Eco: Interneti u ka dhënë hapësirë budallenjve

Lajmi për idiotët doli gjatë një konference shtypi, kur teksa i përgjigjesha një pyetjeje, bëra një vëzhgim krejt të arsyeshëm dhe logjik.

Nga shtatë miliardë banorët që ka planeti, ka një numër të pashmangshëm idiotësh, shumë prej të cilëve janë mësuar që ua komunikojnë përçartjen e tyre miqve apo të afërmve në bar, kështu që opinionet e tyre janë të kufizuara në një rreth të caktuar. Një numër domethënës i këtyre njerëzve tashmë mund t’i shprehin mendimet e tyre në rrjetet sociale.

Prandaj opinione të tilla mbërrijnë në audienca të mëdha, dhe shkrihen bashkë me shumë opinione të tjera, që shprehin njerëz të arsyeshëm.Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte konotacione negative. Askush, me pak përjashtime, nuk është idiot për nga profesioni, por dikush që është bakall i shkëlqyer, mjek i shkëlqyer, apo një punonjës banke i shkëlqyer, mund të thotë disa broçkulla për gjëra që as nuk i njeh dhe as nuk i di, apo as nuk i ka menduar mjaftueshëm. Reagimet në Internet janë të menjëhershme, pa lënë kohë për reflektim.Eshtë e drejtë që Interneti t’u lërë hapësirë atyre që nuk kanë asgjë të arsyeshme për të thënë, por tepria e budallallëkut është duke mbushur radhët.

Dhe disa reagime të pahijshme që kam parë në Internet, konfirmojnë pretendimin tim. Në të vërtetë, dikush raportoi se unë kam thënë që Interneti ofron të njëjtën famë, si për mendimet e një budallai, ashtu edhe ato të një fituesi të Çmimit “Nobel”, dhe krejt papritur nisi një debat i kotë, që u bë edhe viral, mbi faktin nëse unë e kisha pranuar apo jo Çmimin Nobel – ndërkohë që askush nuk mori mundimin as të hapte Wikipedian. E gjithë kjo tregon se sa shumë të prirur janë njerëzit që të flasin, pa u ndalur për të menduar.

Në çdo rast, numri i idiotëve tani mund të kuantifikohet: 300 milionë. Raportohet se Wikipedia ka humbur 300 milion përdorues kohët e fundit. Këta janë të gjithë njerëz që lundrojnë, po nuk e përdorin më Internetin për të gjetur informacion, por preferojnë të rrijnë online duke biseduar me të singjashmit, dhe me gjasë pa u ndalur për të menduar. / KultPlus.com

MILAN, ITALY – NOVEMBER 24: Author Umberto Eco attends ‘Liberta e Giustizia’ Meeting on November 24, 2012 in Milan, Italy. Cultural association Liberta e Giustizia (Freedom and Justice) was founded in 2002 by well-known cultural figures and aims to “be the missing link between the best ferment of society and the official space policy”. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Shqiptarët gjetën ‘shpëtim’ nga izolimi tek interneti, rritje 47% e përdorimit

Mungesa e daljes lirshëm që nisi 10-ditshin e dytë të marsit për shkak të pandemisë së COVID-19 ka bërë që shumica e shqiptarëve të kërkojnë variante alternative për të kaluar kohën dhe zgjidhja pjesërisht ka qenë interneti. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se për janar-mars pati një ulje të komunikimit me telefonata dhe mesazhe dhe një kërcim me 47.3 për qind të internetit.

“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2020 ishte rreth 20 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.87 GB Internet në muaj në T1 2020, që përbën një rritje me 12.4% në krahasim me T4 2019 dhe një rritje me 47.3% krahasuar me T1 2019. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2020 ishte: 171 minuta dalëse, 27 SMS dhe 3.87 GB Internet. Krahasuar me T4 2019, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 5.4%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 17.3% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 12.4%” thuhet në publikimin e AKEP.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2020 ishte rreth 3,257,057 që përbën një rënie me 3.6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 11.1% në krahasim me T1 2019. “Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2020 arriti në rreth 2.48 milionë që përbën një rënie me rreth 1.4% me T4 2019 dhe rënie me 0.3% në krahasim me T1 2020; Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2020 ishte rreth 1.7 milionë që përbën një rënie me 3% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 7.4% në krahasim me Tremujorin e parë 2019” vlerëson AKEP.

