Filmi “Jerẽm” me regji nga Ismet Sijarina, pjesë e Apulia Film Forum

Filmi “Jerẽm” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës po merr pjesë në Apulia Film Forum.

Filmi “Jerẽm” është bashkëprodhim me Shqipërinë, me regji nga Ismet Sijarina dhe producente Leonora Lushtaku.

Filmi trajton një temë për qytezën të cilën e ka mbuluar errësira qe pesëmbëdhjetë vite, Era (47) menaxhere e strehimores së grave dhe e mbijetuar e dhunës seksuale, përballet me mllefin e burrave, të cilët fajësojnë gratë e tyre për fatkeqësinë qe ju ka ndodhur.

Fondacioni i Komisionit të Filmit në Apulia prezanton edicionin e 14-të të projektit Apulia Film Forum – Mediterranean Edition, i cili po mbahet në Otranto, Itali si pjesë e “Otranto Film Festival” më 30 dhe 31 tetor 2023. / KultPlus.com

Regjisori nga Kosova, Ismet Sijarina, pjesë e kategorisë ‘Made in Albania’ në TIFF

Një nga kategoritë më interesante të Tirana International Film Festival, është edhe “Made in Albania”.

Në këtë edicion të 20-të të festivalit të filmit, vijnë 4 prodhime shqiptare e mes tyre gjejmë edhe dy emra të njohur për publikun si Erion Kame dhe Artur Gorishti, një regjisor nga Kosova, Ismet Sijarina si dhe regjisoren Keti Stamo.

Dy prej prodhimeve në “Made in Albania” janë dokumentarë: “Purgator `90” i prodhuar në Kosovë nga Ismet Sijarina, 75 minuta i gjatë dhe “Bijtë e Kainit”, 69 minuta, nga Keti Stamo.

Aktori i mirënjohur Artur Gorishti vjen në TIFF si regjisor i filmit “Winter Fireflies” (Xixëllonjat e dimrit), prodhim i vitit 2022, 149 minuta i gjatë. Më herët Gorishti ka bërë regjinë e dy filmave të metrazhit të shkurtër: “Kurth” dhe “Breath”.

Ndërsa Erion Kame konkurron me “A life with you” (Një jetë me ty) 76 minuta, film i cili në TIFF do të ketë premierën absolute. Filmi trajton një çift në krizë, të cilëve asgjë s’po u shkon siç duhet.

Tirana International Film Festival zhvillohet nga 24 -30 shtator dhe do të sjellë mbi 247 filma të përzgjedhur prej 3000 aplikimeve.

Agjencia Telegrafike Shqiptare do të jetë për herë të parë “Official Partner” i TIFF. /atsh /KultPlus.com

Premiera e filmit ”Rockumentary 90” shfaqet sonte në Kinemanë Armata

Sonte në Kinemanë Armata do të shfaqet premiera e filmit dokumentar ”Rockumentary 90”, shkruan KultPlus.

Dokumentari me regji të Ismet Sijarinës, trajton zhvillimet socio-kulturore përgjatë viteve të 90-ta, përmes Rok muzikës. Respektivisht, bendit të famshëm prishtinas “Purgatory”.

Purgatori u themelua në vitin 1992, me iniciativë të kitaristit të bendit, Valon Gashi dhe Veton Nushit. Në fillet e vëta, Purgatori përbëhëj nga: Valon Gashi – kitarë, Veton Nushi – keyboard, Faton Kika  – vokal, Faton Lahaj – bas kitarë dhe Visar Rexha – bateri.

Kino Armata ka njoftuar se hyrja do të jetë falas, mirëpo kapaciteti i lejuar i personave është 150. /KultPlus.com

‘Burek’ nga Ismet Sijarina mbështetet nga SEE Cinema Network

Në mbledhjen e 31-të të asamblesë së përgjithshme të SEE Cinema Network (Rrjeti Fondeve të Filmit i Evropës Juglindore) të mbajtur online, është vendosur të mbështeten 8 projekte filmike nga 8 vendet anëtare të rrjetit.

Projekti filmik i mbështetur nga Kosova, filmi i gjatë artistik në zhvillim ‘Burek’ nga Ismet Sijarina ishte fitues në konkursin e QKK-së të vitit 2019 në kategorinë zhvillim skenari.

Filmi përcjell Hektorin një burrë 45 vjeç, emigrant nga Kosova që martohet për letra me një vajzë gjermane (Kristine). Hektori e gjenë veten të ngatërruar në situata komplekse emocionale të papritura dhe jashtë çdo planifikimi, përderisa Hakani një burrë rreth 37 vjeç, punonjës social, është caktuar që të përcjellë rrjedhën e kësaj lidhjeje martesore./ KultPlus.com

Beogradi do të ballafaqohet me masat e dhunshme të Serbisë në Kosovë, këtë do ta shpërfaqë Ismet Sijarina

Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014, do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor të këtij viti. Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ashtu sikur edhe gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës përmes një sërë dramash, shfaqjesh, filmash, koncertesh dhe ekspozitash. Një pjesë e festivalit do t’i kushtohet diskutimeve dhe debateve për të ardhmen e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të dy shoqëritë.

