Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e MKRS-së, Ismet Beqiri, i cili zyrtarisht edhe ka pranuar këtë detyrë.
Ministrja Dumoshi gjatë takimit e njoftoi zëvendësministrin Beqiri për punën dhe programin që do të realizojë ministria për këtë vit si dhe planet e MKRS-së që synohen për t’u arrirë gjatë këtij mandati qeverisës.
Dumoshi e Beqiri diskutuan për bashkërendimin dhe ndarjen e përgjegjësive që pritet t’i kenë në këtë bashkëpunim në kuadër të udhëheqjes së ministrisë.
Ministrja Dumoshi e informoi zëvendësministrin se përkundër sfidave që ka MKRS-ja në avancimin e fushave që mbulon, bashkërisht me një koordinim efikas do të përmbushen të gjitha objektivat, u shpreh mes tjerash ministrja Dumoshi.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Ismet Beqirin, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kurti i ka uruar punë të mbarë zëvendësministrit Beqiri.
“Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si një prej sektorëve të rëndësishëm në avancimin e politikave në kulturë, rini dhe sport, do të kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë në realizimin e objektivave që ndërlidhen me kulturën, sportin e veçanërisht me rininë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit. /KultPlus.com
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa,
ka publikuar emrat e zëvendësministrave, të cilët ia ka ofruar kryeministrit
Albin Kurti për emërim.
Në një
postim në Facebook, ai ka treguar se Agim Krasniqin e ka propozuar për
zëvendësministër të Financave, Xhavit Rexhajn për të Arsimit, Fatbardha Eminin
për MAPL, Ismet Beqirin për MKRS e Florian Dushin për zëvendësministër të
Drejtësisë.
Për
zëvendësministrat tjerë ka thënë se do të njoftojnë së shpejti.
Ky është
njoftimi i Mustafës:
Të
nderuar qytetarë,
Pas
trajtimit në Kryesi, të çështjes së zëvendësministrave, ia kam ofruar
Kryeministrit Kurti këto kuadra të LDK-së për zëvendësministra:
Agim
Krasniqi, zëvendësministër i Financave dhe Transfereve. Ekonomist. Ka punuar
një kohë të gjatë si drejtor i Departamentit të Buxhetit, ka qenë
Zëvendësministër i Financave dhe Ministër në Detyrë i Financave. Anëtar i
Këshillit të Ekspertëve të LDK-së.
Xhavit
Rexhaj – zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Profesor. Ka udhëhequr grupin e akspertëve të Lidhjes Dekokratike të Kosovë për
hartimin e programit të arsimit të LDK. Ka mbaruar studime master në Varshavë e
në Oxford në fushën e studimeve britaneze, në Prishtinë e në Zagreb në fushën e
letërsisë angleze dhe pedagogjisë, studimet e doktoratës në Universitetin e
Tiranës dhe studimet postdoktorale në Universitetin e Nju Jorkut dhe të Los
Angjelosit. Ka mbaruar specializim në fushën e reformave të arsimit të lartë në
Budapest. Ka qenë drejtor i departamentit të arsimit në Ministrinë e Arsimit.
Është profesor në Kolegjin AAB.
Fatbardha
Emini, Zëvendësministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Juriste. Anëtare e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Vitisë, Drejtoreshë e
Drejtorisë së Kadastrit dhe tani drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit. Ka kryer
studimet master. Anëtare e KP të LDK-së.
Ismet
Beqiri, Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Jurist.
Ka qenë Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, drejtor i Kompanisë publike
Sport-marketingu, deputet i Kuvendit në disa mandate. Sekretar i Përgjithshëm i
LDK-së, tani nënkryetar i LDK-së.
Florian
Dushi, Zëvendësministër i Drejtësisë. Jurist. Ka qenë Sekretar Permanent i
Ministrisë së Drejtësisë, Zëvendësministër i Drejtësisë, anëtar i KQZ-së. Ka
ushtruat detyrën e Avokatit. Anëtar i Kryesisë s LDK-së.
Kandidatet dhe kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.