Shifrat tregojnë një rënie totale të komunikimit si në rrjetet kombëtare ashtu edhe në ato me jashtë. Kështu totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2020 ishte rreth 1.27 miliardë minuta, me një rënie prej 6.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 5.4% me T1 2019. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u ul me 6.9% në krahasim me T4 2019 dhe u ul me 5% në krahasim me një vit më parë në T1 2019.

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 6.5% në krahasim me T4 2019 dhe pësoi një rënie me 5.6% në krahasim me T1 2019. Proporcioni i thirrjeve on-net/off-net në T1 2020 ishte 57%/41% njëlloj me T1 2019 (pjesa mbetur 1% thirrje me rrjetet fikse kombëtare dhe 1% thirrje ndërkombëtare)./Monitor / KultPlus.com

Varësia e blerjeve në internet, çrregullim i shëndetit mendor

Të qenit i varur nga blerjet në internet duhet të njihet si një çrregullim mendor aktual, kanë argumentuar psikoterapistët.

Studiuesit thonë se ata mund të përcaktojnë simptoma dhe karakteristika të dallueshme të gjendjes dhe të thonë se si ndikon në mendje.

Kjo është njohur për dekada, por ekspertët thonë se po merr një kuptim të ri në epokën e internetit dhe tani prek një në 20 persona.

Njerëzit e fiksuar pas shpenzimit në internet mund të përfundojnë duke mbajtur gjërat që ata porosisin, të përfundojnë në borxh, të debatojnë me të dashurit dhe të humbasin plotësisht vetëkontrollin.

Dr Müller, një psikoterapiste në Shkollën Mjekësore Hannover në Gjermani, dhe kolegët e saj thanë se gjendja kishte kaluar e panjohur për shumë kohë.

Në një studim ata shikuan prova nga 122 pacientë që kërkonin ndihmë për varësitë e tyre të blerjeve në internet dhe zbuluan se ata kishin nivele më të larta se zakonisht të depresionit dhe ankthit.

Ata argumentojnë se rritja e dyqaneve në internet, aplikacionet dhe shpërndarja në shtëpi i kanë shtuar një dimension krejtësisht të ri konceptit të një ‘shopaholic’.

Interneti i ka “zënë frymën” librit

Numri i lexuesve në Shqipëri (dhe jo vetëm) duket së është në rënie, e shkaktar për këtë është interneti, komenton oranews.Artan Dragoi, librashitës, shprehet se prej 3 ditësh nuk ka shituar asnjë libër, teksa thekson se internet është armiku kryesor i leximit. Ndërkohë qytetarët shprehen se niveli I ulët I leximit është shqetësues.

Shqiptarët, por jo vetëm çdo ditë e më shumë po lexojnë gjithnjë e më pak libra. Artan Dragoi, librashitës shprehet se prej 3 ditësh nuk ka shitur asnjë libër, ndërsa thekson se internet, I ka shpallur luftë leximit.

Artan Dragoi: Tendenca është në rënie, njerëzit nuk lexojnë sepse i ka bllokuar telefoni. Telefoni është arma më e fuqishme se leximi. Kam tre ditë dhe nuk e di do shes apo jo. Mosha e mesme ble më shumë. Vajzat nuk blejnë fare, me vajzat duhet të bësh politikë që të marrë një libër.

Për një pjesë të qytetarëve, niveli i ulët i lexuesve është i turpshëm, ndërsa shkakun kryesor e gjejnë sërish të interneti.

“Njerëzit i kushtojnë interes internetit, që interneti po të rrish shumë edhe dëmtohesh. Atëherë nuk na zinte gjumi nga qejfi kur gjenim një libër të Migjenit. Këta tani nuk i njohin kush janë shkrimtarët e Rilindjes. Kjo është e tmerrshme”, tha një qytetar.

Pak kohë më parë, INSTAT publikoi të dhëna se 1 milion shqiptar nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë 1 viti. / KultPlus.com