Hapja zyrtare e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” do të bëhet të mërkurën me 29 maj me shfaqjen e filmit “Cold November”, me regji të Ismet Sijarinës, film ky i cili është prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare të filmit të cilat kanë rezultuar me dy çmime dhe tre nominime.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.

Por, një ngjarje (event) e cila do t’i paraprijë hapjes do të jetë performanca artistike “Let’s make love” nga Shkumbin Tafilaj. Gjatë festivalit, publiku do të ketë mundësinë të shoh filmin dokumentar “Ferdonija”, film ky nga Gazmend Bajri, i cili tregon jetën e një gruaje që ka humbur tërë familjen e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë. Një shfaqje teatrore me regji nga aktori dhe regjisori i famshëm shqiptar Enver Petrovci e titulluar “Kreolet e Ballkanit” do të prezantohet gjatë festivalit për të gjithë dashamirësit e teatrit. Gjatë festivalit do të organizohen tre debate të ndryshme për të diskutuar çështje lidhur me personat e pagjetur, shkrimin e dramave të reja në Kosovë dhe librat e historisë. Së bashku me këto debate, do të promovohen tre botime specifike: Libri i Kujtesës me tregimet e familjeve të të pagjeturve “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” të botuar nga forumZFD në Kosovë dhe Integra, “ONE FLEW OVER THE KOSOVO THEATER – Një Antologji e Dramës Bashkëkohore nga Kosova” botuar nga Multimedia (Kosovë) dhe Beton (Serbi). “Historia e Kosovës në tekstet e historisë së Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, shkruar nga Shkëlzen Gashi dhe botuar nga Alter Habitus.

Performanca përmbyllëse e edicionit të këtij viti do të jetë një koncert shumë emocionues i grupit trio “Don’t listen to your neighbours” nga Kosova, të cilët janë të mirënjohur sepse kanë mbajtur gjithmonë një koleksion të rafinuar të repertorit tradicional shqiptar dhe në vitet e fundit ata kanë zhvilluar një stil mjaft unik me elemente të xhazit të cilat na vijnë në mënyrë të sofistikuar. Më pas, performanca e DJ Matale-s nga Prishtina do të përmbyllë festivalin “Mirëdita, dobar dan!” 2019.

Frymëzim për festivalin “Mirëdita, dobar dan!” është aktori i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav por edhe i tërë botës, Bekim Fehmiu i cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e bashkimit të dy hapësirave kulturore në një të vetme.

Festivali do të mbahet në disa lokacione. Hyrja, si në vitet e kaluara, do të jetë pa pagesë.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com

Sijarina: Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, do të duhej të jetë festë kombëtare në Kosovë

Mbështetja e Amerikës karshi Kosovës, duke iu referuar edhe periudhës më të hershme, por edhe ditëve të fundit, ka bërë që regjisori Ismet Sijarina të nisë me një peticion, shkruan KultPlus.

Ai ka propozuar që Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, të bëhet festë kombëtare në Kosovë, dhe ajo e Evropës të largohet nga lista e festave zyrtare.

Kësaj nisme, që është menduar që nëse mblidhen nënshkrime të dërgohen edhe në Parlamentin e Kosovës, i janë përgjigjur pozitivisht shumë komentues, të cilës janë pro propozimit që 4 korriku të jetë festë zyrtare në Kosovë.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Sijarinës.

Data 4 korrik, e njohur si “Dita e pavarsise se SHBA-ve”, do te duhet te jete feste kombetare ne Kosove, ne vend te dates 9 maj “Dita e Evropes”.
Sa nenshkrime me duhen per peticion, ne menyre qe kete ceshtje t’a dergoj ne parlamentin e Kosoves?/KultPlus.com

“Nëntor i ftoftë” të shtunën në Kosovë

Pas sukseseve ndërkombëtare dhe rrugëtimit të mahnitshëm, filmi “Nëntor i ftohtë” do të shfaqet edhe për publikun kosovar, shkruan KultPlus.

Nga data 17 nëntor, filmi do të shfaqet në Cineplexx në Prishtinë. Poashtu nga 17 nëntori filmi do të shfaqet edhe në Dokukino në Prizren.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina, është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina./KultPlus.com

Akademia Evropiane e Filmit, edhe me tre anëtarë nga Kosova

Regjisori Ismet Sijarina, drejtoresha e fotografisë Sevdije Kastrati dhe producenti e aktori i njohur Fatmir Spahiu janë tre anëtarët e rinjë nga Kosova që kanë marrë ftesë nga Akademia Evropiane e Filmit të jenë pjesë e saj.

Kjo ftesë vjen pas suksesit të filmit “Nëntor i Ftohtë“ i cili do të shfaqet premierë botërore javën që vjen në festivalin e famshëm të filmit në San Sebastian në Spanjë.

