Shpërthen një vullkan në Islandë, lëshon lavë drejt një vendbanimi

Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak e një muaji, duke lëshuar lavë në drejtim të një vendbanimi të afërt.

Shpërthimi, pak para orës 8:00 të mëngjesit të dielën, ndodhi pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik, njoftoi Zyra Meteorologjike e Islandës.

Banorët e këtij vendi u evakuuan gjatë natës, raportoi televizioni islandez RUV.

“Lava po rrjedh disa qindra metra në veri të vendit, pra 400 deri në 500 metra”, tha Kristin Jonsdottir nga Zyra Meteorologjike e Islandës për televizionin RUV.

“Lava po rrjedh drejt Grindvikut”, shtoi ai.

Pamje nga larg e vullkanit në Grindavik, Islandë, i cili shpërtheu më 14 janar dhe detyroi banorët të evakuohen nga qyteti.

Pamje nga larg e vullkanit në Grindavik, Islandë, i cili shpërtheu më 14 janar dhe detyroi banorët të evakuohen nga qyteti.

Banorët e Grindvikut ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre edhe në nëntorin e kaluar dhe nuk ishin kthyer në qytet për gjashtë javë, pas një sërë tërmetesh dhe shpërthimit të një vullkani si pasojë.

Ata u kthyen më 22 dhjetor.Qyteti me 3.800 banorë afër aeroportit kryesor të Islandës u evakuua më 10 nëntor kur një sërë tërmetesh shkaktuan çarje të tokës mes Grindavikut dhe Sylingarfellit, një qytet i vogël bjeshkor në veri.

Pre atëherë janë ndërtuar mure mbrojtëse përreth vullkanit me shpresën e devijimit të magmës larg vendbanimit. Por, muret e ndërtuara në veri të Grindavikut janë rrëzuar dhe lava po lëviz në drejtim të qytetit, tha zyra meteorologjike.

Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht. Më 2010 ndodhi shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull, më i madhi në vitet e fundit, duke lëshuar re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore nëpër Evropë. /REL/KultPlus.com

Rita Ora anulon pjesëmarrjen në Festivalin e Solsticit në Islandë

Rita Ora përmes rrjetit social Facebook, konfirmon mos-prezencën për përformim në Festivalin e Solsticit në Islandë, Rita ka kërkuar falje të gjithë fansave të saj, ku ka përmendur që do të ishte shumë e lumtur nëse do të ishte pjesë e festivalit për t’i ndarë të gjithë ato momente të mira me ta.

Rita është shprehur “Unë kam pasur probleme me ri-infektim, me një infeksion në gjoks, dhe jam këshilluar nga mjekët e mi që të marr pushim për t’u shëruar, isha kaq e ngazëllyer për kohën që do e kaloja në Islandë, dhe të bëhem pjesë e festivalit. Unë asnjëherë nuk bëjë ndonjë anulim, pa një arsye të fortë, pasi jam mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për të përformuar, dhe e dua përformimin. Jam veçanërisht e dëshpruar dhe zemerthyer për fansat e mi të mrekullushëm, kërkoj falje që nuk do jem aty, ju dua të gjithve dhe faleminderit për mbshtetjën”, ka përfunduar Rita Ora postimin e saj. KultPlus.com

Në Islandë, dhurata më e mirë është libri

“Më mirë mos të kesh një palë këpucë, se sa mos të kesh një libër!,- thotë një shprehje e vjetër islandeze. Dhe jo më kot… Në Islandë, dhurata ideale për Krishtlindjet është një libër.

Mbrëmjen e 25 dhjetorit, islandezët e kalojnë duke lexuar dhe duke ngrënë çokollata, derisa t’u mbyllen sytë. Kjo ka çuar në një traditë të gjatë, që daton që nga Lufta e Dytë Botërore e që njihet me emrin “jolabokaflood”, që do të thotë “Christmas Book Flood”, që nënkupton njëfarë përmbytjeje nga librat e Krishtlindjeve.

“World Economic Forum” e cilëson Islandën si një ndër vendet më të arsimuara në botë, transmeton tch. Sipas statistikave, 1 në 10 islandezë gjatë jetës publikon një libër.

Edhe shtëpitë botuese, i nxjerrin titujt e rinj gjithmonë para Krishtlindjeve, sepse kjo është periudha kur në mbarë vendin shiten më shumë libra./ KultPlus.com