“Microsoft” do të investojë 80 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave të IA-së

“Microsoft” ka planifikuar të investojë rreth 80 miliardë dollarë në zgjerimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale (IA) gjatë vitit aktual fiskal – dhe më shumë se gjysma e tyre që do të investohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viti aktual fiskal për “Microsoft” zgjat deri në fund të qershorit.

Fuqia kompjuterike shtesë synohet të përdoret për trajnimin e modeleve të IA-së dhe lançimin e veçorive të bazuara në inteligjencën artificiale në mbarë botën, tha kompania të premten në një postim në blog.

Microsoft u bë një kryesues në përdorimin e softuerit të IA-së përmes një pakti miliarda dollarësh me zhvilluesin e “ChatGPT OpenAI” dhe po përpiqet ta integrojë atë në të gjithë gamën e produkteve të tij.

“Microsoft” tashmë siguron furnizim me energji bërthamore

Softueri i IA-së është trajnuar me sasi të mëdha të llojeve të ndryshme të të dhënave – dhe kjo kërkon burime të mëdha kompjuterike.

Qendrat tashmë masive të të dhënave të nevojshme për këtë konsumojnë shumë energji.

Në fillim të vjeshtës, u njoftua se një reaktor në centralin bërthamor të dekomisionuar të SHBA-së “Three Mile Island” do të rifillojë punën për të furnizuar me energji elektrike qendrat e të dhënave të “Microsoft”-it.

Kompania ra dakord të blinte energjinë e prodhuar për 20 vjet.

Kjo shënon herën e parë që një central bërthamor i çmontuar në SHBA kthehet në internet./atsh/ KultPlus.com

MKRS: Mbi 1 milion euro investime në trashëgiminë kulturore në Mitrovicë

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga këshilltarja Nora Arapi Krasniqi kanë vizituar qytetin e Mitrovicës, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në disa nga asetet e trashëgimisë kulturore të këtij rajoni.

Vizitën e filluan në Kullën e Tupellëve dhe në Postën e Vjetër ku po vazhdojnë punimet restauruese ndërsa panë edhe Kishën në Vinarc ku ndërhyrjet tashmë janë drejt përfundimit.

MKRS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023, në Mitrovicë janë realizuar disa ndërhyrje në monumente, përfshi Hamamin e Qytetit, Shtëpinë e Idriz Hajdarit, ndërsa me gjithë përpjekjet për shkatërrim, ndërhyrjet në shtëpinë e familjes Koroglu po vazhdojnë./KultPlus.com

Ministrja Dumoshi takoi kryetarin e Obliqit, premton investim në kulturë e rini

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, priti sot të takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, me të cilin biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Ministrja Dumoshi e siguroi Kryetarin Gashi se prioritet i saj dhe i MKRS-së është që të përkrahë secilën komunë në fushat që mbulon ministria, me këtë rast edhe për Obiliqin, në të cilën ministria ka në plan të investojë në projekte konkrete në kulturë e rini.

“Unë si ministre dhe MKRS-ja do t’u gjendemi pranë të gjitha Komunave të Kosovës pa përjashtim në bazë të mundësive dhe kapaciteteve buxhetore që ministria ka, duke bërë investime të shumta kapitale  edhe në përkrahje të drejtpërdrejtë në ngritje të cilësisë në kulturë, trashëgimi kulturore, rini e sport”, tha mes tjerash ministrja.

Ndërsa, kryetari Gashi e uroi ministren për marrjen e detyrës dhe e falënderoi për gatishmërinë e treguar për ta përkrahur Komunën e Obiliqit. Gashi tha se Obiliqi ka nevojë që të investohet më shumë në këtë komunë në projekte infrastrukturore dhe është e mirëseardhur mbështetja e MKRS-së. / KultPlus.com