Filmi ‘Back Home’ me regji të Arbër Krasniqit është përzgjedhur të jetë pjesë e ‘International Filmmaker Festival of New York’, shkruan KultPlus.
Filmi ‘Back Home’ që me pjesëmarrjen në këtë festival do ketë njëherësh edhe premierën botërore, trajton pasojat e luftës së fundit në Kosovë, nga perspektiva e një të mbijetuari të masakrës së burgut të Dubravës.
Mali, i mbijeton masakrës së burgut të Dubravës më 1999 falë ndihmës që i jep kryqi i kuq amerikan. Kryqi u kuq amerikan e dërgon në ShBA për shërim, meqenëse Mali kishte pësuar amnezi.
Pas trajtimit disa vjeçar i kthehet kujtesa dhe kthehet në Kosovë tek familja. Ai e gjen fshatin e djegur totalisht, nga ku e kupton që edhe familja e tij ishin ekzekutuar nga policia serbe./ KultPlus.com

