Historiani Jusuf Buxhovi u prit sot në Institutin e Historisë në Tiranë nga drejtori prof.Afrim Krasniqi dhe bashkëpunëtorët shkencorë.
Me këtë rast, historiani Buxhovi i dhuroi bibliotekës së Institutit të Tiranës kopletin në tetë vëllime të “Kosovës”,botimin në anglisht të “Kosovës”,”Kosova -histori e shkurtër”, “Maqedonia”(shqip dhe anglisht”, “Dardania” si dhe “Kongresi i Berlinit 1878 dhe Lidhja Shqiptare” të botuara nga “Jalifat publishing”.
Autori ishte i shoqëruar nga drejtori i “Jalifat publishing” nga Houstoni si dhe botuesi Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesiMilaim Abdullahu.Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen në studimet e historiografisë shqiptare në rrethanat kur ajo duhet të rishqyrtojë shumë nga pikëpamjet e klisheve të trashiguara ideologjike dhe të diktatit të historiografisë serbe në raport me shqiptarët dhe të kaluarën e tyre për ç’gjë nevojitet bashkërendim institucional midis Tiranës dhe Prishtinës, e ku do të kyçen edhe historianët e pavarur.
Zoti Afrim Krasniqi u zotua se Instituti i Historisë në Tiranë, së shpejti do të organizojë një shqyrtim kritik të veprës së historianit Buxhovi, meqë hap shumë çështje me intetes për historiografinë shqiptare. Ndërsa, botuesi “Jalifat Publishing”, Zoti Tafilaj shprehu gatishmërinë të përkthejë vepra të historianëve shqiptarë që janë në gjendje të afirmpjnë të vërtetën historike për shqiptarët. / KultPlus.com