Irini Qirjako është një këngëtare shumë e njohur e folklorit shqiptar, dhe ndër më të famshmet në jug të Shqipërisë. Ajo ka lindur në Finiq, të qytetit të Sarandës.
Qirjako ka mbaruar shkollën e mesme në Liceun Artistik, ku më pas vazhdoi shkollën e lartë në Akademinë e Arteve. Ajo këndon më shumë këngë popullore toske dhe kryesisht potpuri të vetë-kompozuara.
Me zërin e saj të veqantë dhe me profesionalizmin e formësuar ndër vite, ka ndërtuar një karrierë që do të lë gjurmë të pashlyeshme në të ardhmen.
Disa nga interpretimet e saj janë: ‘Nuse moj sorkadhe’, ‘Në bashqe me portokalle’, ‘Nusja jonë Çamëri’, ‘Mbeç mor shokë mbeç’, ‘Me hair e me të mbarë’ etj.
KultPlus ju sjell një interpretim të saj:
‘Ç’u mbush mali plot me rrush’
ç’u mbush mali plot me rrush, plot me rrush
ç’u mbush mali plot me rrush, plot me rrush
thot nëneja jane krushq, janë krushq
thot nëneja jane krushq, janë krushq
në janë krushq, të dalin o
syzezën le ta marrin o
në janë krushq, të dalin o
syzezën le ta marrin o
dhe syzeza qan me lot
ka baban e se le dot
dhe syzeza qan me lot
ka baban e se le dot
le baban në shilte
hajde syzeza me ne
ç’u mbush mali plot me fiq, plot me fiq
ç’u mbush mali plot me fiq, plot me fiq
thot nëneja jane miq, janë miq
thot nëneja janë miq, janë miq
në janë miq, të dalin o
syzezën le ta marrin o
ne janë miq, te dalin o
syzezën le ta marrin o
dhe syzeza qan me lot
ka vëllane e se le dot
dhe syzeza qan me lot
ka vëllane e se le dot
le vëllane në shilte
hajde syzeza me ne
ç’u mbush mali plot me dardh, plot me dardh
ç’u mbush mali plot me dardh, plot me dardh
thot nëneja janë beqar, janë beqar
thot nëneja janë beqar, janë beqar
në janë beqar, të dalin o
syzeën le ta marrin o
në janë beqar, të dalin o
syzezën le ta marrin o
dhe syzeza qan me lot
ka mamanë se le dot
dhe syzeza qan me lot
ka mamanë se le dot
le mamanë ne shilte
hajde syzeza me ne/KultPlus.com