Radio Televizioni i Kosovës është treguar prapë zemërgjerë me aktoren Teuta Krasniqi.
Aktores në fjalë, RTK i ka besuar 216 mijë euro për të realizuar serialin ‘iStar’ – i cili po transmetohet në këtë televizion.
Krasniqi ka fituar tenderin për ta realizuar serialin, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Kompania që e ka fituar tenderin e ka emrin ‘Teuta Production Company’ dhe kuptohet që logoja e saj del e para përgjatë transmetimit të serialit.
Në serial luan edhe vetë aktorja Krasniqi.

Në rrjete sociale ka pasur ankesa për faktin se si një serial i tillë dhe një produksion i tillë merr këtë tender dhe këtë shumë të hollash, duke u keqpërdorur kësisoj taksa e qytetarit të Kosovës në projekte të tilla të kushtueshme televizive. / KultPlus.com