“Në rrafshin personal dhe profesional anëtarësimi në EFA është një arritje e madhe. Është nderë të jesh pjesë e elitës kinematografike evropiane. E falenderoj Qendren Kinematografike të Kosovës, për nominimin që më ka bërë.”- u shpreh regjisori Sijarina.

Ndërsa aktori Spahiu tha që: “Kjo ftesë është shpërblim për punën dhe sfidat që kanë profesionet tona, jamë shumë i lumtur dhe ndjehem i privilegjuar.“

Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themeluese si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

Ceremonia e Çmimeve Evropiane të Filmit sivjet do të mbahet në Sevilla (Andalusia) të Spanjës në dhjetor të këtijë viti. EFA ka mbi 3,500 anëtarë nga mbarë evropa, ku prej tyre Kosova ka 25 anëtarë. / KultPlus.com

Filmi “Nëntor i Ftohtë” i Ismet Sijarinës premierë botërore në San Sebastian

Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarina “Nëntor i Ftohtë” do të mbahet në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit.

Ky është filmi i parë nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, një festival ndërkombëtar tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A, ku do të jetë pjesë e konkurrencës zyrtar në Seksionin e Regjisorëve të Ri.

“Ky është një zhvillim i madh për kinematografinë e Kosovës dhe pasqyron një trend të sukseseve në rritje për industrinë e filmit në Kosovë”, u shpreh drejtori i QKK-së Arben Zharku.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

“Secili njeri, pa marr parasysh rolin dhe ndikimin e ti në shoqëri, ka një rrëfim për ta thënë. Ka shumë rrëfime të tilla që mbesin të pathëna, ngase konsiderohen po aq të parëndësishme sa edhe përjetuesit e tyre. “Nëntor i ftohtë”, është një nga këto rrëfime që nuk do duhej të thuhej! Ky film sjell një histori familjare, të bazuar mbi ngjarje të vërteta, në një kohë të turbullt, kur ne nuk mund të thuhet se jetonim, por vetëm ekzistonim. Fadil e ka emrin, jeton në Prishtinë përgjatë fillim viteve të 90-ta, ka gruan, dy fëmijë, babain dhe një rrëfim, që kërkon kureshtjen tuaj! “, u shpreh regjisori, Ismet Sijarina.

“Nëntor i ftohtë” për mua është dashuri në lexim të parë. Film që trajton vitet e mbrapshta të shoqërisë tonë! Tregim i munguar i kinematografisë Kosovare, në të cilin unë kam pasur kënaqësinë të jem producent dhe aktor. Pranimi në konkurrencë zyrtare në njërin prej festivaleve më të mëdha të botës “San Sebastián” në Spanjë është shpërblimi më i madh që mund ti bëhet sakrificës së produksionit dhe tërë ekipit”, shtoi Fatmir Spahiu, producent.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina./ KultPlus.com

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales

Katër filma të metrazhit të gjatë dhe një dokumentar janë prezantuar para selektorëve të Berlinales, filma këta të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan KultPlus.

Filmat artistik të metrazhit të gjatë që po synojnë Berlinalen janë: “Fusha e Mëllenjave” nga Arzana Kraja, “Njeriu i Dosjeve” mga Ismet Sijarina, “Një tregim Prishtine”, nga Burbuqe Berisha dhe “Qiej të trazuar” nga Anton Ndreca. Kurse dokumentari që do të prezantohet poashtu para selektorëve është “Me dasht’, me dasht’, me dasht’ nga Ilir Hasanaj.

Mbetet të shihet se nëse ndonjë nga këta filma mund të shfaqet edhe premierë në këtë festival prestigjioz./KultPlus.com

Pesë filma të Kosovës po synojnë Berlinalen

Katër filma të metrazhit të gjatë dhe një dokumentar do të prezantohen para selektorëve të Berlinales, filma këta të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan KultPlus.

Arben Zharku, drejtor i QKK-së ka thënë për KultPlus se filmat do të prezantohen para selektorëve në mes datave 15-17 nëntor në Shkup.

“Jemi shumë të lumtur që kemi kaq numër të madh të filmave të metrazhit të gjatë dhe me kualitet të lartë dhe poashtu me produksion të cilësisë së lartë, të cilët janë të gatshëm të fillojnë rrugëtimin nëpër festivale ndërkombëtare”, ka thënë Zharku për këto projekte filmike.

Zharku ka njoftuar se filmat artistik të metrazhit të gjatë që po synojnë Berlinalen janë: “Fusha e Mëllenjave” nga Arzana Kraja, “Njeriu i Dosjeve” mga Ismet Sijarina, “Një tregim Prishtine”, nga Burbuqe Berisha dhe “Qiej të trazuar” nga Anton Ndreca. Kurse dokumentari që do të prezantohet poashtu para selektorëve është “Me dasht’, me dasht’, me dasht’ nga Ilir Hasanaj. /KultPlus.com