Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka pozuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ato janë takuar në ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve në Këshillin Atlantik në Washington, ku ishin të pranishëm një sërë personalitetesh të famshme.
Në ‘Distinguished Leadership Awards’, artistja që deri më tani ka fituar një sërë çmimesh, u nderua me edhe me një tjetër çmim – “Artistja e shquar e vitit 2021”.
Për më shumë, fjalimi i Dua Lipës në Këshillin Atlantik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën bëri një prezantim të mrekullueshëm të Kosovës dhe mes tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Në postimin e saj, Kolinda ka bërë të qartë se ka kaluar për mrekulli, ashtu që nuk ka dashur ta humbë rastin që ta shënojë këtë moment duke u fotografuar me këngëtaren nga Kosova të lindur në Britani të Madhe.
“Krenare me origjinën e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj”, janë fjalët e ish-presidentes kroate dedikuar Duas.
“Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë kosovarët dhe kroatët anembanë botës. Jam e nderuar që kam takuar këtë artiste dhe aktiviste të shquar, zëri i fuqishëm i të cilës për lirinë dhe femrat, dëgjohet kudo”, ka shtuar Kolinda në postimin e saj./KultPlus.com