Shkrimtarja e Harry Potter rrëfen për abuzimin seksual

Autorja e “Harry Potter”, JK Rowling ka publikuar një ese ku flet për herë të parë për dhunën dhe abuzimin seksual në jetën e saj, reagim ky që vjen pas kritikave që mori për komentet transfobike që bëri në media sociale, njofton KultPlus.

JK Rowling ka zbuluar përvojën e saj të abuzimit dhe sulmeve seksuale për herë të parë, në një ese të gjatë dhe shumë personale të shkruar si përgjigje ndaj kritikave për komentet e saj publike për çështje transgjinore.

Autorja zbuloi se ajo ishte “një e mbijetuar nga dhuna dhe abuzimi seksual”, duke përmendur këtë krahas besimit të saj në lirinë e fjalës dhe përvojës si mësuese, si arsye prapa pozicionit të saj, njofton Insajderi.

Ajo tha se kritikat “më kanë lënë një në një vend shumë të errët brenda kokës time, si kujtime për një sulm seksual që pësova në vitet 20-ta. Ai sulm ndodhi në një kohë dhe në një hapësirë ku unë isha e pambrojtur, dhe një njeri kapitalizoi në këtë mundësi. Nuk mund t’i mbyllja ato kujtime dhe e pata të vështirë të mbaja zemërimin dhe zhgënjimin tim për mënyrën se si qeveria ime po tregohen të lirshëm me sigurinë e grave dhe vajzave”.

Ajo gjithashtu konfirmoi për herë të parë se kishte pësuar abuzim fizik në të 20-tat. “Nëse mund të hysh brenda në kokën time dhe të kuptoni se çfarë ndjej kur lexoj për një grua trans që vdes në duart e një burri të dhunshëm, ju do të gjeni solidaritetin dhe fisnikërinë”, shkroi ajo. /theguardian/ KultPlus.com

8 libra të rekomanduar nga vet autorja e Harry Potter

Sot feston ditëlindjen e 54-të autorja e serisë Harry Potter, J.K.Rowling.

Në vijim do të mund t’i shikoni 8 libra të rekomanduar nga vet autorja.

1. Emma nga Jane Austen Autorja e cmon aq lart këtë libër, në një intervistë ajo ka deklaruar se e ka lexuar aq shumë sa që nuk është në gjendje të numërojë.

2. The Woman who walked Into Doors nga Roddy Doyle Rowling e konsideron si shkrimtarin më të mirë të gjallë. Për Oprah Magazine, Rowling ka thënë se nuk ka hasur ndonjë herë në një karakter femëror kaq mirë të realizuar, nga një mashkull heteroseksual.

 3. The Diaries of Auberon Waugh nga Auberon Waugh Auberon Waugh, ka mbajtur një ditar nga viti 1972 deri në vitin 1985 ne të cilin është tallur me trendet e kohës. Ju mund të mos e dini këtë, por, Rowling një kopje të këtij libri e mban në banjon e saj. ‘’Gjithmonë është i mirë për të qeshur’’, ka thënë ajo.

 4. Black Beauty nga Anna Sewell Kur është pyetur për librin e preferuar gjatë fëmijërisë së saj, Rowling ka thënë se i pëlqente gjithcka që kishte brenda një kali, duke e cilësuar Black Beauty si të preferuarën e saj.

 5. The little white horse nga Elizabeth Goudge – Për këtë libër, autorja ka thënë se me shumë gjasë ky është libri i cili ka ndikuar më së shumti në stilin e shkrimit të saj.

6. Hons and Rebels nga Jessica Mitford Rowling është një fanse e flaktë e Mitford, sa që edhe vajzën e saj e ka emëruar kështu. Ajo thotë se ka lexuar gjithcka që Mitford ka shkruar, duke e cilësuar si një person e cila ka qëndruar gjithmonë e fortë përballë politikave personale.

 7. Little Women nga Louisa May Alcott Për këtë vepër, Rowling për gazetën Times ka thënë se heroina e saj e preferuar në letërsi është Jo March, duke e bërë kështu edhe këtë vepër një prej të preferuarave të saj.

 8. Lolita nga Vladimir Nabokov ‘’Nuk ka kohë për të diskutuar se si një ngjarje, që ka mundur të jetë pornografia me e pa vlerë, në duart e Nabokov është bërë historia më tragjike e dashurisë’’, ka deklaruar autorja për BBC11`. / KultPlus.com