‘Google’ i paguan 326 milionë euro Italisë për të zgjidhur çështjen e taksave të papaguara

Gjiganti amerikan i internetit “Google” i ka paguar Italisë 326 milionë euro, tha sot zyra e prokurorit publik në Milano, për të zgjidhur mosmarrëveshjen tatimore që ka vazhduar prej disa vitesh.

Kompania konfirmoi zgjidhjen e mosmarrëveshjes jashtë procesit gjyqësor, duke deklaruar se “Google” dhe autoriteti financiar italian kishin arritur një pakt dhe kishin caktuar një kontroll tatimor për periudhën midis 2015 dhe 2019 pa procedura ligjore.

Në të njëjtën kohë, prokurori Marcello Viola njoftoi synimin e tij për të kërkuar mbylljen e çështjes ndaj filialit irlandez “Google Ireland Limited”, e cila kishte të bënte me evazionin fiskal.

Mosmarrëveshja përfshinte pretendimet se kompania amerikane ishte përpjekur të anashkalonte pagesat e taksave në Itali nëpërmjet Irlandës./atsh/ KultPlus.com