Cilat janë këngët e preferuara të publikut nga “Festivali i këngës 2020”

Para një ditë në kanalin zyrtar të Radiotelevizionit Shqiptar u publikuar 26 këngët pjesëmarrëse të Festivalit të Këngës në RTSH.

Në mesin e artistëve që sivjet konkurrojnë për vendin e parë të kësaj ngjarjeje, e që njëherësh e fitojnë të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në festivalin e ardhshëm “Eurosong 2021”, janë një miks i artistëve tashmë të njohur të muzikës shqiptare, dhe këngëtarëve relativisht të ri në skenë si: Manjola Nallbani, Kamela Islamaj, Kastro Zizo, Era Rusi, Erik Lloshi, Rosela Gjylbegu, Florent Kabashi dhe të tjerë.

Por, nëse bazohemi në klikimet dhe komentet që këngët e postuara në YouTube i kanë marrë deri më tani, tashmë mund të kuptohen cilët janë artistët dhe këngët e preferuara të publikut, që potencialisht do të garojnë kokë më kokë për vendin e parë, transmeton Koha.

Ajo që momentalisht udhëheq me më së shumti klikime është artistja e re, Inis Neziri, e cila më shumë emocion e interpreton baladën e dashurisë me titull “Pendesë”. Pas saj me 24 mijë klikime renditet Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila e vë në pah vokalin e fuqishëm të këngëtares. Tutje në mesin e të preferuarve të publikut duket të jenë, këngëtari i ri Mirud i cili ka arritur t’i marrë 20 klikime me këngën ritmike “Nëse vdes”, dhe Era Rusi me një këngë krejt ndryshe nga projektet tjera konkurrente e cila titullohet “Zjarri im”.

Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet në dhjetor të këtij viti, përkundër situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=ZCAnW7UEQ1Q&feature=emb_title

Këngëtarja shqiptare që po mahnitë Rusinë (VIDEO)

Këngëtarët shqiptarë vazhdojnë të mahnisin botën sa herë që dalin në skenë, e radhës është këngëtarja nga Shqipëria Inis Neziri.

Ndonëse ende nuk është një emër i njohur tek ne, ajo po vazhdon të shkëlqejë në skenat jashtë Shqipërisë, pas Rumanisë ku para disa muajsh fitoj një festival mjaft të rëndësishëm, tani ajo po merr pjesë në garën “New WaWe Festival 2019” që po mbahet në Sochi të Rusisë, shkruan Magazina.al

Inis Neziri për dy netë rresht ka marrë pikët maksimale nga juria e cila përbëhet nga artistët më të njohur rusë. Ajo po vlerësohet për vokalin e fuqishëm dhe paraqitjen dinjitoze.

Gjatë prezantimit, Inis ka bërë edhe Shqiponjë para publikut rusë ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar./Magazina.al/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B1s1YdwBDqn/

Inis Neziri nga Shqipëria, fituese e çmimit të madh “Dreri i Artë”

Inis Neziri nga Shqipëria, ka fituar çmimin e madh të Festivalit Ndërkombëtar “Dreri i Artë” 2018, shkruan KultPlus.

Çmimi ju dha nga fituesja e parë e këtij trofeu Luminica Dobresku. Inisi në këtë konkurs këndoi këngën rumune “Jap jetën për dashurinë”.

Inis Neziri, filloi të këndonte që kur mësoi të fliste, por karriera e saj muzikore filloi zyrtarisht kur ishte 12 vjeç. Inisi mori pjesë në garën “Gjeniu i Vogël 5” dhe fitoi çmimin e parë.

Bukuroshja shqiptare së fundmi fitoi edhe çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “Golden Stag” që u mbajt në Rumani. Inisi la pas shumë shtete, duke u bërë fituese edhe e çmimit të madh prej 25 mijë eurosh.
“Deri më tani ky çmim është hapi më i rëndësishëm që kam bërë”- u shpreh Inisi pasi mori çmimin e rëndësishëm./ KultPlus.com