Plotësohen vendet e lira në këshillat drejtues në institucionet kulturore

Për hir të funksionalizimit të plotë të institucioneve kombëtare të kulturës, me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë plotësuar vendet e lira në këshillat drejtues aty ku kishte nevojë për plotësim, përcjellë KultPlus.

Në Këshillin Drejtues të Filarmonisë së Kosovës, anëtarët e ri të emëruar janë Kreshnik Aliçkaj dhe Milot Mustafa, përfaqësues i MKRS-së.

Në Këshillin Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës emërohet Arlinda Hajrullahu, përfaqësuese e MKRS-së.

Në Këshillin Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës emërohet Fatbardha Nasufi, përfaqësuese e MKRS-së.

Në Këshillin Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës emërohet Bardh Rugova.

Në Këshillin Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës emërohen Besim Ugzmajli, More Raça, Xhejlane Tërbunja, dhe Bislim Bislimi, përfaqësues i MKRS-së.

Këshillave drejtues i urojmë një punë të mbarë. Ministria zotohet për bashkëpunim maksimal dhe zbatim të të gjitha obligimeve dhe detyrave për të ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të institucioneve kombëtare të kulturës, ndërtimin e një vizioni të ri për kulturën dhe arritjen e standardeve më të larta artistike në Kosovë. / KultPlus.com

Foto: Arben Llapashtica

Më 1 qershor hapen të gjitha institucionet kulturore në Kosovë

Pas dy muaj e gjysmë më 1 qershor hapen të gjitha institucionet kulturore në Kosovë.

Po ashtu edhe Kino ARMATA rifillon me program të rregullt.

“Në qershor do të mund t’i shihni kryeveprat filmike të Edgar G. Ulmer, Ida Lupino, Orson Welles, Mary Ellen Bute, etj. dhe, nëse lejojnë kushtet e sigurisë, nga skena jonë do të dëgjohen rifat e gitareve dhe basi i sintave për ta shënuar fundin e një periudhe të trazuar”, thuhet në komunikatën e Kino Armata-s. / KultPlus.com