ynë kryesor”.

Aplikacioni ka veçori kufizuese për moshën dhe kontroll prindëror, tha firma, dhe kompania po investon në kontrolle të mëtejshme të përmbajtjes.

Përveç kësaj, ata thanë se TikTok ishte i bindur se mund të adresonte “të gjitha shqetësimet e arsyeshme të sigurisë kombëtare të SHBA”.

Njoftimi i padive vjen pasi shtetet e tjera amerikane kanë hartuar legjislacionin për të ndaluar TikTok. Teksasi, Dakota e Jugut dhe Karolina e Jugut kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet e qeverisë shtetërore.

Muajin e kaluar, kreu i FBI-së ka thënë se TikTok përbën një shqetësim për sigurinë kombëtare.

Administrata Biden ka qenë në bisedime me zyrtarët e TikTok për muaj të tërë ndërsa ata përpiqen të arrijnë një marrëveshje të sigurisë kombëtare për të mbrojtur të dhënat e qindra miliona përdoruesve të saj në SHBA.

TikTok po përballet gjithashtu me sfida ligjore diku tjetër. Në Mbretërinë e Bashkuar, kompania e mediave sociale mund të përballet me një gjobë prej 29 milion dollarë për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve kur ata përdorin platformën. /KultPlus.com

“You are not alone”, një nga këngët më të bukura të Michael Jackson (VIDEO)

Michael Jackson u lind më 29 gusht 1958, në Gary, Indiana dhe vdiq më 25 qershor 2009, në Los Anxhelos, Kaliforni. Ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, kërcimtar amerikan, shkruan KultPlus.

I pagëzuar si ‘Mbreti i Popit’, siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e tij në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Më poshtë gjeni një nga këngët e tij të njohura “You are not alone”, bashkë me tekstin. / KultPlus.com