‘Jeta është ajo që ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera’

Shprehje inspiruese nga personalitete të shquara botërore:

  1. Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford
  2. Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale
  3. Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse
  4. Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill
  5. Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Twain
  6. Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein
  7. Edukimi kushton para. Por më shtrenjtë kushton injoranca – Sir Claus Moser
  8. Unë zgjodha rrugën më pak të shkelur. Kjo bëri diferencën –  Robert Frost
  9. Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale
  10. Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky
  11. Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan
  12. Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart
  13. Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth
  14. Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone
  15. Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse
  16. Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon
  17. 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Twain
  18. Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll
  19. Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills
  20. Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt

Pas amputimit të këmbës, blogeres Cax ia kishin dhënë tri javë jetë

Mama Cax (29) është blogere mode dhe lifestyle prapa së cilës fshihet një rrëfim tejet inspirues. Kjo vajzë ishte diagnostikuar me kancer kur ishte vetëm 14-vjeçare dhe atëbotë mjekët i kishin parashikuar vetëm edhe tri javë jetë.

Cax kishte mbijetuar, por për shkak të sëmundjes ia kishin amputuar këmbën e djathtë. Nuk kishte lejuar që kjo ta gjunjëzonte. Kishte ngelur pozitive dhe mirënjohëse që kishte mbijetuar.

“E shoh se sa me fat jam dhe se shumë të tjerë nuk mund ta përballojnë shërimin”, thotë Mama për portalin Bored Panda.

Blogerja thekson diskriminimin si problem të madh.

“Në pothuajse të gjitha pjesët e botës ka njerëz që janë të përjashtuar, qoftë në mënyrë politike apo shoqërore. Ndiej që jam në pozitë që mund të ndryshojë diçka dhe që një ditë të mbroj personat me invaliditet”, thotë Mama.

Kështu që Cax ka filluar me një bllok dhe ka profilin në Instagram ku rregullisht shkruan postime të cila shpesh janë inspirim për personat që përballen me çfarëdo vështirësie, shkruan KOHA Ditore.

“Kur kam parë gjithë mirësinë në votë dhe nga njerëzit që më kanë përkrahur në rrugëtimin tim, kjo më ka dhënë fuqi që të mos heq dorë”, thotë Cax, e cila tani dëshiron që t’u ndihmojë të tjerëve.

Atë në Instagram e përcjellin më shumë se 170 mijë persona, dhe përveç që është modele, ka përfunduar edhe fakultetin në New York. Tregon se duhet dashur veten ashtu siç jeni dhe promovoni pozitivitetin.

Sensin e saj për modë e thekson përmes protezës për këmbë, të cilën e ndërron varësisht nga outfiti që vesh. / KultPlus.com