Artisti që e pikturoi Shote Galicën (FOTO)

Me pushkën në dorë e vështrimin e humbur në fushën e betejës Shote Galica mbart imazhin e një gruaje të bukur dhe pse në luftë. Portreti i saj në pikturë realizuar nga Ismail Lulani është një nga tablotë më të bukura ku ajo shfaqet.

E realizuar në 1974, kjo është një nga pikturat që sot ruhet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Lulani ishte artist që i pëlqente të merrej me karakteret. Kjo shihet dhe në tablonë ku tre ndërtues të hidrocentralit shfaqen pranë njëri tjetrit, realizuar më 1971-shin.

Ismail Lulani ishte një nga piktorët e shquar shqiptarë të shekullit XX-të, ai ishte një nga artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e artit shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX. Piktori Ismail Lulani kreu studimet e mesme për mjekësi, por shumë shpejt do ti kushtohej plotësisht pasionit të tij të fëmijërisë – pikturës. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, gjatë viteve 1964 – 1968.

Krijimtaria artistike e piktorit Ismail Lulanit është e shumë e gjerë dhe e larmishme (mbi 30 vjet krijimtari). Ai ishte portretist, peizazhist dhe realizues i tablove kompozicionale me temë historike e sociale. Vepra e tij e parë e ekspozuar në publik ishte peizazhi nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës (1969).

Mund të kujtojmë disa nga tablotë e tij në vite: “Skënderbeu në betejë”, (1968); “Ded Gjo Luli me trimat”, (1969, GKA,Tiranë); “Në hidrocentralin Mao Ce Dun” (GKA, Tiranë), “Peizazh malor”, (GKA, Tiranë) si dhe tabloja “Ndërtuesit e hidrocentralit” (1974, GKA, Tiranë). Tabloja “Ndërtuesit e Hidrocentralit”, 1971, u realizua nga artisti për ekspozitën e 30 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në tablo janë pikturuar imazhet e tri punëtorëve , (portretet e tyre) janë paraqitur në plan të parë.

Në fondin e GKA, Tiranë ndodhen njëzetenëntë vepra të piktorit Ismail Lulani.

Vepra të Lulanit ndodhen dhe në fondin e GA, Shkodër dhe të mjaft koleksionistëve privatë në Shqipëri e jashtë saj. “MEZURAJ MUZE”, në Tiranë ka në fondin e saj një koleksion të rëndësishëm me vepra të piktorit Ismail Lulani. / KultPlus.com

Ismail Lulani, një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar

Janë bërë sot 21 vite nga vdekja e Ismail Lulani, një ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës.

Një penel që diti të zgjonte në çdo stinë e në çdo trajtesë, kumtimin e epshit të ngjyrave dhe të mëkonte me një muzikalitet dehës poetikën shprehëse të subjektit. Kohështrirja në veprimtarinë krijuese dhe gjeografia e sfidës, dëshmuan tek ai një piketë të rëndësishme të artit vizual shqiptar. Llojshmëria e punëve dhe trajtesa e veçojnë Ismail Lulanin, duke e pozicionuar në një kreshtë të lartë të asaj që për ne është jo vetëm matshmëria e së epërmes ku ai e çoi shpirtin e tij koloristik dhe skaliti ligjërimin joshës, për edhe detyresë mirënjohjeje për testamentin që la.

Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi në moshën 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijimtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike ‘Prek Jakova’) në qytetin e Shkodrës. Ai ishte anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejzash, portret e natyra të qeta. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.

Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë:

Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar”
Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”
I është akorduar titulli “Naim Frashri I klasit të Parë”
Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)
Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” i cili iu dorëzua të shoqes së artistit.
Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si: Romë (Itali), Paris (Francë), Linz (Austri), Neë York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.

Lulani vdiq më 6 tetor të 2002 duke mbetur një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar. / KultPlus.com

Ismail Lulani, një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar

Janë bërë sot 20 vite nga vdekja e Ismail Lulani, një ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës.

Hapet ekspozita e Ismail Lulanit, thesar i çmuar i pikturës shqiptare

Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u prezantua për herë të parë ekspozita retrospektivë e piktorit të njohur, Ismail Lulani, një nga emrat më të mëdhenj të artit tonë.

Në pikturën shqiptare, piktori Ismail Lulani veçohet dhe vlerësohet si një kolorist ekspresiv i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, që ndikoi së bashku me D.Jukniun, S.Shijakun, S.Kamberin, E.Hilën, B.Ahmetin në modernizimin e pikturës shqiptare në vitet 1970 – ’90.

Në çeljen e kësaj ekspozite ku merrnin pjesë shumë personalitete të politikës dhe të kulturës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se pas një periudhe të vështirë prej pandemisë dhe tërmetit, hapja e kësaj ekspozita është edhe një moment reflektimi për të gjithë, për ruajtjen e një trashëgimie të tillë dhe promovimin e saj.

