Shkrimtarja Ismete Selmanaj Leba vlerësohet me çmimin e rëndësishëm në Itali

Shkrimtarja shqiptare Ismete Selmanaj Leba e cila prej vitesh jeton në Itali ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm. Vetë shkrimtarja ka njoftuar se libri i saj “Dy herë të huaj” ka fituar çmimin “Targa di Finalista”  në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Qytetit Narrativ të Cefalu 2020.

“Të dashur miq, jam e lumtur të njoftoj se romani im “Dy herë të huaj” nga Shtëpia Botuse “Besa” fitoi çmimin “Targa Di Finalista” në edicionin e 6-të të Konkursit Ndërkombëtar të Poezisë dhe Qytetit Narrativ të Cefalù 2020, në Seksionin e Rrëfimit të Redaktuar. Falënderime të përzemërta për Jurinë dhe Presidentin Antonio Barracato për këtë vlerësim”, shkruan shkrimtarja shqiptare në Facebook.

Autorja shqiptare Ismete Selmanaj Leba është vlerësuar me disa çmime në vitin 2020, përmendim çmimin “Ndërkombëtar për Paqen 2020”, si dhe me çmimin e tretë në ndarjen e çmimeve ndërkombëtare të “Inventa un Film”, festivali më i rëndësishëm mbi filmat me metrazh të shkurtër në Itali. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Autorja shqiptare në Itali vlerësohet me çmimin e parë në konkursin letrar

Autorja shqiptare me banim në Itali, Ismete Selamanaj Leba, u vlerësua me çmim të parë për librin “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë kurrë faje), në konkursin letrar ndërkombëtar “Të bashkuar për ligjshmërinë”.

Autorja ia kushtoi çmimin heronjve të rrëfyer në libër, gra dhe burra të Shqipërisë që përkushtohen për një botë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë.

Lajmin e bëri të ditur vetë autorja përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.

Vendi i parë për librin tim “Fëmijët nuk kanë kurrë faje”, botimi i katërt i konkursit letrar ndërkombëtar “Të bashkuar për ligjshmërinë”. Juria mori në konsideratë koherencën tekstuale, nivelin e shprehjes gjuhësore dhe aftësinë e zhvillimit narrativ. Këtë çmim ia kushtoj heronjve të tregimeve të rrëfyera në libër, gra dhe burra të Shqipërisë sime të dashur që punojnë me vetëflijim ekstrem për një botë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë. Sjellja e historisë së tyre në Itali dhe marrja e kësaj njohje më mbush me krenari. Duke folur për këto fenomene u japim zë atyre që nuk i kanë, për më të dobëtit dhe – pse jo? – ne e ndihmojmë shoqërinë që të ndërgjegjësohet për këto fakte që prekin edhe fëmijët. Heshtja vret shumë herë‘, shkruan autorja. / KultPlus.com