Islanda shpall emergjencën për shkak të kërcënimit të vullkanit

Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të një sërë tërmetesh që kanë ngritur shqetësimin për një shpërthim të mundshëm vullkanik, përcjell KultPlus.

Mijëra banorë në qytetin e Grindavík në pjesën jugperëndimore të vendit janë urdhëruar të evakuohen si masë paraprake.

Zyra Islandeze Met është duke monitoruar lëvizjen e konsiderueshme të magmës nëntokësore në zonë, e cila mund të çojë në një shpërthim.

Gjatë javëve të fundit, mijëra lëkundje janë regjistruar rreth vullkanit Fagradalsfjall aty pranë, i cili kishte qenë i fjetur për 800 vjet përpara një shpërthimi të vitit 2021.

Ndërkohë që nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm, autoritetet po marrin masa parandaluese për të garantuar sigurinë e banorëve. /KultPlus.com

Osmani: Populli i Kosovës i është gjithnjë mirënjohës Islandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Islandë, është takuar me kryeministren Katrín Jakobsdóttir, shkruan KultPlus.

Siç njofton Osmani, ata kanë biseduar veçanërisht për shtyrjen përpara të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, meqë aktualisht Islanda ka Presidencën e KE.

Postimi i plotë:

“Sot në Rejkjavik, bashkë me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, diskutuam intensifikimin e bashkëpunimit me Islandën në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, e në veçanti gjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës. Shtyrja përpara e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e një rëndësie të veçantë, meqë nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, pa dallim. Populli i Kosovës i është gjithnjë mirënjohës Islandës për mbështetjen e palëkundur përgjatë viteve, ndërsa bashkërisht, në frymë të vlerave të përbashkëta demokratike, do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook. /KultPlus.com

Evropia ‘epiqendra’ e lumturisë, top 10 vendet më të lumtura në botë

Çfarë e bën një vend të lumtur? A është aksesi në kujdes shëndetësor cilësor, jetëgjatësi e lartë, stabilitet financiar, liri, lidhje sociale apo një kombinim i gjithçkaje? Dhe si mund të bëni renditjen e një cilësie që është pothuajse e pamundur të përcaktohet në mënyrë sasiore?

Kjo është një sfidë që Raporti Botëror i Lumturisë ka marrë përsipër gjatë nëntë viteve të fundit, duke u mbështetur në një larmi të gjerë të dhënash – veçanërisht në Sondazhin Botëror të Gallup – për të përcaktuar se si renditet çdo vend në mbarë botën kur bëhet fjalë për lumturinë, apo çfarë raporti i quan “vlerësime mesatare të jetës kombëtare”.

Përveç marrjes në konsideratë të të dhënave të zakonshme, ekipi këtë vit rishikoi efektet e COVID-19 në cilësinë e jetës së njerëzve, duke marrë parasysh gjithçka nga shëndeti mendor dhe ndërveprimi social deri te siguria e punës dhe reagimi i qeverisë ndaj pandemisë.

Gjetjet e tyre vënë në pah vendet që jo vetëm u ofrojnë banorëve të tyre një jetë të lumtur dhe me cilësi të lartë, por gjithashtu u kanë ofruar mirëqenie qytetarëve të tyre gjatë gjithë epokës së trazuar COVID-19.

Finlanda, Islanda, Danimarka, Zvicra, Holanda, Suedia, Gjermania, Norvegjia dhe Zelanda e Re konsiderohen të jenë top 10 vendet më të lumtura në botë. /KultPlus.com

The Tor at Waiake beach in Torbay on Auckland's North Shore, with moored boats and dog walker, evening
(PHOTO: Getty Images)

Islanda më paqësorja në botë, Kosova më jopaqësorja në Ballkan

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me seli në Sidnej, publikoi të mërkurën Indeksin e Paqes Globale, duke radhitur 163 shtete dhe territore në bazë të nivelit të tyre të paqes.

Lista u përpilua me matjen e gjendjes në tri fusha: siguri sociale, konflikt të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizim. Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një pozicion që ka që nga viti 2008, ndërsa Siria mbetet e fundit në listë për të pestin vit me radhë.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Kosova radhitet më së keqi – në vendin e 92-të, pastaj vjen Bosnja në pozitën numër 89, Maqedonia 87, Mali i Zi 58, Serbia 54 dhe Shqipëria 52./Evropa e Lire