“Kemi një koleksion i cili vjen nga vetë familja, tregon një përkushtim, tregon një sfidë edhe një vështirësi që vet familjarët kanë arritur ta çojnë përpara dhe kanë ruajtur një thesar shqiptar. Është një ndërgjegjësim i bukur. Shpesh herë në këto debate të vazhdueshme që kemi midis komunitetit dhe institucioneve, gjendemi gjithmonë në konflikte se ku qëndron detyrimi, e drejta e secilit prej nesh, dhe në këtë rast dua ta them me plot gojën që ne jemi vetëm mbështetësit e vegjël, sepse punën më të madhe e kanë bërë vet njerëzit”, nënvizoi Margariti.

Veprat u sollën nën kujdesin e vajzës së tij, Ormira Lulani dhe artistit Helidon Haliti të cilët kanë kuruar çdo detaj të ekspozitës.

Kuratori Haliti e cilësoi Ismail Lulanin si krijuesin brilant duke lënë pas mbi 1800 vizatime. “Si kurator unë padyshim shikoja Mirën që ndërtonte ditën, unë prishja natën. Pra mu desh të isha i ftohtë. Para 10 vitesh kemi arkivuar vizatimet e tij, të cilat kanë shifrën 1800 e ca, dhe sigurisht ajo diplomë që erdhi në hartë copë-copë, dhe unë bashkë me një mikun tonë të vyer, e kemi ngjitur me thënë të drejtën me ditë të tëra, dhe erdhi diploma, zanafilla e kësaj ekspozitë. Pra është një trung i madh, që shpërndan gjethet e saj në të gjithë këtë ekspozitë, kryesisht të një vizatuesi brilant. Ismail Lulani kishte një gjë më të veçantë se gjithë të tjerët për mua, kishte Ormira Lulanin, ishte ngjizja e tij artistike më e mirë, e cila me një këmbëngulje dhe pasion të jashtëzakonshëm, bëri që të më fuste dhe mua në atë vijueshmërinë, pikërisht të një kurimi të lirshëm dhe të imponuar ndërkohë që me shumë mirësjellje ndërtonte ditën, dhe unë ia prishja padyshim të nesërmen, sepse i thosha Lulanin do ta lëmë një magji, nuk mundet ta ngarkojmë kaq shumë. Dhe aty njeriu kupton dashurinë e çdo copëze”, tha Haliti.

Ai tha se shtëpia në Shkodër duhet të kthehet në një muze të cilin ai e ka lënë gati. “Dua të jetë muze në Shkodër, secili nga artistët e mëdhenj, padyshim do të ketë muzeumet e tyre. Në një bisedë të shkurtër Profesor Shoshi tha ‘edhe diktaturat kanë lindur gjeni të rinj siç janë këta të vizatimit’”, u shpreh Haliti.

Vajza e piktorit, Ormira Lulani, e cila ka trashëguar prej të atit profesionin dhe talentin nënvizoi forcën e jashtëzakonshme të artit që i bën artistët të pavdekshëm duke lënë pas një thesar të çmuar. “Ndjehem shumë mirë për faktin që shoh kaq shumë njerëz të cilët e duan dhe e respektojnë ose e nderojnë veprën e tim eti dhe kjo do të thotë shumë për mua. Në çdo cep të kësaj ekspozite, ju mund të shikoni shpirtin e Lulanit. Unë thjesht besoj fort në fuqinë e artit dhe duke besuar në fuqinë e artit besoj shumë edhe në pavdeksinë e artistit. Dhe mendoj që im atë, shpirti i tij ndodhet këtu bashkë me ju sot”, tha Ormira Lulani.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun kryeqytetas për një javë, për të shtegtuar më pas në Shkodër e Mal të Zi./atsh/KultPlus.com 

Ismail Lulani, një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar

Janë bërë sot 18 vite nga vdekja e Ismail Lulani, një ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës.

Një penel që diti të zgjonte në çdo stinë e në çdo trajtesë, kumtimin e epshit të ngjyrave dhe të mëkonte me një muzikalitet dehës poetikën shprehëse të subjektit. Kohështrirja në veprimtarinë krijuese dhe gjeografia e sfidës, dëshmuan tek ai një piketë të rëndësishme të artit vizual shqiptar. Llojshmëria e punëve dhe trajtesa e veçojnë Ismail Lulanin, duke e pozicionuar në një kreshtë të lartë të asaj që për ne është jo vetëm matshmëria e së epërmes ku ai e çoi shpirtin e tij koloristik dhe skaliti ligjërimin joshës, për edhe detyresë mirënjohjeje për testamentin që la.

Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi në moshën 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijimtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike ‘Prek Jakova’) në qytetin e Shkodrës. Ai ishte anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejzash, portret e natyra të qeta. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.

Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë:

  • Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar”
  • Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”
  • I është akorduar titulli “Naim Frashri I klasit të Parë”
  • Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)
  • Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” i cili iu dorëzua të shoqes së artistit.

Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si: Romë (Itali), Paris (Francë), Linz (Austri), Neë York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.

Lulani vdiq më 6 tetor të 2002 duke mbetur një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar. / KultPlus.com / KultPlus.com