Starlink apo 5G, cili ofron internet më të shpejtë?

Kur vjen puna te shpejtësia e internetit, ka disa të dhëna që flasin për shpejtësinë që ofrojnë 5G dhe Starlink.

Ja një krahasim më specifik:

Starlink supozohet se ofron shpejtësi nga 50 deri në 250 Mbps, me ndonjëherë edhe më shumë, që mund të ndryshojë në varësi të ngarkesës së rrjetit dhe motit.

Ndërsa rrjetet 5G mund të ofrojnë shpejtësi mesatare shkarkimi midis 50 Mbps dhe 1 Gbps, ose edhe më shumë në disa raste.

Kështu, shpejtësia e 5G zakonisht është më e lartë se ajo e Starlink, por varet nga infrastruktura në zonë.

Në këtë drejtim, Starlink vlerësohet si më i përshtatshëm për zonat rurale ose ato ku nuk ka mbulim të mirë të 5G, duke qenë se përdor satelitë dhe nuk ka nevojë për “infrastrukturë tokësore”.

Në anën tjetër, 5G është ideal për zonat urbane dhe suburbane ku ka mbulim të mirë të rrjetit.

Si konkluzion, në zonat me mbulim të mirë, 5G mund të ofrojë internet më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm sesa Starlink.

Megjithatë, në zonat rurale ose ku mungon infrastruktura e 5G, Starlink vlerësohet si një alternativë më e mirë sesa opsionet e tjera.

Tre faqe interneti të reja hapen çdo sekondë

Me mbi një miliard faqe interneti aktive në mbarë botën, tre faqe të reja hapen çdo sekondë. Prandaj, në botë krijohen 175 faqe çdo minutë, 10.500 çdo orë, 252.000 në ditë dhe 18 për qind e tyre (pothuajse 202 milionë faqe) përdoren në mënyrë aktive.

Google, YouTube, Facebook, Instagram dhe X (Twitter) janë faqet më të vizituara në internet. Bazuar në të dhënat e ngjashme në internet – google .com është uebfaqja më e vizituar, e ndjekur nga youtube .com, facebook .com, instagram .com dhe twitter .com. Evropa Veriore ka normat më të larta të aksesit në internet. Sipas Statista, një kompani gjermane për mbledhjen e të dhënave, në prill 64.9 për qind (5.18 miliardë) e popullsisë së botës përdorën internetin dhe 59.9 për qind (4.8 miliardë) përdorën rrjetet sociale.

Për sa i përket kohëzgjatjes mesatare të vizitës, përdoruesit shpenzojnë rreth 10 minuta e 38 sekonda në Google, 20 minuta e 25 sekonda në YouTube, 10 minuta e 43 sekonda në Facebook, tetë minuta e 22 sekonda në Instagram. dhe 10 minuta e 47 sekonda në ” X”./AlsatM/KultPlus.com